Antea Demiri – anëtare e kryesisë së Forumit rinor të VLEN
Sot nuk jemi mbledhur këtu vetëm për një rezolutë. Sot jemi këtu për ta shkruar një faqe të re.
Një faqe që nuk nis me frikë, por me guxim.Nuk nis me nostalgji për të kaluarën, por me besim tek e ardhmja. Dhe ajo e ardhme ka një emër: RINIA!
Sepse çdo herë kur historia ka kërkuar ndryshim, ka trokitur në derën e të rinjve.
Çdo herë kur është kërkuar revoltë kundër padrejtësisë, janë ngritur të rinjtë.
Çdo herë kur është kërkuar shpresë, energji dhe vizion, kanë qenë të rinjtë ata që e kanë ndezur dritën. Prandaj sot, në këtë sallë, nuk duhet të ndihemi si dekor i politikës. Nuk duhet të ndihemi si audiencë që vetëm duartroket.
Ne jemi arsyeja pse ky bashkim ka kuptim!
Ne jemi forca që do ta mbajë gjallë këtë rrugëtim!
Sepse VLEN nuk është krijuar vetëm për të fituar zgjedhje.
VLEN është krijuar për të ndryshuar mentalitetin politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Për shumë vite, të rinjtë janë trajtuar si numra në lista, si fotografi në fushata, si duar që mbushin sallat dhe pastaj harrohen sapo mbarojnë zgjedhjet.
Por ajo kohë duhet të marrë fund. Dhe pikërisht këtu fillon dallimi ynë.
Ne nuk kërkojmë hapësirë sepse jemi të rinj.
Ne kërkojmë hapësirë sepse kemi ide. Sepse kemi energji. Sepse kemi dije. Sepse kemi dinjitet.
Dhe sepse ky vend nuk mund të ecë përpara duke i mbajtur të rinjtë në bankën rezervë!
Ne jemi brezi që nuk pranon më të jetojë me justifikime.
Jemi brezi që është lodhur duke dëgjuar se “nuk bëhet”. Jemi brezi që nuk do të ikë nga vendi i vet për ta kërkuar dinjitetin diku tjetër.
Ne duam ta ndërtojmë këtu.
Në vendin tonë.
Me duart tona.
Me mendjen tonë.
Me energjinë tonë.
Dhe pikërisht për këtë arsye, sot rinia e VLEN-it nuk del para jush vetëm me fjalë.
Por me zotime. Me përgjegjësi.
Me vizion konkret për atë se çfarë politike duam të ndërtojmë.
Një politikë ku i riu nuk pret në korridor për vite të tëra që dikush t’i japë leje për të folur.
Një politikë ku avancimi nuk blihet me servilizëm, por fitohet me meritë. Një politikë ku energjia rinore nuk frikësohet, por fuqizohet.
Sepse ne besojmë se rinia nuk është e ardhmja e këtij vendi. Rinia është e tashmja e këtij vendi!
Dhe nëse dikush ende mendon se të rinjtë duhet vetëm të presin radhën — atëherë le ta shohi mirë këtë sallë sonte!
Ne nuk kemi ardhur këtu për të pritur.
Kemi ardhur për të marrë përgjegjësi.
Kemi ardhur për të udhëhequr. Kemi ardhur për të ndryshuar mënyrën se si bëhet politika shqiptare.
Sot, nga kjo rezolutë, duhet të dalë një mesazh i qartë për çdo të ri shqiptar:
Ka ardhur koha që politika të mos flasë PËR rininë — por ME rininë dhe NGA rinia!
Dhe unë besoj fuqishëm se energjia që ndodhet sonte në këtë sallë, nuk është thjesht emocion momenti.
Është fillimi i një lëvizjeje të re politike.Është fillimi i një kulture të re.
Është fillimi i një brezi që nuk do të pranojë më të jetë spektator në vendin e vet.
Prandaj sot, me krenari, me besim dhe me shumë përgjegjësi, para jush prezantojmë Rezolutën e Rinisë së VLEN-it — si një zotim për të ardhmen, si një kontratë morale me të rinjtë, dhe si dëshmi se ky bashkim ka kuptim vetëm nëse hap rrugë për brezat që vijnë.
PROPOZIM-REZOLUTË
për përfaqësimin politik dhe avancimin e të rinjve
Të shtyrë nga parimet e demokracisë, meritokracisë, mundësive të barabarta dhe qeverisjes së përgjegjshme;
Duke besuar se të rinjtë janë fuqia që i jep jetë angazhimit publik dhe zhvillimit tëqëndrueshëm kombëtar dhe shtetëror;
Duke pohuar se pjesëmarrja e të rinjve në jetën politike dhe publike është e patjetërsueshme për të siguruar legjitimitetin dhe efektivitetin e institucioneve demokratike;
Të përkushtuar në forcimin e dialogutndërmjet brezave dhe për të siguruar që zëri i qytetarëve të moshave të reja të dëgjohet, të respektohet dhe të përfaqësohet; si dhe
Duke e përshëndetur unifikimin e VLEN-it në një subjekt të përbashkët politik,
Ne, forumet e të rinjve të partive të tubuara në koalicionin VLEN, sot – më datë 6 maj 2026,
i propozojmë Kongresit të Bashkimit të VLEN-it dhe liderëve që ta miratojë këtë:
REZOLUTË
përmes së cilës VLEN zotohet se:
Duke marrë parasysh se sot jemi në numër të madh, kisha dashur t’ju drejtohem të rinjëve, nëse kanë ndonjë pyetje për t’ju parashtruar liderëve, apo propozime që dëshironi ti ndani lidhur me këtë rezolutë.
Dhe për ta vulosur këtë angazhim, ftoj liderët që me fjalën dhe zotimin e tyre publik të konfirmojnë përkushtimin dhe zbatimin e kësaj rezolute.










