Ramdan Ramadani
VLEN, koalicioni i forcave politike në Maqedoni të Verut po bëhet një dhe kjo është një lajm i mirë! Një lajm i mirë në aspektin kombëtar shqiptar, në atë të qeverisjes në këtë vend, por edhe një lajm i mirë nacional shtetëror.
Pas gjithë pritjeve, fjalëve, ndodhive dhe pregaditjeve ndoshta titulli i këtij teksti duhej të ishte “VLEN po bëhet një, më në fund mo”, por ky tekst është se për atë se pse, më në fund, e përkundër krejt viteve, llafeve dhe pritjeve bashkimi i VLEN në një subjekt, adresë dhe përfaqësim politik përbën një lajm i mirë!
Parë nga prizmi kombëtar shqiptar kjo është lajm i mirë sepse shtresa dhe profile të ndryshme shoqërore janë duke u bashkuar në një adresë, qoftë edhe kështu me numra dual dhe koncensus pesësh dhe si të tillë do jenë përfaqësuesit politik brenda dhe jashtë vendit. Mandej ky është zhvillim pozitiv edhe për ndaljen e trendit të dërmimit të përfaqësimit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut i cili gjatë vite shkaku i disa tentativave të dështuara, por jo të shuara, shkonte ka defragmentarizimi total dhe delegjitimim i përfaqësimit unik shqiptar në këtë vend. Edhe në aspekt të kuadrove, por që ishte më e rrezikshmja edhe në aspekt gjeografik. Me këtë bashkim shqiptarët pra tani e tutje nuk do kenë përfaqësues nahije e krahinash e të këshillave vendor të lagjeve dhe fshatrave, por edhe një zë unik shqiptar për këtë shtet unitar dhe shtetin, sipas ekspertëve, më pak të decentralizuarin në gjithë Evropën! Rreziku i këtij trendi u shtua pasi VLEN fitoi shumicën e komunave me shumicë shqiptare në Maqedoni dhe ndjelli një frikë se pishpirikë të ndryshëm politik do ishin rahat me pozitën e të parit në fshat!
Në aspektin qeveritar kjo është një lajm i mirë për këtë qeveri që tani është në gjysmën e mandatit të saj dhe ende nuk funksionon plotë as në vend brenda dhe sidomos jashtë! Me unifikimin e VLEN pritet të përfundojnë krejt vonimet, hamendjet, po edhe sabotimet sa i përket emërimeve dhe punësimeve shqiptare në këtë garniturë qeverisëse. Sidomos të plotësohet boshllëku i krijuar në shumë ministri ku nuk ka përqaësim shqiptar vertikal dhe ato janë shnëdruar në klube komitësh! Ministria e Jashtme dhe shumë tjera që patjketër duhet të jenë në fokus të VLEN-it dhe një qeverie të mençur që do e dinte se nëse kështu vazhdon pa gjithpërfshrje mund të përfundojë si rasti më i freskët bizar ku një hajdut, jo dhe aq i zdërvjelltë, përfundoi i varur në tela gjatë tentativës për vjedhje në një kishë në qytetin e përvuajtur të Koçani! U desh të vijnë zjarfikësit dhe policia që ta nxjerrin nga gjembat e rrethores së kishës!
Ashtu VLEN-i një, është lajm i mirë edhe për shtetin në tërësi pasi shteti mbahet me përfaqësim, besim dhe legjitimitet nga gjithë qytetarët!
Ramadan Ramadani, 06.05.2026
Shkup, Maqedonia e Veriut
Ilustrimi: Richard Caton Woodville (American painter, 1825-1855) News About the War in Mexico 1848



