Author: almakos

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se deri më 12 shkurt, pronarët e automjeteve duhet të kenë shenjën NMK në targa. Ata theksojnë se ngjitëset me etiketën e re NMK, do të kushtojnë maksimumi 50 denarë dhe se qytetarët do të mund t’i marrin ato në stacionet e kontrollit teknik të automjeteve. Pronarëve të automjeteve, targat e të cilave janë të shënuara MK u kanë mbetur edhe 10 ditë që nga 12 shkurti të zëvendësojnë targat e vjetra me të renë – NMK. Nga MPB potencojnë se sipas Marrëveshjes Kornizë për prokurimin e targave të regjistrimit, kanë lidhur marrëveshje…

Lexo më Shumë

Partitë opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut, që janë pjesë e koalicionit “Lidhja Europiane për Ndryshim”, sot kanë ngritur dyshime për manipulim në tenderët dhe marrëveshjen për ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10-D, të cilat do t’i ndërtojë kompania “Bechtel Enka”. Nga LEN thonë se mund të ketë ngjashmëri me rastin e Pal Lekajt dhe Artan Grubit, i cili është koordinator për projektet e korridoreve 8 dhe 10-D. Partitë opozitare shqiptare thonë se vetë fakti që marrëveshja për ndërtimin e korridoreve, e cila kushton mbi 1.3 miliardë euro u shpall si marrëveshje sekrete në mes Qeverisë dhe kompanisë “Bechtel Enka”,…

Lexo më Shumë

Kryeministri teknik Talat Xhaferi, sot zhvilloi takim me eurodeputetin Ilhan Kyuchyuk, raportues në Parlamentin Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Siç njoftojnë nga kabineti i tij, kryeministri Xhaferi theksoi kënaqësinë për mbështetjen nga ana e Kyuchyuk në promovimin e dosjes evropiane të Maqedonisë së Veriut në Parlamentin Evropian dhe kontributin e tij personal në marrjen e vendimeve të rëndësishme për vendin.“Shembulli i fundit i suksesshëm në atë drejtim ishte procesi i “Dialogut Zhan Mone”, në kuadër të të cilit zhvilloheshin bisedimet për Rregulloren e re të Kuvendit, e cila u miratua me konsensus nga deputetët. Në takim u shkëmbyen…

Lexo më Shumë

Është shënuar sërish rritje e numrit të të infektuarve me grip në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave nga raporti i fundit i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP). Në tri njësi raportuese të cilat kanë raportuar raste gjatë kësaj jave, është regjistruar aktivitet shumë i lartë i virusit të gripit. “Gjatë javës së katërt të vitit 2024, nga data 22 deri më 28 janar, janë raportuar 1834 raste të raportimeve në grup për personat që vuajnë nga sëmundje të ngjashme me gripin, 9,5 për qind më shumë krahasuar me javën e kaluar. Numri i të regjistruarve këtë javë, krahasuar me…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme dje (01.02.2024) ka vijuar me kontrollet aksionare në zonën e qarkullimit rrugor. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 153 gjoba, nga të cilat 16 për mosrespektim të shpejtësisë së lëvizjes, 15 për vozitje pa patentë shofer, pesë sanksione për kalim në semafor të mbyllur, shtatë gjoba për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit.“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion”, thonë nga MPB. MARKETING

Lexo më Shumë

Edhe njëherë, Bilall Kasami dhe administrata e tij tentuan ta keqpërdorin Komunën e Tetovës për rehatimin e militantëve partiak. Këtë e dëshmon më së miri tentimi për hapjen e Qendrës Kulturore “Mehmet Pash Deralla”, e cila për qëllim ka rehatimin e “Analsitit të vetëshpallur” Arsim Sinani. Këtë e bëjnë se ndoshta të njëjtit nuk i kanë mjaftuar 24 mijë denarë në muaj që i ka marrë rregullisht nga Komuna e Tetovës, para të taksapaguesve tetovarë, me të vetmin qëllim, që të del në debate televizive dhe ta mbrojë kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami. Në asnjë moment, këshilltarët e…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari ka konformuar se i është bërë ofertë për të qenë kandidat i opozitës shqiptare për president të vendit. Ai për MIA pranoi se ka pasur një ofertë të tillë, por tha se është shprehur se nuk është i interesuar për këtë ofertë. Se i kanë bërë një ofertë të tillë Taravarit, e tha edhe kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, i ftuar në Radio Televizionin e Kosovës. Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa “A është përmendur si opcion që zotëri Taravari të jetë kandidat për president? Po është biseduar, jo vetëm zotëri Taravari.…

Lexo më Shumë

Emërimi i Talat Xhaferit për kryeministër teknik ishte vetëm formalitet dhe  tentim për të mbuluar krimin dhe korrupsionin. Astrit Iseni nga Lidhja Evropiane për Ndryshim, tha se Xhaferi  me hilen dhe dinakrinë e tij ka keqpërdorur gjithçka, siç tha Iseni, ka keqpërdorur instutucionet, autoritetin e kryetarit të parlamentit, ka shkelur ligjet. Iseni po ashtu tha se Xhaferi rrezikon përgjegjësi penale për rrënim të procesit zgjedhor. E kjo sipas LEN, bëhet me vetmin qëllim që opozita mos të merrë vendin që i takon me lidh në Komisionin Shtetëror për Zgjedhje. ASTRIT ISENI,LIDHJA EVROPIANE PËR NDRYSHIM “Sot po ja kujtojmë aferat, të…

Lexo më Shumë

Koalicioni i partive opozitare shqiptare “Lidhja Evropiane për Ndryshim” i ka drejtuar disa pyetje kryeministrit teknik Talat Xhaferi. Nga LEN sot në konferencë për shtyp thanë se ka përfunduar shfaqja e kryeministrit teknik dhe është koha “t’i kthehemi realitetit”. LEN e ka pyetur Xhaferin për korrupsionin, rastet “Soravia”, “Llotaria”, “Durmo Tours”, “Spitali Modular” dhe “Besa Trans”.“BDI – partneri tradicional dhe i palëkundur i miqve ndërkombtarë në vend dhe jashtë, ka nisur një fushatë armiqësishë duke sulmuar ambasadorët të cilët edhe me fjalë edhe me vepra angazhohen për agjendën europianizuese të vendit tonë. Si u bë që nga partner kryesor, u…

Lexo më Shumë

Lideri i LSDM-së, Dimtar Kovaçevski në facebook ka njoftuar se sot është takuar me presidentin e ASH-së, Arben Taravari.“Në takimin e sotëm me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në selinë e LSDM-së, biseduam për zbatimin e programit të Qeverisë, dinamikën e punës në periudhën e ardhshme, si dhe për politikat që nënkuptojnë përmbushjen e synimi strategjik i anëtarësimit në BE dhe partneriteti me Shtetet e Bashkuara. Synimet tona të përbashkëta, mbi të cilat po punojmë me përkushtim si politikanë dhe partnerë koalicioni, janë vazhdimi i rrugës evropiane drejt anëtarësimit të plotë në BE dhe forcimi i partneritetit strategjik…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti ka takuar sot dekanin e Fakultetit të Mjekësisë, profesor Svetozar Antoviq dhe profesor Vesna Veliq Stefanovska, udhëheqëse e Institutit të Epidemiologjisë, me rastin e themelimit të parë të platformës elektronike kombëtare për botimin e studimeve shkencore epidemiologjike për situatën me sëmundjet malinje në vend, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. “Për herë të parë po krijojmë platformë elektronike kombëtare për publikimin e studimeve shkencore epidemiologjike mbi kancerin e prostatës, kancerin e mitrës, kancerin e zorrës së trashë, kancerin e gjirit dhe kancerin e mëlçisë. Gjatë krijimit të metodologjisë së punës janë shfrytëzuar përvojat e vendeve anëtare…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët ka demantuar lajmin e publikuar në disa media, se kryetari i tyre, Arben Taravari ka patur takim me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Nga kjo parti thonë se, fotografia me veturën e përdorur si provë për takimin e dy liderëve, nuk i përket kryetarit të ASH-së.“Aleanca po mbetet me transparencë të plotë dhe e hapur për çdo media në çdo kohë për të ndarë informata me karakter publik që të mos vijë deri te spekulimet dhe keqinterpretimet sikurse me rastin siç po ndodh për momentin me disa media të caktuara.”, thuhet në reagimin e ASH-së.Po ashtu reagim…

Lexo më Shumë