Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, ia dorëzoi mandatin mandatarit të ri për kryeministër, Talat Xhaferi. Pendarovski në deklaratën e shkurtë drejtuar mediave, tha se në pajtim me ligjin, ia dha mandatin Xhaferit, pas çka ky i fundit do ta formoj përbërjen e Qeverisë teknike, e cila do të organizoj zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale që do të mbahen më 24 prill dhe 8 maj. Stevo Pendarovski, president “Në bazë të nenit 84, alinea 1, të Kushtetutës së RMV-së, në pajtim me nenin 43 nga Ligji për Qeveri të RMV-së dhe e propozimit të partisë më të madhe që e formon shumicën…
Author: almakos
Presidenti Stevo Pendarovski ia ka dorëzuar mandatin për formimin e qeverisë, kryetarit të deritanishëm të Kuvendit, Talat Xhaferi.“Në bazë të nenit 84, alinea 1, të Kushtetutës së RMV-së, në pajtim me nenin 43 nga Ligji për Qeveri të RMV-së dhe e propozimit të partisë më të madhe që e formon shumicën parlamentare, për mandtar, për përbërje të re për realizimin e zgjedhjes së deputetëve, ia dorëzoj Talat Xhaferit”, tha presidenti Pendarovski, raporton SHENJA.Nga ana tjetër Xhaferi tha se me kënaqësi dhe përgjegjësi të plotë pranon mandatin për formimin e qeverisë teknike.“Me kënaqësi dhe përgjegjësi të plotë, nga presidenti i shtetit…
Lëvizja Besa në një kumtesë për media thotë se Maqedonia e Veriut po shkon drejt të ardhmes me plotë shpresë, dinjitet dhe stabilitet, pas dorëheqjes së Dimitar Kovaçevskit dhe Talat Xhaferit. Nga Lëvizja Besa thonë se ky është vetëm fillimi i fundit të krimit të BDI-së dhe LSDM-së të cilët sipas tyre, për katër vite prodhuan vetëm kazino, bastore, tenderë për familjarët shkatërrim të arsimit, dështim në zhvillimin ekonomik dhe humbjen shpresës.“Kjo Qeveri do të mbahet mend për Soravinë, zhvillimin e kumarit, pasurimin me para të qytetarëve të kompanive gruas së kryeministrit, fëmijëve dhe nipërve të Ali Ahmetit, zhvillimin e…
Me 64 vota “pro” nga 104 deputetë të pranishëm, Jovan Mitrevski u zgjodh kryetar i ri i Kuvendit.Vendimi u prit me duartrokitje të forta nga të zgjedhurit e asamblesë. Mitrevski dha një deklaratë solemne para deputetëve dhe më pas mori pozitën e re parlamentare. Ai në fjalën e tij ka falënderuar kryetarin e mëparshëm të Kuvendit, Talat Xhaferin, që ka siguruar, siç tha ai, një kuvend funksional në kohë të vështira. “Zgjedhja e detyrës është edhe më e madhe dhe do të vazhdoj të punoj në interes të qytetarëve dhe shtetit me intensitet më të madh. Mbetem i hapur për…
Protestuesit maqedonas në Komunën Çashkë, të cilët janë kundër hapjes së paraleles shqipe në shkollën “Todor Janev” sot për të tretën ditë me radhë kanë bllokuar hyrjen për në objektin e Komunës së Çashkës, duke e pamundësuar kështu edhe punën e komunës. Për shkak të bllokadave të protestuesve maqedonas, nxënësit shqiptarë nuk shkojnë në shkollë, ndërsa mësimin janë duke e humbur edhe nxënësit e paraleleve maqedonase.Cveta Peshovska nga Këshilli i prindërve për MIA tha se ata nuk janë kundër që fëmijët e nacionalitetit shqiptar të mësojnë në shkollë, por që të jetë në paralele të përbashkëta me fëmijët e tyre…
Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, ka akuzuar ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, për paaftësi për të menaxhuar me këtë dikaster. Nga VMRO-DPMNE thonë se gjatë shtatë viteve që ka udhëhequr Spasovski me MPB, ka pasur 7 vite krim, korrupsion dhe shtet mafioz, 7 vite vrasje të pashpjegueshme, të shtëna në qendër të Shkupit dhe shqetësim i sigurisë. “Në ditën e fundit të mandatit, Spasovski bëri një veprim që duhej ta bënte 7 vite më parë. Për 7 vjet, ai lejoi banda të ndryshme në rrugë. Nga vjedhja e armëve nga depoja e policisë e deri te kërcënimet me bombë,…
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (25.01.2024) ka vazhduar me kontrollet aksionare në fushën e trafikut. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 194 gjoba, nga të cilat 96 kundërvajtje të kryera nga këmbësorë, 11 për drejtim të automjetit pa patentë shofer, katër masa për kalim në semafor të mbyllur, 15 gjoba për përdorim të celularit gjatë vozitjes. “Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion”, thonë nga MPB. MARKETING
Persona nga disa institucione shtetërore, duke përfshirë edhe MPB-në, kanë bashkëpunuar me narko grupin kriminal i cili tashmë është zbuluar, kumtoi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski. Sipas tij, është përcaktuar se cilët janë personat dhe nuk janë vetëm nga MPB-ja, por disa janë edhe nga ministri të tjera, gjykata,prokurori publike,… “Kemi identifikuar persona nga institucionet shtetërore që kanë transmetuar të dhënat, pra kanë qenë bashkëpunëtorë në aktivitetet kriminale të grupit. Ky është fillimi i pastrimit të strukturave kriminale në sistem dhe forcimi i besimit te qytetarët. Në periudhën e ardhshme do të jeni dëshmitarë të aktiviteteve të reja,…
Kabineti i kryetarit të Kuvendit të RMV-së, njofton se kryetari Talat Xhaferi e ka dorëzuar dorëheqjen, në pajtim me ligjin për Qeveri teknike. “Ju njoftojmë se sot Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, dorëzoi dorëheqje në funksion në përputhje me Nenin 115 të Rregullores për punën e Kuvendit”.“Njëherazi, njoftojmë se e autorizoi nënkryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Goran Misovskin, të kryesojë me seancën plenare të caktuar më 26 janar 2024”, thuhet në njoftimin e Kuvendit. Ndryshe, sot më herët edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski dha dorëheqje pasi të dielën duhet të votohet…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në pyetjen nëse ai do të pajtohej me vendimin e Kuvendit Qendror për të shkuar në zgjedhje së bashku me BDI-në, u përgjigj duke thënë se ai personalisht do të pajtohet me vendimin e Kuvendit Qendror.“Unë e respektoj vendimin e organeve partiake, kështu që sidoqoftë që të vendose Kuvendi, ashtu do të veprojmë. Nuk është tash, por çdo herë kështu kemi vepruar”, u shpreh Taravari. MARKETING
Gjithsej 39 vjet burg janë dhënë për të gjithë të pandehurit e procesit “Laskarca”, për aksidentin e autobusit “Durmo Tours”, ku humbën jetën 16 persona dhe u plagosën mbi 30 persona. Gjykata dënoi 4 vjet burg për të akuzuarin e parë Durmish Beluli, 6 vjet burgim për të dytin Ramzi Miftari, 5 vjet burg për punonjësit e qendrës teknike të kompanisë me të njëjtin emër, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski, si dhe 14 vjet burg për shoferin e autobusit Manoil Trifunovski. Gjyqtarja Diana Gruevska, para se ta shqiptonte aktgjykimin tha se ky proces për të ishte sfidë, sepse…
Dimitar Kovaçevski dorëzoi dorëheqjen nga posti i kryeministrit në Kuvend. Sipas njoftimit të kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, dorëheqjet e Kovaçevskit dhe kryetarit të Kuvendit duhet të konstatohen në seancën e nesërme të Kuvendit. Me dorëheqjen e Kovaçevskit e gjithë qeveria ka dhënë dorëheqje. Kovaçevski do të mbajë postin e kryeministrit deri në zgjedhjen e qeverisë teknike të dielën, më 28 janar.“Talat Xhaferi ka përvojë në drejtimin e parlamentit, unë kam ardhur me një përvojë tjetër, në drejtimin e korporatave dhe ne kemi një stil tjetër si politikanë, por shteti me siguri do të mbajë të njëjtin drejtim, orientimin properëndimor…

