Dimitar Kovaçevski dorëzoi dorëheqjen nga posti i kryeministrit në Kuvend. Sipas njoftimit të kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, dorëheqjet e Kovaçevskit dhe kryetarit të Kuvendit duhet të konstatohen në seancën e nesërme të Kuvendit. Me dorëheqjen e Kovaçevskit e gjithë qeveria ka dhënë dorëheqje. Kovaçevski do të mbajë postin e kryeministrit deri në zgjedhjen e qeverisë teknike të dielën, më 28 janar.
“Talat Xhaferi ka përvojë në drejtimin e parlamentit, unë kam ardhur me një përvojë tjetër, në drejtimin e korporatave dhe ne kemi një stil tjetër si politikanë, por shteti me siguri do të mbajë të njëjtin drejtim, orientimin properëndimor dhe synimet strategjike. Qeveria teknike do të kujdeset mirë për qytetarët. Kjo është diçka që është e paraparë me ligj, ndërsa më 9 maj Qeveria e re do të udhëhiqet nga unë dhe koalicioni që do ta çojë Maqedoninë në BE deri në vitin 2030 – tha Kovaçevski. /SHENJA/
Data 01.09.2026
Aktuale
- (VIDEO) Nuk hapet paralelja shqipe në “Penko”, ofrohet zgjidhje selektive
- Çfarë paralajmëron takimi Zaev–Velkovski? Një lëvizje e re në horizontin politik!
- Nga Durrësi në Sarandë: Çfarë mundësish ofron tregu i pronave pranë detit
- “Furtunë” në Bashkinë e Tiranës/ Pas shkarkimit të Anuela Ristanit, dorëhiqet edhe Sekretari i Përgjithshëm! Veliaj komandon Alban Dokushin
- Mexhiti: Brenda nje viti kemi rinovuar 60% te inventarit ne shkollat fillore te Çairit
- Padi penale për ish-kryetarin e komunës së Debarcës
- Aston Villa zyrtarizon talentin e shumë kërkuar të PSG-së



