Presidenti Stevo Pendarovski ia ka dorëzuar mandatin për formimin e qeverisë, kryetarit të deritanishëm të Kuvendit, Talat Xhaferi.
“Në bazë të nenit 84, alinea 1, të Kushtetutës së RMV-së, në pajtim me nenin 43 nga Ligji për Qeveri të RMV-së dhe e propozimit të partisë më të madhe që e formon shumicën parlamentare, për mandtar, për përbërje të re për realizimin e zgjedhjes së deputetëve, ia dorëzoj Talat Xhaferit”, tha presidenti Pendarovski, raporton SHENJA.
Nga ana tjetër Xhaferi tha se me kënaqësi dhe përgjegjësi të plotë pranon mandatin për formimin e qeverisë teknike.
“Me kënaqësi dhe përgjegjësi të plotë, nga presidenti i shtetit pranoj mandatin për themelim të përbërjes së re teknike të Qeverisë, me premtim se i gjithë procesi do të zhvillohet mbi bazë të ligjeve dhe Kushtetutës së RMV-së, me shpresë që përbërja e re e Qeverisë, do të jetë komfort përcaktimeve ligjore, me përgjegjësi dhe detyra që dalin nga themelimi i saj”, deklaroi Xhaferi. /SHENJA/
Data 01.09.2026
Aktuale
- (VIDEO) Nuk hapet paralelja shqipe në “Penko”, ofrohet zgjidhje selektive
- Çfarë paralajmëron takimi Zaev–Velkovski? Një lëvizje e re në horizontin politik!
- Nga Durrësi në Sarandë: Çfarë mundësish ofron tregu i pronave pranë detit
- “Furtunë” në Bashkinë e Tiranës/ Pas shkarkimit të Anuela Ristanit, dorëhiqet edhe Sekretari i Përgjithshëm! Veliaj komandon Alban Dokushin
- Mexhiti: Brenda nje viti kemi rinovuar 60% te inventarit ne shkollat fillore te Çairit
- Padi penale për ish-kryetarin e komunës së Debarcës
- Aston Villa zyrtarizon talentin e shumë kërkuar të PSG-së



