Tridhjetë ditë paraburgim i është caktuar babait nga Kërçova i cili e rahu vajzën e tij dyvjeçare e cila ndërroi jetë nga lëndimet e mara. Policia bën me dije se babai F.D. është dërguar në burgun e Manastirit. Prokuroria e Kërçovës më 11 janar hapi hetimet për veprën “vrasje”. “Më 18 dhjetor 2023, gjatë ushtrimit të dhunës në familje, i dyshuari i ka marrë jetën vajzës së tij, e lindur në vitin 2022. Ai e goditi disa herë me duar dhe këmbë, duke i shkaktuar lëndime të rënda fizike – një kockë e thyer në kafkë, gjakderdhje në tru dhe…
Author: almakos
Policia e Tetovës informon se dje në mbrëmje (11-janar) në ora 23:10 në Tetovë, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria katër persona, të përfshirë në incidentin e mbrëmshëm në oborrin e spitalit, ku mbetën të plagosur dy persona. Nga Policia thonë se janë në kërkim edhe të një personi tjetër, njofton Telegrafi Maqedoni. “Dje në mbrëmje (11-janar) në ora 23:10 në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personat R.T. (35) dhe M.T.(44) nga Tetova, ndërsa më herët edhe 55-vjeçaren Sh. E. dhe personin N.M.(39) nga Tetova për shkak të dyshimit për përfshirje në të shtënat e djeshme…
Observatori sizmologjik në Fakultetin e Shkencave dhe Matematikës në Shkup, sot në orën 00:32 ka regjistruar tërmet, epiqendra e të cilit ka qenë 120 km në jug të Shkupit, në zonën e Prespës, me magnitudë lokale të Rihterit 3.8. Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti është ndjerë në Ohër, Strugë dhe Resnjë me intensitet të shkallës IV sipas shkallës makrosizmike evropiane, në Manastir, Kavadar dhe rrethinë me intensitet të shkallës III sipas të njëjtës shkallë. Përveç shqetësimit tek qytetarët, sipas të dhënave fillestare nuk raportohet për dëme materiale. MARKETING
Për incidentin e armatosur në Tetovë ku mbetën të plagosur dy persona, është prononcuar mjeku Boban Vuçevski. Ai tha se personat e përfshirë në zënkë me armë ishin pacientë në Spital, pasi po mjekoheshin për shkak të lëndimeve që kishin marrë paraprakisht gjatë ditës nga përleshja e ndërsjellë. Që të dy të plagosurit janë në gjendje kritike dhe janë dërguar për në Klinikat e Shkupit. “Çfarë ndodhi konkretisht? Në ora 18 pati përleshje me armë zjarri, ku u plagosën dy persona, gjegjësisht pacientë tanë. Njëri ka qenë në gjendje më kritike, është intervenuar nga ana jonë dhe me ekipin e…
Dy persona janë plagosur me armë zjarrit mbrëmjen e sotme në Tetovë. Sipas raportimeve të policisë, ngjarja ka ndodhur në hyrjen e Spitalit të Tetovës, ndërsa më herët ka pasur edhe një zënkë mes personave të përfshirë në këtë rast. “Sot rreth orës 18:05 në SPB Tetovë është raportuar se para hyrjes në Qendrën Urgjente në Spitalin Klinik të Tetovës janë qëlluar me armë zjarri dy persona nga fshati Gajre i Tetovës, të cilët kanë pësuar lëndime me armë zjarri. Shërbimet e SPB Tetovë dhe prokurori publik janë në vendngjarje dhe po ndërmerren masa për gjetjen e pesë personave të…
Edhe pozita edhe opozita, në garë se kush do ta bindë Arben Taravarin dhe Aleancën për Shqiptarët , se nga cila anë të reshtohen, në zgjedhjet e rregullta që do të mbahen këtë vit. Kryeminsitri, Dimitar Kovaçevski, ka infromuar se ka pasur takime me Taravarin dhe Ahmetin dhe se ai thotë se ka bazë të mirë për marrëveshje. DIMITAR KOVAÇEVSKI,KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT “Për marrëveshje duhet harmonizimi i shumë elementeve, për të cilat vlerësoj se ka bazë të mirë, do t’ia lëmë kohës para ne të tregojë se si do të jetë dalja finale, edhe në lista edhe në…
Deri të dielën moti do të jetë stabil, i thatë dhe i ftohtë me temperatura të ulëta të mëngjesit. Nesër do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu, kohëpaskohe me shpejtësi mbi 60 km/h, ndërsa të shtunën kohëpaskohe era do të intensifikohet, njofton DPHM-ja. Të hënën dhe të martën do të ketë vranësira të rritura, të përcjella me reshje të kohëpaskohshme shiu, ndërsa në disa vende të larta nga bora. Temperatura minimale do të ulet deri -11, ndërsa ajo maksimale ditore do të arrijë tetë gradë. MARKETING
VMRO-DPMNE do të mbajë sot seancë të Komitetit ekzekutiv dhe qendror. Tash për tash nuk ka paralajmërim zyrtar për atë nëse nga këto seance do të dalin konkluzione për atë se kush do të jenë ministrat dhe zëvendësministrat plotësues nga partia në qeverinë teknike, e cila duhet të formohet më së voni deri më 28 janar. Lideri i partisë Hristian Mickoski pas liturgjisë së Krishtlindjeve, paralajmëroi se më 11 janar në seancën e këtyre dy organeve partiake do të bisedohet për emrat e kandidatëve për ministra dhe zëvendësministra plotësues në qeverinë teknike, por nuk tha nëse ato sonte do të…
Bekim Neziri ka ardhur në Gjykatën Penale, pasi gjykata duhet të marrë vendim pas ankesës së Prokurorisë për paraburgosjen e Nezirit për sulmet në M-NAV. Gjykata Themelore Penale e Shkupit ka ngritur lëndë në lidhje me ankesën e Prokurorisë Themelore Publike për sulmin në M-NAV më 4 janar, në të cilën kërkohet që katër të naluarit për këtë rast të marrin masën e paraburgimit, në vend të masat e të përcaktuara më herët nga gjykata penale. MARKETING
Qendra për menaxhimin me kriza (QMK) njoftoi se sot në mëngjes në orën 06:33 në numrin e vetëm për raste urgjente 112 është marrë thirrje për zjarr në një ndërtesë në katin e 6-të në rrugën “Pandil Shishkov” në Komunën e Aerodromit. Ekipi i Brigadës së mbrojtjes nga zjarri i Qytetit të Shkupit menjëherë ka dalë në terren dhe e ka shuar zjarrin, pa u përhapur në banesat fqinje. Nga zjarri me gjasë ka pësuar një person i moshuar dhe i palëvizshëm. Në lokalizimin e zjarrit kanë intervenuar 15 zjarrëfikës me gjashtë automjete zjarrëfikëse. MARKETING
As sot kryeministi Dimitar Kovaçevski nuk bëri me dije se kur do të takohet me liderin e opozitës maqedonase Hrisitjan Mickoskin, në lidhje me Qeverinë teknike. Ndërkaq, përsëriti se dorëheqja e tij do të jetë në pajtim me afatin e paraparë kohor. Dimitar Kovaçevski, kryeministër “Sa i përket dorëheqjes, ajo do të jetë në afatin e paraparë kohor, besoj në fund të javës që vjen. Edhe dje kishte komunikatë nga Kuvendi në lidhje me datat për votim të Qeverisë teknike, kështu që ajo pjesë është e kryer, ashtu siç është e paraparë me ligj”. Me VMRO-në shtoi Kovaçevski do të…
Ambasadori i Holandës në Maqedoninë e Veriut, Dirk Jan Kop është takuar me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti ku, siç njoftojnë nga ambasada, i ka përcjellë mesazhin se pas një rënie të vazhdueshme dyvjeçare të Sundimit të Ligjit, përkushtimi i Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE është në rrezik në të gjithë spektrin politik.“Ambasadori Dirk Jan Kopp u takua me liderin e BDI-së Ali Ahmeti për të përcjellë mesazhin se pas dy vitesh rënie të vazhdueshme të sundimit të ligjit, angazhimi i Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE është në rrezik në të gjithë spektrin politik.Gjithashtu, ndikimi i…

