Ambasadori i Holandës në Maqedoninë e Veriut, Dirk Jan Kop është takuar me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti ku, siç njoftojnë nga ambasada, i ka përcjellë mesazhin se pas një rënie të vazhdueshme dyvjeçare të Sundimit të Ligjit, përkushtimi i Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE është në rrezik në të gjithë spektrin politik.
“Ambasadori Dirk Jan Kopp u takua me liderin e BDI-së Ali Ahmeti për të përcjellë mesazhin se pas dy vitesh rënie të vazhdueshme të sundimit të ligjit, angazhimi i Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE është në rrezik në të gjithë spektrin politik.
Gjithashtu, ndikimi i panevojshëm politik mbi funksionin e kryetarit të gjykatës supreme, që është çështje gjyqësore, është i papranueshëm dhe do të shkaktojë reagim të fortë nga Holanda”, thuhet në njoftimin e ambasadorit Kop.
Data 01.09.2026
Aktuale
- Nga sot më pak urbanë në Tiranë, operatorët reduktojnë me 30% flotën e autobusëve
- Kryetari i Butelit për nxënësit e “Penko-s”: Fëmijët që kanë motër ose vëlla në shkollë do të mund të regjistrohen
- BDI: VLEN me zgjidhje diskriminuese, joligjore dhe të kushtëzuar për nxënësit shqiptarë në Butel
- 13-vjeçari lufton për jetën pas plagosjes me thikë në Çair
- Alarm në Estoni! Dronë hyjnë në hapësirën ajrore të vendit, NATO ngre avionët luftarakë
- QMK: Aktive dy zjarre në ambient të hapur, katër nën kontroll
- Kaltrina Selimi mahnit me paraqitjen e fundit – kështu rrallë e kemi parë
- Tenderi 50 mln euro për mirëmbajtjen e rrugëve/ Kualifikoi kompaninë “Bami” me letra false, burime: SPAK merr nën hetim drejtorin e ARRSH, Ami Kozeli



