Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, mori pjesë sot në hapjen e Poliklinikës së re të Sarajit, e cila do t’u shërbejë mbi 45 mijë banorëve nga ky rajon i qytetit. Mexhiti tha se ky është sukses i përbashkët, për të cilin duhet të krenohen.“Bëhet fjalë për një investim prej 79 milionë denarë, i siguruar nga Ministria e Shëndetësisë. Poliklinika në Saraj do të ofrojë kujdes shëndetësor për qytetarët e mbi njëzet vendbanimeve (përfshirë Bojanë, Matkën, Kopanicën, Çajlanin, Bukoviqin, Kondovën, Lubinin, Radushën, Shishevë, Svilaren e Poshtme dhe Svilaren e Sipërme , Gërçec, Krushopek, Laskarcë e të tjera). Deri më tani, pacientët…
Author: almakos
Kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se ai do të respektoj ligjin për Qeverinë teknike dhe se dorëheqjen e tij do ta jep në pajtim me këtë ligj. Kovaçevski madje tha se do të zhvilloj bisedime edhe me kreun e VMRO-së Hristijan Mickoski për procesin zgjedhor.“Dorëheqja do të jetë në bazë të afateve ligjore, ajo pjesë do të përfundoj në bazë të ligjit, në pajtim me ligjin. Me VMRO-në do të kemi takim për të biseduar rreth procesit zgjedhor, përgatitjeve për zgjedhje”.“Qeveria teknike do të votohet në parlament dhe do të vazhdojnë të rrjedhin afatet zgjedhore. Bisedojmë me të gjithë partnerët…
Presidenti Stevo Pendarovski në një intervistë për “Tema e ditës” në televizionin Sitel, duke folur për procesin e ndryshimit të dokumenteve personale për shkak të ndryshimit të emrit kushtetues të shtetit, propozoi vazhdimin e afatit për nxjerrjen e tyre. “Së pari është një poshtërim i turpshëm i qytetarëve të Maqedonisë. Dhe e panevojshme. Së dyti, këtë ua propozova të paktën dy ministrave në Qeverinë e Maqedonisë – me një ndërhyrje të shpejtë në dy ligje – ligjin për letërnjoftimet dhe ligjin për dokumentet e udhëtimit, dhe nëse është e nevojshme ligji për sigurinë në komunikacionin rrugor, bëhet në një pasdite,…
Ekstradimi i të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë, Lupço Palevski-Palço mund të ndodhë së shpejti, kështuqë mbeten vetëm të dakordohen detajet e pranim- dorëzimit të cilat janë të natyrës teknike, informoi presidenti i shtetit Stevo Pendarovski në intervistën për “Temën e ditës” në Televizionin Sitell. Në orët e vona të pasdites, deklaroi Pendarovski morëm informacion se ekstradimi i tij nuk është kontestues nga aspekti i inteligjencës dhe sigurisë. “Praktikisht tani mbeten vetëm detajet teknike të asaj që quhet ndihmë juridike ndërkombëtare që ndodh si proces mes dy ministrive të Drejtësisë. Pra, nëse mund të parashikoj, sepse kjo nuk është kontestuese,…
Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski e ka kritikuar afatin për ndërrimin e dokumenteve personale deri në fund të shkurtit. Sipas presidentit, ky vendim ka shkaktuar kaos, malltretim dhe poshtërim të turpshëm të qytetarëve. Kjo për arsye të tollovive të shkaktuara nëpër sportelet e MPB-së, pasi afati i fundit është 12 shkurti i këtij viti. Ndërrimi i dokumenteve për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut bëhet për shkak të ndryshimit të emrit të shtetit. Në një intervistë në Sitel, Pendarovski propozoi vazhdimin e afatit për nxjerrjen e tyre. “Së pari, është një poshtërim i turpshëm i qytetarëve maqedonas. Dhe e…
Ministria e Drejtësisë njofton se me ndryshimet të cilat i propozoi ata parashikohet përmirësimi i mëtutjeshëm i dispozitave në drejtim të sigurimit të mundësisë për pezullimin e funksionit të avokatit të shtetit në rast se avokatët e shtetit zgjidhen ose emërohen në funksion ose detyrë tjetër. Nga ministria thonë se kjo u imponua si nevojë e vendosjes së mandatit të pakufizuar në të cilin zgjidhen avokatët e shtetit.“Propozim Ligji për plotësimin e Ligjit për avokaturën e shtetit përmban tre nene, me të cilat parashikohet përmirësimi i mëtejshëm i dispozitave në drejtim të sigurimit të mundësisë nëse Avokati i Shtetit zgjidhet…
Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (01.08.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 132 gjoba, nga të cilat 97 për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 12 për vozitje pa patentë shofer, dy sanksione për kalim në sinjal të mbyllur (semafor të kuq), tri gjoba për përdorimin e celularit gjatë vozitjes.“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë…
Deklarata nacionaliste e populiste, vizita nëpër vendbanime të ndryshme, punësime, akuza e kundër akuza, në këtë mënyrë partitë shqiptare dhe maqedonase kanë nisur fushatën jozyrtare parazgjedhore, për zgjedhjet parlamentare e presidenciale që pritet të mbahen këtë vit. Përndryshe, më 28 janar, do të nisë të rrjedh afati 100 ditor i Qeverisë teknike, që do të thotë deri atëherë Qeveria teknike duhet të votohet dhe të nisë me punë. Deputetët nga pushimi dimëror kthehen më 10 janar. Kurse, kryeparlamentari aktual Talat Xhaferi, pritet të jetë kryetar i Qeverisë teknike. Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, një ditë më parë deklaroi se nuk…
Viti që lamë pas ishte i stërmbushur me zhvillime të natyrës dhe fushave të ndryshme. Por, ngjarja më kulminante, jo vetëm e vitit 2023, por edhe e gjithë historisë së vendit që nga pavarsia, ishte ajo e udhëheqjes së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, duke e vendosur Maqedoninë e Veriut në hartën e diplomacisë botërore. Kurora e kësaj ngjarje, ishte organizimi i Këshillit të Ministrave të OSBE-së, më 30 tetor dhe 1 nëntor, në të cilin u vazhdua jetëgjatësia e organizatës, udhëheqjen e së cilës do ta pasonte Malta. Organizimi i kësaj ngjarje, do të sfidonte sigurinë e…
Në Maqedoni pirja e duhanit lejohet vetëm në tarracat e jashtme, por një pjesë e mirë e restoranteve nuk e respektojnë Ligjin për Mbrojtje nga Duhani. Nga Inspektorati Shtetëror i Tregut për “Sloboden Peçat” thonë se vetëm muajin e kaluar inspektorët kanë kryer 130 kontrolle të lokaleve në mbarë Maqedoninë, ku theksi është vënë në respektimin e Ligjit për mbrojtje nga duhani. Janë regjistruar18 shkelje, me të cilat janë derdhur mbi 25 mijë euro gjoba në buxhetin e shtetit.Sipas ligjit, për pirjen e duhanit në ambiente të mbyllura, gjoba për personin juridik është nga 2.000 deri në 4.500 euro, ndërsa…
“Nesër është dita “D” për M-NAV – ose do të shkarkohen drejtorët, ose kontrolli i trafikut ajror do të mbyllë hapësirën ajrore mbi Shkup. Ky është mesazhi që e dërgon kryetari i Sindikatës, Aleksandar Tasevski, para vendimit të Qeverisë, e cila pritet të diskutojë për zhvillimet në M-NAV në seancën e së martës, pasi drejtorët e kontestuar nga Sindikata nuk dhanë dorëheqje. Sipas sindikatës, dorëheqjet janë pasojë logjike e ngjarjeve të javës së kaluar, kur ndodhi një thyerje dhe sulm fizik në Kontrollin e trafikut ajror, që rezultoi në procedim penal për disa persona.“Shpresojmë që e gjithë kjo që ka…
Nga MPB njoftojnë se në pikën kufitare “Bllacë” është arrestuar një shtetas i Kosovës i cili po kërkohej nga Interpoli. Nga MPB thonë se i njëjti kishte tentuar të futej në Maqedoninë e Veriut me letërnjoftim të një personi tjetër. “Më datë 07.01.2024 në ora 17:00 në pikën kufitare “Bllacë e Poshtme”, në hyrje të vendit, gjatë kontrollit të K.S. (35) nga Republika e Kosovës, i cili ka paraqitur letërnjoftim të Kosovës, është konstatuar se në evidencë ai është me masën “arresto” me kërkesë të Interpolit. Me të është zhvilluar një bisedë zyrtare në të cilën ka deklaruar se gabimisht…

