Author: almakos

Prokuroria  e ankimoi  vendimin e gjykatësit përgjegjës të Gjykatës Themelore Penale – Shkupi 1, me të cilin u refuzua kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër të dyshuarit për veprën penale “Rrezikimi i sigurisë së komunikacionit ajror” dhe u caktoi vetëm masë kujdesi. Në mesin e këtyre personave është edhe Bekim Neziri, ish-ministër, këshilltar aktual i drejtorit të M-NAV-së dhe kryetar i BDI-së në Çair. Sipas vendimit të gjykatësit, katër të dyshuarit do të mbeten pa pasaporta, do të duhet të paraqiten në gjykatë, nuk mund të largohen nga Shkupi apo vendbanimi i tyre dhe nuk mund të…

Lexo më Shumë

Drejtoria e Doganave ka informuar se ka parandaluar hyrje jolegale të 11 migrantëve, në tre raste të ndryshme, gjatë hyrjes në pikën kufitare Bogorodicë, gjatë kësaj jave dhe javës së kaluar. “Dy raste janë zbuluar nga ana e ekipit mobil nga Sektori për kontrollë dhe hetime pas kotrollit në dy automjete me targa polake, në hyrje të shtetit në Bogorodicë më 4 janar, natën vonë dhe më 5 janar në rimorkio gjatë kontrollit me skener mobil, gjatë të cilit edhe në njërin edhe në tjetrin rast, janë zbuluar nga 4 migrantë nga Siria dhe Pakistani”, thuhet në Komunikatën e Doganës.…

Lexo më Shumë

Halil Ibraimi nga Lëvizja Demokratike ka ngritur zërin për një katastrofë ekologjike në Komunën e Likovës, me fokus te fshatrat Llojan e Vaksincë. Ai ka denoncuar situatën e pamjaftueshme të ndërmarra nga qeveritarët aktualë të BDI-së, akuzuar se ata janë përgjegjës për kontaminimin e burimeve të ujit, ajrit dhe tokës me nivele të larta të arsenit dhe metaleve të rënda, të cilat vijnë nga miniera lokale dhe deponia. Ibraimi ka bërë thirrje për veprim të menjëhershëm, duke shtuar se banorët e fshatrave Llojan dhe Vaksincë janë të rrezikuar nga ndotja masive, me një rritje të shqetësuese të rasteve të sëmundjeve…

Lexo më Shumë

Prokurori Publik sot do të dorëzojë ankesë ndaj vendimit të gjykatësit përgjegjës të Gjykatës Themelore Penale – Shkupi 1, me të cilin u refuzua kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër të dyshuarit për veprën penale “Rrezikimi i sigurisë së komunikacionit ajror” dhe u caktoi vetëm masë kujdesi, njoftoi sot Prokuroria Themelore, transmeton Portalb.mk. Prokuroria njoftoi sot se do të ankimojë vendimin e gjykatësit përgjegjës në Gjykatën Themelore Penale Shkup i cili mbrëmë vonë ka caktuar masë kujdesi për katër persona të dyshuar për rrezikim të sigurisë së komunikacionit ajror, për sulmin në Agjencinë e Aviacionit Civil – Maqedoni (M-NAV). Në…

Lexo më Shumë

Për ish-zëvendësdrejtorin e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Ismet Guri, është lëshuar fletarrest, konfirmojnë për MPB-në Gjykata Themelore Penale Shkup. Guri fillimisht ishte në paraburgim dhe më pas në arrest shtëpiak për shkak të problemeve shëndetësore pasi u arrestua në korrik të vitit të kaluar së bashku me 15 persona, mes të cilëve biznesmenë dhe inspektorë të Drejtorisë të të Ardhurave Publike (DAP), të dyshuar për mashtrim. Siç raportojnë një pjesë e mediave, Guri nuk është gjetur nga punonjësit e policisë në adresën ku po vuante arrestin shtëpiak. Kundër Ismet Gurit, së bashku me Eyup Alimin, u zhvillua çështja “Titanik…

Lexo më Shumë

Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka vendosur masa sigurie për katër personar lidhur me incidentin që ndodhi në ndërmarrjen e fluturimeve civile M-NAV, mes tyre edhe kreu i degës së BDI në Çair, Bekim Neziri, që është këshilltar i drejtorit në këtë ndërmarrje. Prokuroria vlerësonte se Neziri dhe tre të arrestuarit mund të arratiseshin, mund të ndikonin te dëshmitarët ose mund ta përsërisnin veprën, pasi hapën një hetim për një vepër për të cilin dënimi minimal është 5 vjet burg. Po ashtu, shkak i kërkesës për paraburgim është bërë edhe për shkak të arratisjes së 4…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët ngjarjen në lidhje me sulmet në M-NAV e cilëson si incident skandaloz me përmasa ndërkombëtare. Ja reagimi i plotë i Aleancës për Shqiptarët: Sulmi në Kullën e kontrollit në Aeroportin e Shkupit është një incident skandaloz me përmasa ndërkombëtare. Ky akt ka rrezikuar komunikacionin ajror ndërkombëtar dhe jetën e qindra ose mijëra pasagjerëve që mund të kenë pësuar si pasojë e këtij incidenti. Përshëndesim reagimin e prokurorisë dhe kërkesën për paraburgimin e të dyshuarve dhe presim që drejtësia të jep verdikt të drejtë dhe të merituar, me qëllim që aktet e këtilla të marrin dënimin e duhur…

Lexo më Shumë

Ish zëvendësdrejtori i Drejtorisë së të Hyrave Publike (DAP) Ismet Guri i cili është në burg shtëpiak, nuk është i kapshëm për organet e rendit. Kujtojmë se gjykata ka liruar Gurin që të mbaj dënimin me burg shtëpiak shkaku i terapisë së rregullt dhe sëmundjeve që ai ka. Deri në këto momente të publikimit të këtij informacioni ende nuk ka informacione zyrtare rreth kësaj ngjarjeje, a është gjetur ish zv/drejtori i DAP-it Ismet Guri apo ende vazhdojnë kërkimet për kapjen e tij të serishme dhe tashmë kthimin e tij prapa grilave. Ish zëvendësdrejtori i Drejtorisë së të Hyrave Publike (DAP)…

Lexo më Shumë

Nuk ekziston asnjë shkelje ose kërcënim për sigurinë e trafikut ajror, ndërsa gjithashtu nuk ka asnjë ngjarje apo incident serioz në lidhje me funksionimin e sigurisë së trafikut ajror, deklaroi për MIA-n drejtori i Agjencisë së aviacionit civil, Tomisllav Tuntev, pas incidentit të djeshëm në M-NAV me ndërhyrjen në institucionin dhe sulmin ndaj punonjësve. Në kontrollin e fluturimit, thekson Tuntev punojnë profesionistë me përvojë dhe ekspertë të cilët i dinë shumë mirë përgjegjësitë dhe detyrat e tyre për qiell të sigurt. “Në lidhje me ngjarjen e djeshme, inspektorët e AAC, në kuadër të kompetencave të tyre, kanë kryer inspektim të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Sindikatës së kontrollorëve të trafikut ajror M-NAV, Aleksandar Tasevski, sot, me ftesë të delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoni, diskutoi për zhvillimet e fundit në M-NAV. Sipas tij, të gjitha gjërat për të cilat kanë paralajmëruar po dalin në shesh dhe delegacioni i BE-së ka qenë plotësisht i vetëdijshëm për të gjitha zhvillimet në M-NAV. Tasevski deklaroi se si sindikatë presin që qeveria ta përmbushë premtimin e saj, që të shkarkohet menaxhmenti i M-NAV. Ai potencoi se nëse kjo nuk respektohet, nga 10 janari do të  mbyllin hapësirën ajrore mbi Maqedoninë e Veriut, sepse sipas tij  edhe beteja…

Lexo më Shumë

Lidhja Europiane për Ndryshim që sot do ta bojkotojmë punën në Kuvend derisa të vijë në rend dite anëtari i tyre i KSHZ-së. Safije Sadiki Shahini, nga koalicioni opozitar shqiptar thotë se BDI-ja me çdo kusht shpik pengesa se si të krijojë parakushte për manipulimin e procesit zgjedhor, në mënyrë që ta zbusë humbjen që do t’i ndodhë më 8 maj. Ndërsa, mjeti me të cilin po e kryen këtë detyrë, shton më tej, është pikërisht Talat Xhaferi. Safije Sadiki Shahini “Prej sot grupi parlamentar i Lidhjes Europiane për Ndryshim nuk do të marrë pjesë në punën e Kuvendit, gjithnjë…

Lexo më Shumë