Në Klinikën Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile në Shkup nga fillimi i këtij viti janë ekzaminuar gjithsej 47 pacientë me grip, njoftoi për MIA-n, drejtoresha e Klinikës Infektive në Shkup Milena Stevanoviq. Në 24 orët e fundit në Klinikë janë kontrolluar 22 persona me grip. Në Klinikën Infektive në Shkup mbrëmë janë pranuar dy pacientë me Kovid, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, por me një sëmundje tjetër themelore. “Në klinikë kemi gjithsej katër pacientë, tha Stevanoviq. Drejtori i Institutit për Shëndet Publike, Shaban Memeti, njoftoi për MIA-n se nga data 25 deri më 31 dhjetor janë…
Author: almakos
Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se të hyrat devizore përmes mërgimtarëve po vijojnë të jenë në trend të lartë. Ato po vlerësohen tejet të rëndësishme për ekonominë e vendit dhe që mbulojnë një pjesë të madhe të deficitit tregtar, duke ofruar mbështetje të konsiderueshme për rezervat devizore dhe stabilitetin e kursit të këmbimit, përcjell INA. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Banka Popullore, hyrjet neto nga remitancat e mërgimtarëve në periudhën janar-shtator 2023 arrijnë mbi 1,5 miliardë euro dhe janë më të larta për rreth 6.5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë…
Komunikacioni rrugor zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë me lagështirë. Përgjatë luginës së Vardarit ka mjegull me dukshmëri deri në 100 metra. Siç informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë, intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. Rrëshqitje më të vogla mund të ndodhin përgjatë prerjeve dhe grykave. Rekomandohet kujdes gjatë vozitjes dhe përshtatje të shpejtësinë sipas kushteve të rrugës. MARKETING
Ministria për Arsim dhe Shkencë ka hapur mundësinë që studentëta e Maqedonisë së Veriut në ciklin e dytë dhe të tretë të aplikojnë për bursa studentore.“Lartësia e bursës për studimet e ciklit të dytë në vend është 9.000 denarë, për nëntë muaj gjatë vitit akademik në të cilin janë regjistruar studentët. Lartësia e bursës për studimet të ciklit të tretë në vend është 18.000 denarë, për 12 muaj gjatë vitit akademik”, njoftojnë nga Ministria.Në ciklin e dytë do të ndahen 50 bursa, ndërsa në ciklin e tretë për vitin akademik 2023/24 do të ndahen 15 bursa.Ministria theksoi që dokumentet e…
Vit i Ri, paga më të larta për funksionarët shtetëror. Llogarive të zyrtarëve, në pagën e muajit janar do t’u shtohen 400€ të reja, ka njoftuar Sindikata e Pavarur e Administratës Shtetërore. Ndërkohë, kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, u shpreh se nuk ka të drejtë për rritje rroge, sepse më 28 janar do të mbahet seanca e Kuvendit, në të cilën do të paraqitet Qeveria teknike me kryeministër teknik. Ndërsa, sa i përket pagave të personave të zgjedhur dhe të emëruar, kryeministri tregoi se është një grup pune që po punon për një propozim që duhet të dorëzohet në Kuvend…
Gjatë vitit 2023, Maqedonia e Veriut vazhdoi realizimin e angazhimit të saj të dytë strategjik pas anëtarësimit në NATO – anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Pas 15 muajsh, në fillim të dhjetorit, vendi përfundoi procesin e skriningut me BE-në, si faza e parë e procesit të negociatave që filloi në korrik 2022, dhe përfundimi i tij ishte një parakusht për të kaluar në fazën e dytë – bisedimet sipas kapitujve dhe klastereve. Në fillim të nëntorit, vendi mori ftesë nga Presidenca spanjolle e BE-së për të dorëzuar udhërrëfyesot për sundimin e ligjit, reformat e administratës publike dhe funksionimin e institucioneve demokratike…
Rreth 90 për qind e banorëve të BE-së shprehen të kënaqur me mënyrën e jetesës në qytetet e tyre, tregojnë rezultatet e Raportit të Unionit për cilësinë e jetës në qytetet evropiane për vitin 2023. Megjithatë, këtë lloj kënaqësie nuk e ndajnë banorët e qyteteve të Ballkanit, përfshirë Shkupin si dhe disa kryeqytete evropiane. Në përgjithësi, kënaqësia nga mënyra e jetës është e pandryshuar (40 për qind) ose më e ulët (29 për qind) krahasuar me vitin 2019, me përjashtim të banorëve të qyteteve të Evropës Lindore të cilët konsiderojnë se cilësia e jetës është përmirësuar gjatë pesë viteve të…
Zhvatja e popullit në çdo formë të mundshme është sëmundje kronike e këtij pushteti. Me paftyrësi dhe pa asnjë pikë turpi, mashtrojnë qytetarët dhe i zhvasin. Tash që po afrohen zgjedhjet, pushteti filloi të bëjë fushatë parazgjedhore, duke manipuluar popullin me gjoja masa antikrizë, me të cilat, vetëm për pesë muaj, nxënësve do u shpërndajë nga 1.200 denarë (20€), pensionistëve nga 3.000 denarë (50€), por ama paturpësia shpejt u doli në shesh, sepse nga muaji janar, ky pushtet aktual i LSDM-së, BDI-së dhe ASH-së i rrisin pagat për mbi dy mijë funksionarë të tyre me nga 24.000 denarë (400 €).…
Ajo që nuk u arrit me shtyrjen e seancave në sallën e gjyqit për arsye të ndryshme dhe pas njëfarë “pasimi” ndërmjet gjykatave të shkallës së parë dhe të dytë, u arrit në fund të vitit të kaluar me ndryshime “pas një procedure të shkurtuar” të Kodit Penal. Në vitin 2023, u klasifikuan si lëndë të vjetëruara, një pjesë e aktakuzave për “Target-Fortesa”, “Talir” dhe “Trajektoria”, të hapura nga ish- Prokuroria Speciale Publike për ndjekjen e veprave penale që lidhen dhe rrjedhin nga përmbajtja e monitorimit të paligjshëm të komunikimeve. Nga Ministria, e cila në fillim të vitit 2023 njoftoi…
Në Drejtorinë për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale (ZZHTI) sot do të prezantohet investimi i parë i huaj për vitin 2024. Drejtoria me këtë rast organizon brifing me gazetarët, në të cilën, përveç drejtorit Jovan Despotovski, do të jenë të pranishëm edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, si dhe përfaqësues të kompanisë investitore. Despotovski në intervistën e djeshme për MIA-n tha se bëhet fjalë për një kompani e cila vjen nga një destinacion teknologjik atraktiv nga Azia Juglindore. Kapaciteti do të akomodohet në ZZHTI Shkup 1 sipas projeksioneve, deri në fund të periudhës investuese vetëm për paga janë parashikuar mbi 15 milionë euro…
400 euro të tjera do të depozitohen në llogaritë e funksionarëve me pagën e janarit, njoftojnë nga Sindikata e Pavarur e Administratës Shtetërore. Kjo për shkak të rritjes së pagës mesatare në vend, për vitin 2023. Këto 400 euro janë vetëm një plotësim i rritjes prej 78 për qind, e cila tashmë është marrë nga rreth dy mijë persona që nga prilli, duke përfshirë presidentin, kryeministrin, ministrat, deputetët, kryetarët e komunave, gjyqtarët dhe të tjerët. Kështu, sipas llogaritjeve të Sindikatës së Pavarur të Administratës Shtetërore, nga 160 mijë denarë, pagat mujore të Pendarovskit, Kovaçevskit dhe Xhaferit në fund të muajit…
Edhe këtë vit Gjykata kushtetuese e filloi me përbërje jo të plotë gjyqësor për shkak të procedurës së bllokuar në Kuvend, dhe pa vendosje “të ankesës kushtetuese” për qytetarët për realizimin më të lehtë të të drejtrave dhe lirive të tyre. Sipas kryetares së Gjykatës kushtetuese, Dobrilla Kacarska, edhe pse kanë punuar me numër më të vogël të gjykatësve, kanë arritur t’i tejkalojnë edhe projeksionet e veta dhe në vitin që kaloi të mbajnë numër rekord të seancave – 46, që, siç thotë ajo, nuk ka ka qenë rast në 22 vitet e fundit. “Kjo përbërje e Gjykatës kushtetuese me…

