Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar pas zhvillimeve në M-NAV. Ata thonë se me vedosshmëri dënojnë çdo forme të dhunës.“Siguria e të gjithë qytetarëve është thelbësore për ne. Ngjarjet në M-NAV janë shqetësuese dhe trajtohen nga institucionet e shtetit me seriozitetin më të madh.Institucionet e hetuesisë duhet të zbardhin rastin me vendosshmëri.Incidenti që tentohet ti mvishet padrejtësisht BDI-së, është rezultat i marrëdhënieve të cënuara dhe rënduara midis kolegëve në një mjedis pune dhe nuk ka asnjë lidhje të vetme me çështje politike e aq më pak me BDI-në.Bëhet fjalë për mosmarrëveshje midis kolegëve dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të…
Author: almakos
Lidhja Europiane për Ndryshim prej sot nuk do të marrë pjesë në Kuvend derisa të zgjidhet anëtari i KSHZ-së nga Opozita Shqiptare. Deputetja Safije Sadiku tha se durimi i opozitës është nga fundi.“Prej sot grupi parlamentar i Lidhjes Europiane për Ndryshim nuk do të marrë pjesë në punën e Kuvendit, gjithnjë derisa kandidati ynë për KSHZ, Abdush Demiri, nuk do të vihet në rend dite në seancë plenare. Ky është vetëm hapi i parë. Ne presim që edhe opozita maqedonase t’i mbetet besnike deklarimit se do ta braktisin KSHZ-në nëse opozita shqiptare nuk e merr anëtarin e saj në KSHZ.…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme konfirmojnë se për ngjarjet e djeshme në M-NAV, në Stacion të Policisë për bisedë informative po mbahet Bekim Neziri.Nga MPB thonë se ky veprim po bëhet me urdhër të Prokurorisë.“Në lidhje me sulmin e djeshëm ndaj të punësuarve në M-NAV, në Stacion të Policisë me shkresë të Prokurorisë Themelore Publike, po bëhet bisedë zyrtare me B.N.”, thonë nga MPB. MARKETING
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se sipas Ligjit për Festa në RMV (“Gazeta Zyrtare e RM-së”) nr.21/98 dhe 18/07), 7 janari, Krishtlindjet, dita e parë e Krishtlindjeve sipas kalendarit ortodoks, gjegjësisht 8 janari (e hënë) e vitit 2024, është ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në të njëjtën kohë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale u uron Krishtlindjet qytetarëve të besimit ortodoks. MARKETING
Prokuroria Themelore Publike është në pritje të kallëzimit penal nga MPB-ja për incidentin e djeshëm dhe hyrjen në objektin e kontrollit të trafikut ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit dhe sulmin ndaj punonjësve, përfshirë kontrollorët e trafikut ajror, të cilët në atë moment ishin duke kryer punën e tyre në sigurimin e trafikut ajror të sigurt.“Për momentin, po ndërmerren veprime për të zbardhur ngjarjen. Prokuroria Themelore Publike në Shkup gjatë ditës pret kallëzim penal nga MPB-ja dhe për procedurën e mëtutjeshme do ta informojë opinionin publik, njoftoi Prokuroria Publike. MARKETING
Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit të rëndë që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën kryesore Gostivar-Kërçovë.“Sot (05-janar) në ora 07:10 në SPB- Tetovë është raportuar se në rrugën kryesore Gostivar-Kërçovë, në afërsi të separacioneve të hapura (guroreve), ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete të pasagjerëve: “Audi” me targa të huaja që drejtohej nga 42-vjeçari E.Z. nga Kërçova dhe vetura “Shkoda” me targa të Shkupit e drejtuar nga Sh.N.(48) nga Kamenjani i Tetovës.Në aksident dy vozitësit kanë ndërruar jetë nga lëndimet e marra në vend, ndërsa mjekët e Emergjencës së Gostivarit kanë…
Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (04.01.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 139 gjoba, duke përfshirë gjashtë për tejkalim të shpejtësisë, tetë gjoba për vozitje pa patentë shofer, 8 sanksione për kalim në sinjal të mbyllur (semafor të kuq), shtatë gjoba për përdorim të celularit gjatë vozitjes.“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të…
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në stacion policor janë katër persona të cilët janë të përfshirë në sulmin ndaj të punësuarve të M-NAV i cili është denoncuar sot.“Me ta është duke u zhvilluar bisedë informative, pas çka në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike do të ngriten kallëzime adekuatë. Po ashtu po ndërmerren masa për gjetjen edhe të katër personave tjera”, thuhet në njoftimin e MPB-së, raporton SHENJA.Po ashtu MPB ka njoftuar se në MPB në periudhën e ardhshme në mënyrë të vazhdueshme do të sigurojë ndërtesën e M-NAV. MARKETING
Reagim i Lidhjes Europiane për Ndryshim Jemi të shokuar me nivelin e primitivizmit të BDI-së, të shfaqur dje në dhunë ndaj disa punonjësve shqiptarë të punësuar në kontrollin e fluturimeve M-NAV. Përveç nepotizmit të skajshëm dhe partizimit të institucioneve shtetërore, presion të vazhdueshëm ndaj të punësuarve në administratë për të marrë pjesë në tubimet e BDI-së, shkeljes së dinjitetit të këtyre njerëzve, BDI-ja tashmë ka filluar të ushtrojë edhe dhunë fizike ndaj tyre.Këto janë shenja paniku që po shfaq BDI-ja duke e ditur se nuk mund ta evitojë humbjen në zgjedhjet e 8 majit. Ajo po i hedh shqelmat e…
Një person i punësuar në M-NAV së bashku edhe me disa persona të tjerë të panjohur kanë sulmuar fizikisht tre persona të punësuar në institucionin, kanë njoftuar nga MPB.“Sot rreth orës 15:15 në Stacionin policor Petrovec person i punësuar në M-NAV ka denoncuar se në objektin ka prishje të rendit dhe qetësisë publike, gjegjësisht se B.N (person i punësuar në institucionin) së bashku me disa persona tjerë të panjohur i kanë sulmuar P.B., E.K, dhe B.R (persona të punësuar në institucionin). Menjëherë pas denoncimit, zyrtar policor nga SPB Shkup janë nisur në vendin e ngjarjes dhe po merren masa për…
Lidhja Europiane për Ndryshim njofton se kanë pasur takime me kreun e Aleancës për Shqiptarët dhe se dyert e këtij koalicioni për partinë e Taravarit janë të hapura.“Në kohën që skena politike shqiptare në RMV është ndarë ndërmjet Lidhjes, që synon bashkimin e shqiptarëve për ta bërë rotacionin e shumëpritur politik dhe integrimin e vendit në BE, dhe mes atyre që e kanë kapur vendin dhe e kanë bllokuar integrimin, ndjejmë për detyrim të shpjegojmë se oferta për rritjen e këtij kampi opozitar vazhdon të mbetet e hapur.Me këtë rast dëshirojmë ta njoftojmë opinionin se ne, deri tash kemi pasur…
Edhe 30 ditë të tjera shtesë paraburgim janë caktuar për të dyshuarit për vrasjen e Vanjës dhe Panços. Gjykata Penale vendosi që Vllatko Kekishov, Bore Videvski, Velibor Manev dhe babai i Vanjës, Aleksandër Gjorçevski, të mbeten në paraburgim. Ata janë të dyshuar për vrasjen dhe kidnapimin e 14 vjeçares Vanja Gjorçevska dhe pensionistit 77 vjeç nga Velesi, Pançe Zhezhovski. 30 ditë paraburgim iu shqiptua edhe vozitësit Stefan Dimovskit, i cili nga Serbia e ka dërguar në Turqi Lupço Pallevskin – Pallço dhe me këtë ka ndihmuar në arratisjen e të dyshuarit kryesor për vrasjen. MARKETING

