Author: almakos

Drin Ahmeti, nipi i Ali Ahmetit, ka folur për herë të parë pasi u kap nga policia me një sasi të madhe të mjeteve piroteknike. Ai për “Skopje1″ thotë se fishekzjarret i ka blerë në mënyrë ligjore. Drin Ahmeti mendon se nuk ka bërë asnjë vepër penale dhe se do të përballet ligjërisht me këtë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Për momentin nuk do të komentoj detaje pasi hetimet dhe procedimet janë në vazhdim dhe ekipi im ligjor po punon për të. E vetmja gjë që mund të them është se mjetet piroteknike janë blerë legalisht dhe të gjitha dhuratat e tjera…

Lexo më Shumë

Drejtoresha e Klinikës Gjinekologjike-Obstertike në Shkup, Viktorija Jovanovska sot pasdite në deklaratë për mediat tha se foshnja, e cila ka pësuar lëndim në krah gjatë lindjes, është në gjendje të mirë dhe se bëhet fjalë për një parezë të lehtë e cila zakonisht largohet brenda 48 orëve. Jovanovska sot është takuar me familjen e foshnjës dhe u shpjegoi se si ka ndodhur lëndimi. “Ua shpjegova se si ka ndodhur lëndimi, se është komplikacion i mundshëm dhe i paraparë, tha Jovanovska, duke sqaruar se kjo mund të ndodhë si komplikim kur fetusi vendoset në pozitë të penguar dhe se nëna që…

Lexo më Shumë

Protesta të prindërve maqedonas kundër mësimit shqip, libra shkollor me vonesë, paralajmërime të rrejshme për bomba, rezultate të ulëta në PISA, këto ishin disa nga ngjarjet që e karakterizuan vitin që lamë pas, në sferën e arsimit në vend. Jo pak ditë, prindërit e nxënësve maqedonas në shkollën “Todor Janev” në Çashkë, protestuan duke kundërshtuar hapjen e paraleles me mësim në gjuhën shqipe, madje edhe i kishin ndaluar fëmijët të shkonin në shkollë në shenjë revolte, vetëm se nxënësit shqiptarë do të mësonin në gjuhën e tyre amtare. Në këtë shkollë fillore mësojnë 200 nxënës dhe prej tyre 70 janë…

Lexo më Shumë

Në dy ditët në vazhdim moti do të jetë i ndryshueshëm dhe i vranët me reshje të dobëta lokale shiu, ndërsa në disa lugina do të ketë mjegull me intensitet të ndryshueshëm. Stabilizim të motit do të ketë të premten, ndërsa valë e re e lagësht me reshje të shiut pritet të shtunën pasdite dhe të dielën, njoftojnë nga DPHM.Temperatura minimale e mëngjesit do të zbresë deri në minus dy, ndërsa ajo maksimale gjatë ditës do të arrijë deri në 17 gradë Celsius. MARKETING

Lexo më Shumë

“Aleanca për Shqiptarët do të fokusohet në vazhdimësi në reformat thelbësore kushtetuese, qëllimi parësor i të cilave është integrimi i shtetit në Bashkimin Evropian. Do të theksoj sërish se këto reforma janë më të rëndësishmet. Ne të gjithë duhet të largohemi prej andej. Pikërisht për këtë, gatishmëria jonë për të formuar një koalicion do të varet nga mbështetja e këtyre ndryshimeve kritike dhe nga një vizion i përbashkët për të ardhmen e vendit tonë në BE. Ne do të bashkëpunojmë vetëm nëse të gjithë i përmbahemi vazhdimisht prioriteteve të këtyre synimeve kombëtare”. Kështu ka deklaruar lideri i ASh-së Arben Taravari…

Lexo më Shumë

Sekretariati i Punëve të Brendshme në Tetrovë ka dhënë detaje për incidentet gjatë natës së ndërrimit të motmoteve. Në raportin policion bie në sy rasti i një të mituri nga Tetova, i cili në rrethana tejet të pakuptueshme dhe të pasqaruara, ka pësuar lëndime pasi një fishekzjarr i ka shpërthyer në gojë. MPB-ja ka njoftuar se në Tetovë nuk ka pasur incidente tjera të rënda, përveç tre qytetarëve të cilët kanë qenë të dehur. /SHENJA/ MARKETING

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka uruar Kosovën për liberalizimin e vizave, duke e quajtur këtë moment historik edhe për progresion e rajonit në tërësi.“Urime Kosovës për arritjen e liberalizimit të vizave me hapjen e mundësive të reja për udhëtime dhe bashkëpunim të zgjeruar, duke promovuar lidhje më të mëdha. Një moment historik i rëndësishëm për përparimin dhe prosperitetin e Kosovës, njerëzve të saj dhe për integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Osmani në X. Qytetarët e Kosovës tashmë mund të udhëtojnë pa viza që nga 1 janari. MARKETING

Lexo më Shumë

“Nga pikëpamja policore janë ndërmarrë të gjitha veprimet konkrete dhe tashmë Prokuroria Publike duhet të vlerësojë se si do të veprojë në rastin e mjeteve piroteknike të gjetura në automjetin e D.A. nga Zajasi”, thotë ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski. “Për rastin konkret kemi marrë të gjitha veprimet e nevojshme nga ana e policisë. Të gjitha sendet që janë gjetur janë marrë dhe parashtresa është dorëzuar në Prokurorinë Publike, e cila do të vlerësojë se si do të trajtohet ky rast”, tha Spasovski pas vizitës së sotme në qendrën policore “Gjorçe Petrov”.Spasovski, duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë…

Lexo më Shumë

Gjatë natës së ndërrimit të viteve, në Qendrën Emergjente në Shkup, ndihmë mjekësore kanë kërkuar 3 pacientë si pasojë e aksidenteve të trafikut dhe 3 të tjerë, kanë përfunduar në spital si pasojë e sulmeve fizike. Kurse për shkak të helmimit nga alkooli, ndihmë në Klinikën e Toksikologjisë kanë kërkuar 23 pacientë. Ortopedi Eren Sejfulla bëri me dije se kanë trajtuar një 20 vjeçar, i cili ishte sulmuar me thikë, por tha se i njejti është në gjendje stabile dhe është dërguar në Klinikën e Kirurgjisë Torako-vaskulare, për trajtim të mëtutjeshëm. Eren Sejfulla, ortoped “Në Qendrën Emergjente ka pasur 103…

Lexo më Shumë

Anëtari i Këshillit Qendror të LSDM-së, Dario Nikollovski e ka zgjedhur ditën e parë të janarit për të dhënë në lajm të mirë për qytetarët. Ai ka deklaruar se nga sot, më 1 janar, rryma për amvisëri do të jetë më e ulët për 5 për qind në bllokun e parë. Sipas tij, qytetarët që janë të kujdesshëm dhe e përdorin në mënyrë produktive energjinë elektrike brenda vendit do të paguajnë më pak. DARIO NIKOLLOVSKI, ANËTAR I KËSHILLIT QENDROR TË LSDM-SË “Matematikisht, nga 1 janari, çmimi është 5% më i lirë në bllokun e parë dhe blloku i dytë dhe…

Lexo më Shumë

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami dhe drejtori i Spitalit të Tetovës, Ilir Demiri kanë vizituar nënën e foshnjës së parë në Tetovë për vitin 2024.Foshnja e parë është vajzë dhe bartë emrin Zoha. Me këtë rast, ajo ka marrë një dhuratë prej 40 mijë denarësh. “Pesë minuta pas mesnate, qytetit tonë i’u shtua një banore e re, ndërsa familjes Misimi një vajzë. Zoha është emri i vogëlushes të cilën e vizitova bashkërisht me bashkëshorten time për t’i ndarë vauçerin prej 40 mijë denarëve. Si foshnja ashtu edhe nëna janë shëndosh e mirë; urojmë që kështu të jenë përherë dhe me…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti dhe Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot në Klinikën e Gjinekologjisë kanë vizituar foshnjën e parë të lindur në vitin 2024. “Bëhet fjalë për një fëmijë mashkull të shëndetshëm, me peshë 3760 gramë dhe 52 centimetra të gjatë. I uroj shumë shëndet, lumturi dhe fëmijëri të pakujdesshme, ndërsa prindërve u dërgoj urimet e mia të sinqerta për ardhjen e re në familje. I përgëzoj qytetarët për vitin e ri dhe i uroj shëndet dhe suksese”, tha Mexhiti.Ai tha se Ministria e Shëndetësisë vazhdon të zbatojë politika për mbrojtjen e nënave dhe foshnjave.…

Lexo më Shumë