MPB njofton se në orët e para të 1 janarit(2024), ka ndaluar një shtetas të Malit të Zi pasi i njëjti ishte kapur me lëndë narkotike. “Sot (01.01.2024) në ora 02.40 në objektin hotelierik në Parkun e Qytetit në Shkup, nëpunësit policorë kanë ndaluar S.K. (23) nga Mali i Zi, pasi tek i njëjti është gjetur dhe marrë pluhur i bardhë.Pas dokumentimit të rastit kundër tij do të vijojë kallëzim përkatës”, thonë nga MPB. MARKETING
Author: almakos
Ministria e Shendetësisë ka njoftuar se ka lindur foshnja e parë në Shkup, raporton SHENJA.“2024 filloi shkëlqyeshëm. Saktësishtë në mesnatë në orën 00:00 në Klinikën Universitare për Gjinekologji Obstetrike ka ardhur në jetë foshnja e parë e vitit të ri. Bëhet fjalë për djal të shëndetshëm, me peshë 3760 gramë dhe 52 centimetra të gjatë. I dërgojmë urimet tona të sinqerta prindërve për ardhjen e re në familjen e tyre dhe i urojmë të porsalindurit shumë shëndet, lumturi dhe fëmijëri pa brenga”, thuhet në njoftimin e MSH-së. MARKETING
Policia ka njoftuar se sot gjatë aksioni policor në Bit Pazar kanë konfiskuar 21 524 mjete piroteknike.“Sot në orën 14:30 në Bit Pazar në Shkup, zyrtar policor nga SPB Shkup, e kanë privuar nga liria 33 vjeçarin R.A nga Shkupi i cili është kapur se si në një tezgë të improvizuar ka shitur sasi më të mëdha të mjeteve piroteknike. Gjatë kësaj janë gjetur dhe konfiskuar 21 524 mjete piroteknike. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër R.A do të ngritët kallëzim penal adekuat”, kanë njoftuar nga policia, raporton SHENJA. MARKETING
61 vjeçarja është gjetur e vdekur në banesën e saj në lagjen Aerodrom, informojnë nga policia, përcjell SHENJA.Siç njoftojnë nga policia, rasti ditën e djeshme është denoncuar në orën 17.12 në SPB Shkup.Bëhet fjalë për 61 vjeçaren J.C nga Shkupi.Mjek nga ndihma e shpejt e kanë konstatuar vdekjen, ndërsa në shtëpinë ka patur tym nga kondicioneri i djegur.Hetim në vendngjarje ka bërë ekip i SPB Shkup, ndërsa trupi i të ndjerës është dorëzuar për obduksion. MARKETING
Presidenti i RMV-së Stevo Pendarovski, me rastin e festave të Vitit të Ri, u dërgoi një urim qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pendarovski thotë se viti 2023 ka qenë vit në të cilin nuk ka pasur shumë arsye për gëzim dhe festë. Ai thotë se krizat globale, së bashku me problemet e brendshme, kanë kontribuar që të mendojmë më shumë për zbutjen sesa për zhvillimin. “Ne i shohim efektet rreth nesh: apati, mosbesim dhe zhgënjim tek qytetarët. Megjithatë, gjatë historisë kemi kaluar edhe kohë shumë më të vështira dhe nuk kemi humbur besimin dhe shpresën. Duhet të kthehemi…
Pasi mbrëmë policia ndaloi Drin Ahmetin, djalin e vëllait të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, sot nga Prokuroria Themelore Publike njoftojnë se ajo që është gjetur do të hetohet dhe nga kjo do të varet edhe rrjedha e procedurës. PROKURORIA PUBLIKE “Në varësi të fakteve që do të konstatohen me ekspertizë për mjetet piroteknike të gjetura, prokurori publik do të vendos për rrjedhën e mëtutjeshme të procedurës”. Mbrëmë forcat policore ”Tigrat” kanë ndaluar Drin Ahmetin në veturën e të cilit, të markës Range Rover, në bagazhin e tij janë gjetur 749 copë lëndë piroteknike të llojeve të ndryshme. “Në Shkup…
Kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka uruar qytetarët për festën e vitit të ri. Ai thotë se në çastet e fundit të vitit që po lëmë pas, le të përkujtojmë së bashku sukseset, sfidat e vështirësitë me të cilat u përballëm dhe le të nisim me këmbë të mbarë një vit të ri, me ambicie të reja përparimtare. ALI AHMETI, KRYETAR I BDI-SË“Këtë vit do ta kujtojmë me fillimin e realizimit të projektit më të madh infrastrukturor që nga pavarësia e vendit, Korridorit 8, kryesimin e OSBE-së, rimëkëmbjen ekonomike me uljen e papunësisë, pensione dhe paga më të larta minimale…
Në tregun e Bit Pazarit është duke u zhvilluar një aksion policor ndërsa caku i tyre janë konfiskimi ik mjeteve piroteknike, raporton SHENJA.Aksioni policor është duke u zhvilluar pak para ndërrimit të Vitit të Ri. MARKETING Share Now Facebook Twitter
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore. Pamje e zvogëluar për shkak të mjegullës 50-100 m në drejtimin rrugor Petrovec – Veles – Gjevgjeli.Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. Nga data 15.11.2023 filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars 2024. Lidhja Auto Moto e Maqedonisë, rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim…
Ngjarja e sotme ku nipi i Ali Ahmeti, Drin përveç milionave me tenderë e forma të tjera, po merreshka edhe me kontrabandë të mjeteve piroteknike! Ky është skandal i pafalshëm. Kjo tregon se morali dhe etika tek këto pushtetarë paska ikur moti. Kërkojmë që MPB dhe organet e drejtësisë ta bëjnë punën e tyre deri në fund. Përgjegjësia është e pashmangshme. Nëse nuk ka përgjegjësi atëherë do të thotë se edhe krerët e institucioneve përkatëse bashkëpunojnë me Drin dhe Ali Ahmetin në kontrabandë. Lëvizja BESA 30.12.2023 MARKETING
Sont (30.12.2023) në ora 19:50 në rrugën Samuilova në Shkup, zyrtarët policorë kanë ndaluar automjetin “Range Rover” me targa regjistrimi shqiptare, i drejtuar nga D.A. (25) nga fshati Zajaz-Kërçovë dhe gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 749 mjete piroteknike. Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit do t’i nënshtrohet kallëzimi përkatës. /SHENJA/ MARKETING
Policia konfirmoi ndalimin e Drin Ahmetit, nipit të Ali Ahmetit dhe pronar i Qendrës Tregtare Soravia. MPB thotë se ka dërguar kallëzim përkatës në Prokurori. “Sot (30.12.2023) në ora 19:50 në rrugën Samuilova në Shkup, zyrtarët policorë kanë ndaluar automjetin e pasagjerëve “Range Rover” me targa regjistrimi të Shqipërisë, i drejtuar nga D.A. (25) nga fshati Zajas-Kërçovë dhe gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur mjete piroteknike”, kanë thënë nga MPB-ja. Ata shtojnë: “Personi është ndaluar në stacion dhe pas dokumentimit të rastit do të bëhet kallëzimi përkatës” MARKETING

