Author: almakos

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në takimin e fundvitit me gazetarët ka deklaruar se do të vendosen kamera për kontroll të sigurisë së komunikacionit në Shkup, Tetovë, Kumanovë dhe në autostrada.Ai ka shtuar se do të ketë sistemi mobile të cilat do të vendosin në tërë shtetin.Por ministri nuk zbuloi se kush do t’i vendos kamerat dhe se sa do ta rëndojë buxhetin kjo masë, pasi siç tha, informacionet janë të klasifikuara. MARKETING

Lexo më Shumë

Një vendim i rëndësishëm ka ardhur nga Prokuroria Publike Republikane Balikesir në Turqi, ku Lupço Palevski është caktuar paraburgim në “Institucionin e Mbyllur Ndëshkues – Korrektues Balikesir”. Ky veprim vjen pas arrestimit të tij në lidhje me veprën penale të dyshuar, “Vrasje me dashje të fëmijës”, sipas Ligjit 6706, neni 14, njofton Telegrafi. Në shkresën zyrtare, Prokuroria Publike informon se vendimi për paraburgim është marrë me qëllim të sigurimit të ekstradimit të Palevskit, në përputhje me nenin 16 të Konventës Evropiane për Ekstradimin e Kriminelëve. Paraburgimi është caktuar për një kohëzgjatje prej 40 ditësh. Opinioni vazhdon të mbetet në pritje…

Lexo më Shumë

Në prag të vitit 2024, pritshmëritë e publikut për të ardhmen në mbarë botën janë jashtëzakonisht të ndryshme dhe bota duket shumë më pak e bashkuar se në vitet e mëparshme. Pesimizmi mbizotëron, prosperiteti ekonomik duket se po zhduket dhe frika nga përdorimi i armëve bërthamore është në një nivel të paprecedentë. Vetëm 20% e qytetarëve në Maqedoni presin që viti 2024 të jetë më i mirë se viti që po kalon. 34% mendojnë se do të jetë më keq, dhe 40% mendojnë se do të jetë e njëjta gjë. Këtë e tregon anketa tradicionale globale e “Gallup International” “Fundi…

Lexo më Shumë

Nga LSDM njoftojnë se ka filluar pagesa e mbështetjes financiare nga pakoja e fundit e masave kundër krizës. “Për një periudhë prej 5 muajsh, pensionistët me pensione deri në 14.000 denarë marrin 15.000 denarë. 10.000 denarë u jepen pensionistëve, pensionet e të cilëve janë nga 14.000 deri në 16.000 denarë. Pensionistët me pension prej 16.000 deri në 19.000 denarë do të marrin 7.500 denarë” thonë nga LSDM. Ata sqarojnë se me metodologjinë e vendosur LSDM-ja e ka rritur pensionin minimal për 50% dhe pensionin mesatar për 50% në krahasim me kohën e VMRO-DPMNE-së, parti e cila, siç thonë ata, pensionistët…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, është përzgjedhur si personazh i vitit sipas emisionit “Opinion”. Arsyeja është premtimi i mbajtur se Maqedonia e Veriut do të ketë një kryeministër shqiptar. E kështu pritet të ndodhë më 28 Janar të vitit të ardhshëm. I ftuar në studio, Ahmeti bëri me dije se kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut do të jetë komandant Talat Xhaferi, i cili është ndërkohë kryetar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut. Blendi Fevziu: Kur do e kemi kryeministrin shqiptar? Ali Ahmeti: Më 28 Janar. Blendi Fevziu: Dhe kush do jetë? Ali Ahmeti: Talat Xhaferi. Blendi Fevziu: Talat Xhaferi? Komandant Talat…

Lexo më Shumë

Me shumë përgjegjësi pohoj se ata që do të shkojnë në bllokun e tretë do të kenë fatura më të vogla se më parë, do të vijnë faturat dhe këtë do ta shohin qytetarët. Shumë konsumatorë të cilët kanë hyrë në bllokun e tretë, disa edhe që ngrohen në dhoma më të mëdha janë edhe në bllokun e katërt, një pjesë e atij konsumi do të përfshihet në tarifën e lirë nga ora 13 deri në 15, thekson kryetari i Komisionit Rregullator Energjetik, Marko Bislimovski gjatë pjesëmarrjes në “Temën e ditës” në TV Sitel. Ai tha se mbi 80 për…

Lexo më Shumë

Autostrada Kërçovë – Ohër do të vazhdojë të ndërtohet edhe pas afatit deri më 31 dhjetor 2023. Për kontratën me kontraktuesin për ndërtimin e kësaj autostrade ka vendosur Kuvendi, jo Qeveria, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski në seancën për pyetje deputetësh. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanovski pyeti se pse nuk është përmbushur premtimi i vitit të kaluar në nëntor se nga janari i vitit 2024 qytetarët do të lëvizin në autostradën e re për në Ohër dhe krahas kësaj, Qeveria në seancën e sotme ka marrë vendim që të vazhdohet afati i ndërtimit. Kovaçevski tha se për shkak të gabimeve në…

Lexo më Shumë

Qeveria miratoi Strategjinë Nacionale për të Drejtat e Personave me Nevoja të Veçanta 2023-2030, me Plan Veprimi të strategjisë nacionale për vitin 2023-2026. Siç kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, ai u krijua me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të personave me nevoja të veçanta dhe organizatave të tyre, ndërsa do të zbatohet me masa për të gjitha institucionet që u obliguan për të. Për realizimin e strategjisë Qeveria miratoi 46 milionë euro. “Strategjia është jashtëzakonisht e rëndësishme sepse përfshin të gjitha nevojat e të gjitha kategorive të personave me nevoja të veçanta për të cilat ata kanë bërë përpjekje ndër vite. …

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot e mbajti takimin e 72 në të cilin janë rishikuar më shumë pika, ku mes tjerash e miratoi planin operativ të shërbimit profesional të KSHZ-së për menaxhimin e zgjedhjeve. Kryetari i Komisionit, Aleksandar Dashtevski theksoi se plani është punuar një kohë të gjatë në bashkëpunim me komisionin e OSBE-së, poashtu qartësoi se punohet për të rritur kapacitetet dhe aftësitë organizative të administratës zgjedhore me qëllim rritjen e efikasitetit të funksionimit të saj. “Në këtë plan strategjik një prej prioriteteve që KSHZ-ja i ka vendosur është përmirësimi i organizimit dhe funksionimit të brendshëm. Qëllimi i…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka lëshuar urdhër për kryerjen e hetimeve kundër 59-vjeçarit, banues në Çellopek, i cili dje ka vrarë dy persona dhe ka tentuar të vrasë katër persona të tjerë nga e njëjta familje. Shkak i vrasjes së dyfishtë në Çellopek është bërë një rrugë që kanë përdorur së bashku. I dyshuari e ka takuar tani të ndjerit, kur kanë dalë në oborr dhe kanë filluar debatin për një rrugë, të cilën e kanë përdorur së bashku dhe për të cilën kanë pasur mosmarrëveshje më parë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Pas debatit, i dyshuari ka nxjerrë një armë…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE ka reaguar pas vendimit të qeverisë për punësimin e 1 117 personave në shëndetësinë publike, duke akuzuar BDI dhe LSDM për ryshfet brutal para zgjedhjeve. “Kovaçevski dhe Mexhiti vetëm 4 muaj para se të largohen nga qeveria u kujtuan për stafin mjekësor dhe mjekët”,  thuhet në reagimin e VMRO-së. Ata theksojnë se qytetarët ishin dëshmitarë vetëm të skandaleve, mungesës së barnave dhe tenderave të montuar në Ministrinë e Shëndetësisë.“Mijëra mjekë, infermierë, teknikë dhe stafe të  tjera të spitaleve u larguan nga vendi pikërisht për shkak të qëndrimit injorant të qeverisë ndaj mantelit të bardhë” , thuhet në komunikatën e…

Lexo më Shumë

Qeveria sot ka miratuar vendimin për punësim me orar të pacaktuar për 1 117 persona të punësuar në institucionet shëndetësore publike, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski në preskonferencën e përbashkët me ministrin e shëndetësisë Fatmir Mexhiti dhe ministrin e financave Fatmir Besimi. Sipas Kovaçevskti bëhet fjalë për persona për të cilët institucionet kanë dorëzuar të dhëna për punësimin e kuadrove prioritare. DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR “Dua të theksoj se njerëzit janë vlera jonë më e madhe, kanë njohuri dhe kapacitet, janë të vlefshëm dhe prandaj ky vendim më bën të kënaqur. Mjekët tanë kanë vërtetuar se mund të kryejnë operacionet më komplekse…

Lexo më Shumë