Author: almakos

Kishin ardhur për pushime në vendlindje, por gjetën vdekjen. Ky ishte fati i dy personave me inicialet  F.XH. dhe M.XH., nga Çollopeku i Tetovës, të cilët babë dhe birë mbetën të vrarë  dhe një tjetër mbeti i plagosur, nga kushëriri i tyre, 59 vjeçarë, për motive siç tha Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski,   çështje të pazgjidhura pronësore. Nga MPB  sot kanë dhënë detaje shtesë nga tragjedia,  nga ku thonë se në vendin e ngjarjes janë gjetur 3 pistoleta. MINSITRIA E PUNËVE TË BRENDSHME “Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer edhe prokurori publik dhe ekipi inspektues i SPB-Tetovë,…

Lexo më Shumë

Lidhja e sindikatave të Maqedonisë së Veriut prezantoi metodologjinë e re të llogaritjes së shportës minimale sindikale, e cila do të jetë baza mbi të cilën sindikatat nga viti 2024 do të avokojnë për rritje të pagave të punonjësve. Sipas llogaritjes së profesorëve dhe ish-ministrave të financave që krijuan shportën e re minimale Nikolla Popovski dhe Dragan Tevdovski, për nevojat elementare të familjes katër anëtarëshe dy prindër dhe dy fëmijë që shkojnë në shkollë nevojiten 56.522 denarë. Në prezantim u theksua se familjet që paguajnë qira e kanë më të vështirë, sepse shporta e tyre sindikale është për 21.324 denarë…

Lexo më Shumë

Të gjitha kompanitë blerëse në Maqedoninë e Veriut prej sot do ta blejnë duhanin me çmim 10 për qind më të lartë. Siç informoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikolovski në takimin me gazetarët, këtë vendim e morën mbrëmë kompanitë. Çmimin e duhanit në fillim e rriti Kombinati i duhanit Prilep, ndërsa menjëherë pastaj edhe Qeveria doli me përkrahje shtesë për duhanxhinjtë. Ata do të marrin subvencionim shtesë 20-30 denarë, ndërsa nga viti 2024 edhe “naftë të gjelbër”, si dhe 6.000 denarë mbështetje për hektar sipërfaqe. Siç vlerësoi Nikollovski, subvencioni duhet të arrijë 100 – 110…

Lexo më Shumë

Lidhja Europiane për Ndryshim akuzon BDI-në se po jep tender në vlerë prej 4 milionë euro nëntokës serbe. ”Këto ditë të fundvitit, kur partia shqiptare në pushtet mundohet t’u hedhë hi syve shqiptarëve me krekosjen se po e marrin kryeministrin teknik, i cili përveçse duhet ta mbajë të ngrohtë zyrën e kryeministrit gjatë periudhës së dimrit, nuk do të ketë asnjë kompetencë ligjore, nga ana tjetër po ata e thellojnë bashkëpunimin me kompani të Beogradit, pronarët të së cilës – sipas mediave serbe – janë struktura kriminele të nëntokës serbe. Pra, në opinion patriotë mburravecë, ndërsa prapakamerave i forcojnë lidhjet…

Lexo më Shumë

Në konferencën e sotme të përbashkët për media me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe ministrin e Financave Fatmir Besimi, ministri i Shëndetësisë, dr. Fatmir Mexhiti, informoi se është miratuar punësimi i përhershëm për 1117 persona të angazhuar në shëndetësinë publike. Në vijim ju përcjellim deklaratën e tij në tërësi: “Investimi në punonjësit shëndetësor është një nga segmentet më të rëndësishme për të ardhmen e kujdesit shëndetësor publik. Në krijimin e politikave shëndetësore, jetike është zgjidhja e statusit të mjekëve, tteknikëve, personelit mjekësor dhe jomjekësor me punësim të përhershëm. Sot po zgjidhim statusin e 1.117 personave, personel mjekësor, personelit ndihmës-teknik, higjienistëve dhe…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimtar Kovaçevski ka sjellë vendim që punësimin e 1 117 persona në institucionet shëndetësore në kohë të pacaktuar. Ai tha se mes personave të cilët do të marrin marrëveshje për kohë të pacaktuar janë persona për të cilët ka kërkesë nga institucionet shëndetësore. “Mjekët tanë dëshmuan se mund të realizojnë operacionet më të komplikuara, të cilat nuk kanë qenë. Për këtë shkak të gjithë mjekët e rinj të cilët punojnë me marrëveshje do të ngelin në institucionet shëndetësore publike në të cilat punojnë dhe e realizojnë detyrën e tyre. Me këtë ndryshim shpresoj se do të jenë të kënaqur…

Lexo më Shumë

Sipas qëndrimit të Shtabit të Përgjithshëm, për fat të keq kësaj radhe nuk mund të japim përgjigje pozitive sepse bëhet fjalë për pajisje që janë pjesë e formacionit tonë, gjegjësisht nevoja e ushtrisë së RMV-së, tha ministrja Slavjanka Petrovska për kërkesën nga Ukraina për ndihma e re ushtarake. Këtë e njoftoi Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Armatës së Maqedonisë, në konferencën e rregullt vjetore për media.“Sipas qëndrimit të Shtabit të Përgjithshëm, që në thelb është shumë i rëndësishëm në marrjen e vendimit, është se fatkeqësisht këtë herë nuk mund të japim përgjigje pozitive sepse bëhet fjalë për…

Lexo më Shumë

Situata është e qartë, ASH ka mbetur të përcaktohet dhe në baza të asaj se ku shkon përcaktohet edhe rezultati i zgjedhjeve. Kështu tha Arben Fetai në emisionin “Intervistë në SHENJA”, duke prezantuar rezultatet e anketës së institutit “Arben Xhaferi”. “Nëse Aleanca nëse shkon me BDI-në dihet se ai bllok fiton por edhe nëse ASH garon e vetme kjo i mundëson BDI-së të fitojë zgjedhjet, sepse vota opozitare do të përçahet”, tha Arben Fetai. MARKETING

Lexo më Shumë

Është shqetësues niveli i mundshëm i abstenimit i shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme. Kështu tha drejtori i institutit “Arben Xhaferi”, Arben Fetai në emisionin “intervistë në SHENJA”, gjatë prezantimit të anketës që ky institut e ka bërë. Nga pyetja që u kanë bërë nëse javën e ardhshme do të mbahen zgjedhjet a do të kishin dalë të votojnë vetëm 45% sipas tij janë të sigurt se do të dalin të votojnë. “Afër 12% thonë  që ndoshta po, por që ajo që është shqetësuese është se afro 43% na kanë thënë se nuk votojnë assesi ose nuk janë të përcaktuar dhe…

Lexo më Shumë

Ministria për Financa ka sqaruar që Buxheti për vitin 2024 është miratuar sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, buxhet me të hyra që arrijnë 310.1 miliardë denarë, apo 10 % më shumë se vitin paraprak. “Sot në Kuvendin e RMV-së u miratua propozimi i plotësuar i Buxhetit për vitin 2024, me ç’rast targetohen prioritetet dhe mjetet shpërndahen në mënyrë të duhur për plotësimin e nevojave publike të qytetarëve dhe kompanive”, njoftoi Ministria. Në seancën e 135-të, për Buxhetin e Maqedonisë së Veriut për vitin 2024, votuan 63 deputetë “për”, të “përmbajtur” 25, ndërsa “kundër” asnjë. Ministria theksoi që shpenzimet…

Lexo më Shumë

Zv.skryeministrja për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Grkovska, thotë se personat që janë futur në listën e zezë në SHBA nuk duhet të jenë në poste publike apo të jenë kandidatë për pozita publike. Ajo theksoi se kjo masë ka për qëllim rritjen e besimit tek institucionet. “Kam dhënë një iniciativë, të cilën qeveria e pranoi, për ndryshimin e ligjit për masat kufizuese, e cila do të rrisë shtrirjen e masave kufizuese dhe do t’i referohet edhe krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit dhe ramë dakord me organin koordinues të përbërë nga disa institucione të shtohen edhe kërcënimet si…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga sot në një deklaratë për mediat i pyetur se deri ku është procesi për ekstradimin e të dyshuarit të parë Lupço Palevski – Palço për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, tha se nuk ka asnjë informacion të ri për të dhe se nëse ka informacione të reja do të ndahen me publikun në kohë. “Deri më tani nuk kemi ndonjë informacion shtesë për ta ndarë me ju. E thamë edhe herën e fundit në konferencën për shtyp edhe me kryeministrin, kurdo që të kemi do ta ndajmë me opinionin dhe me ju”, deklaroi…

Lexo më Shumë