Në vitin 2024 të gjithë qytetarët e vendit do të kenë tetë fundjava të zgjatura. Nga gjithsej 11 ditë jopune për të gjithë qytetarët, tetë ose janë të ptemten ose të hënën dhe lidhen me fundjavën, ose ndërkaq janë të dielën dhe në pajtim me Ligjin, ditët jopune zhvendosen të hënën. Fundjava e parë e zgjatur për të gjithë qytetarët do të jetë gjatë festave të fundvitit, kur ditë jopune është 1 janari, e hënë. Ditë e dytë jopune që lidhet me fundjavën është 7 janari, Krishtlindja, e cila është të dielën, por zhvendoset si ditë jopune më 8 janar,…
Author: almakos
Funksionarët e vendit kanë dërguar urimet e tyre për qytetarët për vitin e ri. Ajo që dominon bindshëm në pjesën më të madhe të urimeve janë ekonomia dhe BE-ja. Kryeministri Dimitar Kovaçevski në video urim theksoi se viti i kaluar nuk ka qenë i lehtë, por, siç thotë ai, kanë bërë shumë brenda mundësive. Në urim ai rendit rritjen e pagave dhe pensioneve, masat për kategoritë vulnerabël, investimet e huaja, uljen e papunësisë dhe rritjen e punësimit. DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYMINISTËR “Të vazhdojmë të përmirësojmë jetën e qytetarëve. Le të bëjmë gjithashtu atë që është më e rëndësishmja , t’i mbajmë…
Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër 18 personave fizik dhe një subjekti juridik për disa vepra penale, përfshirë kontrabandën e vazhdueshme, falsifikimin e dokumenteve, falsifikimin kompjuterik, fshehjen e mallrave që i nënshtrohen kontrabandës dhe mashtrimit doganor, parandalimin e provave dhe abuzimi i të dhënave personale. Në periudhën gusht 2020 deri në prill 2022, të pandehurit kanë kryer transferimin përmes linjës doganore të mallit të padeklaruar – vetura luksoze në vlerë totale në masë të madhe. Është konstatuar se këta persona shmangnin kontrollin doganor, falsifikonin dokumente zyrtare dhe përdornin dokumente publike false si të vërteta për të…
Nga 1 janari do të shtrenjtohet parkimi në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit. Siç informon koncesionari “TAV Makedonija”, çmimet prej 100 denarë për një orë, 150 denarë për dy orë dhe 200 denarë për tre orë mbeten të njëjta. Parkimi në aeroport për më shumë se tre orë do të rritet për 50 denarë, gjegjësisht nga 250 në 300 denarë, 4-6 orë do të parkohet 400 denarë, 6-8 orë 500 denarë dhe 1000 në vend të 850 denarë për 8-24 orë. Për 1.000 denarë do të shtrenjtohet parkimi për disa ditë, kështu që për tre deri në pesë ditë parkimi do…
Gjatë festave të Vitit të Ri, ISHP “Shtëpia e shëndetit Shkup” do të kujdeset për gjendjen shëndetësore të qytetarëve gjatë 24 orëve, thonë për MIA-n nga ky institucion. “Më 31 dhjetor, e diel, gjatë ditës dhe natës për natën e Vitit të Ri, si dhe më 1 Janar, me kujdestari do të punojnë poliklinikat kujdestare për kujdes shëndetësor në turnin e tretë, e diel dhe festa në poliklinikat Jane Sandanski, Çair, Çento, Shuto Orizare, Gjorçe Petrov, Draçevë dhe Bit Pazar. Për festat e ardhshme të Krishtlindjeve – 7 dhe 8 janar, për qytetarët që kanë nevojë për ndihmë mjekësore, do…
Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka njoftuar se ka ngritur padi kundër 18 personave fizik dhe një personi juridik për kontrabandë me vetura luksoze me vlerë të përgjithshme mbi gjysmë milioni euro. Veprat penale për të cilat ata akuzohen përfshijnë falsifikimin e dokumenteve, falsifikimin kompjuterik, fshehjen e mallrave që janë lëndë e kontrabandimit dhe mashtrimit doganor, pengimin e provave dhe keqpërdorimin e të dhënave personale, transmeton Portalb.mk. Sipas aktakuzës, në periudhën gusht 2020 deri në prill 2022, të pandehurit përmes linjës doganore kanë bartur mallra të padeklaruara, gjegjësisht vetura luksoze. Ata kanë shmangur kontrollin doganor dhe kanë falsifikuar dokumentet zyrtare. Më pas…
Ministria e Shëndetësisë, informon se të gjitha institucionet publike shëndetësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në prag të festës së ndërrimit të viteve, janë të gatshme me ekipe të shërbimit kujdestar për të siguruar kujdesin e nevojshëm shëndetësor për pacientët. “Për të shmangur pasojat e padëshiruara si helmimet nga alkooli dhe aksidentet në trafik, apelojmë qytetarët që të festojnë në mënyrë të qetë dhe dinjitoze duke konsumuar pije alkoolike në sasi të moderuar dhe të kenë kujdes nga marrja e tepërt e ushqimit. Parandalimi i dehjes nga alkooli në natën e ndërrimit të viteve, është i rëndësishëm për shëndetin…
Ish-drejtori i shërbimit sekret , Sasho Mijalkov dhe ish-prokurorja publike speciale Katica Janeva, janë liruar nga burgu për natën e ndërrimit të viteve, përkatësisht festat do t’i festojnë në liri. Nga Autoriteti i Zbatimit të Sankaioneve pë “Fokus” kanë sqaruar se të dy do të marrin ditët e lira që u takojnë ligjërisht. Më konkretisht, Janeva do të shfrytëzojë ditët nga pushimet vjetore, ndërsa Mijalkov do ta shfrytëzojë lirinë e fundjavës. Janeva është duke e vuajtur dënimin me 7 vite burg për rastin “Reket” në repartin e grave në burgun e Idrizovës. Ndërkaq, Mijalkov ndodhet në burgun e Strugës, ku…
Vendimi i Këshillit gjyqësor me të cilin ish kryetarja e Këshillit, Vesna Dameva është shkarkuar nga posti i kryetares është anuluar, konfirmuan nga Gjykata administrative për MIA-n. Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga e ka përshëndetur këtë vendim me të cilin ajo kthehet në kryesinë e Këshillit gjyqësor. “Kjo vërteton të gjitha pretendimet e ministrit që ka pasur në periudhën e kaluar për punën dhe veprimet e Këshillit gjyqësor, gjë që dëshmon se ky institucion ka nevojë për reforma”, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë. Prej atje shtojnë se vendimi i Gjykatës administrative jep shpresë për kthimin e besimit në…
Seanca e parë e re plenare në vitin 2024 është caktuar për 16 janar, informojnë nga Kuvendi. Në rendin e ditës janë disa pika me materiale të reja të mbërritura. Tani për tani në këtë seancë të 138-të në rend dite janë Propozimi-ligji për plotësimin e Ligjit për Avokatin e Shtetit, Propozim-ligji për nëpunësit administrativë, Propozim-ligji për të punësuarit në sektorin publik, Propozim-ligji për zhvillim dhe aftësim profesional dhe trajnim të nëpunësve të administratës, Propozim-ligji për siguri të rrjeteve dhe sistemeve informative dhe transformimit digjital, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhim elektronik dhe shërbime elektronike, Propozim-ligji për…
Maqedonia e Veriut është nën mesataren botërore në perceptimet se si do të jetë viti i ardhshëm 2024. Sipas një sondazhi global, të realizuar në vendin tonë nga agjencia “Brima”, 20 % e të anketuarve në vend mendojnë se viti 2024 do të jetë më i mirë se viti 2023, ndërsa mesatarja botërore është 39%, 34 % mendojnë se do të jetë më keq , ndërsa mesatarja botërore është 26% dhe 40 % mendojnë se do të jetë e njëjtë me vitin 2023, ndërsa mesatarja botërore është 28% . Në rajon, Kosova (68%) dhe Shqipëria (57%) janë me shkallën më…
Me fishkëllima, brohoritje, e pankarta me mbishkrime të ndryshme, të rinjtë e Lidhjes Evropiane për Ndryshim, protestuan para Këshillit Gjyqësorë, në shenjë revolte ndaj iniciativës për shkarkimin e Besa Ademit nga funksioni i Kryetares së Gjykatës Supreme. Ata akuzuan BDI-në se ka kapur gjyqësorin ndërsa theksuan se arsyeja përse po kërkohet shkarkimi i Ademit, është fakti se ajo nuk ra nën presion të BDI-së për të falur dhe rikthyer ish kryeministrin Nikolla Gruevski. “Sot Këshilli gjyqësor merr në pyetje kryetaren e Gjykatës Supreme, zonjën e nderuar Besa Ademi, me qëllim që ta shkarkoj atë. Pyesim publikisht: “Me këto veprime, a…

