Author: almakos

Kryeministri Dimitar Kovaçevski njoftoi sot se bisedimet për një front të gjërë evropian tashmë kanë filluar me disa nga partnerët e koalicionit dhe theksoi se me kalimin e kohës ato do të intensifikohen në raport me ecurinë e zgjedhjeve. DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR “Qeveria teknike është një detyrim ligjor. Njejtë sikur të më pyesni mua nëse do të dorëzoj dorëheqjen në 100 ditët para qeverisë dhe unë të ju them jo, do ta dorëzoj në ditën e 96. Kjo është mospërfillje e ligjit. Të gjitha palët duhet të përmbushin detyrimet e tyre, në mënyrë që të mos mbetet asnjë njollë në…

Lexo më Shumë

Nga mesi i janarit duhet të fillojnë procedurat për zgjedhjen e Qeverisë teknike, e cila duhet të punojë në realizimin e zgjedhjeve të ardhshme që do të mbahen më 8 maj. Në një intervistë për MIA-n kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili është propozuar për kryeministër të Qeverisë teknike, tregoi se si do të zhvillohen këto ndryshime në afatin kohor. Xhaferi tha se më saktë do të dihet me siguri deri më 9 janar kur do të mbahet koordinimi i parë me grupet e deputetëve në vitin 2024. Sipas tij, deri më 20 janar do të përzgjidhet kryetari i…

Lexo më Shumë

Në Çellopek të Komunës së Bervenicës në Tetovë para gjysmë ore ka pasur të shtëna, ku sipas informacioneve të para ka edhe të vdekur edhe të plagosur, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për konflikt mes fqinjëve. Telegrafi Maqedoni ka kontaktuar me Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë, por nuk është konfirmuar asgjë rreth kësaj ngjarje tragjike. Lajmi në përditësim… MARKETING

Lexo më Shumë

Numër dyshifror të ilaçeve të reja në listën pozitive shumë shpejtë, paralajmëroi sot ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, duke u përgjigjur në pyetjet, pas brifingut me gazetarë. Ministri tha se ishte bërë shumë mund për punësim të përhershëm të punonjësve shëndetësorë, të cilët pas disa viteve janë angazhuar me punë në shëndetësi. Ai shtoi se kjo mbetet nën shenjën pikëpyetje edhe disa ditë, deri të premten, kur do të jetë përgjigjja përfundimtare. Numrat ishin harmonizuar me Ministrinë e Financave dhe Fondin e Shëndetësisë, por, ishte i nevojshëm edhe një takim për vendim definitiv. Në lidhje me ajrin e ndotur, ai…

Lexo më Shumë

Gjatë këtij viti përfshirë nëntorin, në rrugët e Maqedonisë së Veriut ka pasur gjithsej 106 aksidente me pasoja në vdekje, në të cilat jetën e kanë humbur 114 persona, informoi kryetarja e Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRR), Gordana Kozhuvarovska, në brifing me mediat. Theksoi se shënohet ulje e numrit të aksidenteve me të vdekur në raport me vitin e kaluar 2022 në të cilin ka pasur gjithsej 109 aksidente me 116 persona të vdekur. “Siguria në komunikacion është imeparativ i të gjithë subjekteve nga sfera e komunikacionit, por është e rëndësishme edhe për çdo njeri sepse çdonjëri…

Lexo më Shumë

Seanca e Komisionit kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot zhvllohet në atmosferë të tensionuar pasi që deputetja e partive opozitare shqiptare Safije Sadiki kërkoi të mos vendoset në votim propozimi për anëtar të KSHZ-së, Zulfi Adili i mbështetur nga Partia Demokratike Evropiane e Arjanit Hoxhës, i cili u refuzua nga anëtarët e partisë në pushtet. Ajo potencoi se kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi përpiqet t’i sabotojë zgjedhjet. Theksoi se ky vend në KSHZ i takon opozitës shqiptare – Alternativls dhe BESË-s. Anëtarët e Komisionit të partive opozitare shqiptare dhe VMRO-DPMNE-së opozitare kanë filluar të trokasin në tryeza dhe…

Lexo më Shumë

Kryetari Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari shprehu qëndrimin e tij për nevojën e një debati të hapur pas zgjedhjeve mbi një ndryshim të Kushtetutës dhe një rregullim të ri të strukturës shtetërore, përcjell Telegrafi Maqedoni. Taravari theksoi se ky nuk është një qëndrim nacionalist, por një perspektivë që synon një sistem më funksional dhe zhvillim të vazhdueshëm për vendin. “Është legjitime të flitet për një Kushtetutë të re, nëse kjo aktuale është arnuar 100 herë. Është legjitime të flitet për një të re që do të jetë shumë më funksionale dhe do t’i mundësojë vendit të zhvillohet shumë më mirë…

Lexo më Shumë

Nga mesi i janarit duhet të fillojnë procedurat formalie-juridike për përgatitje për zgjedhjen e Qeverisë teknike, e cila duhet të punojë në realizimin e zgjedhjeve për të përzgjedhurit e popullit më 8 maj. Në një intervistë për MIA-n kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili është propozuar për kryeministër të Qeverisë teknike deklaroi se si do të zhvillohen këto ndryshime në kuptim të tajmingut do të dihet me siguri deri më 9 janar kur do të mbahet koordinimi i parë me grupet e deputetëve në vitin 2024. Sipas tij, deri më 20 janar do të përzgjedhej kryetari i ri i…

Lexo më Shumë

Në Maqedoninë e Veriut vetëm gjysma e qytetarëve kanë arritur të pajisen me dokumentet e reja personale, në të cilat figuron emri i ri i shtetit. Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se deri më 25 dhjetor të këtij viti ka dorëzuar 1 milion e 151 mijë e 628 pasaporta të reja, 993 mijë e 966 letërnjoftime dhe 525 mijë e 225 patentë shoferi kundrejt 1 milion e 836 mijë qytetarëve shtetas të Maqedonisë së Veriut. Ndryshe, të gjithë shtetasit maqedonas duhet të ndryshojnë dokumentet personale deri më 13 shkurt…

Lexo më Shumë

Sot, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka miratuar propozimin të Ministrisë së Ekonomisë për kufizimi i çmimeve produkteve të vazhdojë deri më 31 janar, duke ofruar një mbrojtje shtesë për xhepin e konsumatorëve gjatë kësaj periudhe festive. Ndër produktet që përfshihen në këtë rregullim janë orizi i bardhë, mielli i grurit, buka e bardhë dhe gjysmë e bardhë, biskotat e caktuara, vafelat, makarona, mish dhe produkte mishi, kos dhe produkte qumështi, si dhe vezë të freskëta pule. Gjithashtu, Qeveria miratoi ndryshime në çmimet e ujit mineral të gazuar dhe të gazuar, pijeve të gazuara dhe të gazuara dhe…

Lexo më Shumë

26 dhjetor 2023 Tashmë ka kohë që kemi ngritur zërin për diskriminimin që na bëhet neve shqiptarëve në çdo fushë nga ky pushtet i korruptuar në ikje i cili e ka ngulfatur qytetarin tashmë më shumë se 20 vite. Sot në fokus kemi shëndetësinë, ku diskriminimi ndaj shqiptarëve është në përmasa alarmante, kurse këtë më së miri do ta qartësojmë me numra konkret për vitin 2022. Kështu, në vitin 2022, Fondi i sigurimit shëndetësor për Spitalin Klinik të Shtipit kishte ndarë 12.137 denarë për kokë të të siguruarit, në Spitalin Klinik të Manastirit kishte ndarë 9.608 denarë, kurse për Spitalin…

Lexo më Shumë

Shfrytëzuesit e energjisë elektrike nga blloku i parë që kanë konsumin më të ulët nga 1 janari do të paguajnë energjinë më të lirë, çmimi i energjisë elektrike për përdoruesit e bllokut të dytë mbetet i njëjtë, ndërsa çmimi i energjisë elektrike për përdoruesit e bllokut të tretë dhe të katërt do te rritet. Varësisht nga konsumi, një familje mesatare me konsum mesatar do të paguajë të njëjtat fatura si më parë, tha kryetari i Komisionit rregullativ për energji, Marko Bislimovski. MARKO BISLIMOVSKI, KRYETARI KOMISIONIT RREGULLATOR TË ENERGJETIKËS “Çmimi për bllokun e parë ulet me 5.16%, blloku i dytë dhe…

Lexo më Shumë