Kryeprokurorit Ljubomir Jovevskit I përfundoi mandati gjashtëvjeçar. Me një deklaratë me shkrim të publikuar në faqen e prokurorisë, ai shkruan se e ka kryer detyrën me krenari dhe kënaqësi. Dekleratën ai e nis me fjalët e ish-presidentit amerikan Lincoln, se duhet besuar në fuqinë e ligjit dhe që besimi të jetë nxitje për kryerjen e detyrës. Joveski është i vetëdijshëm për kritikat dhe besimin e ulët, por thotë se fotografia nuk ishte aq e zymtë sa e portretizonin anketat. LJUBOMIR JOVESKI, KRYEPROKUROR “Dua të theksoj se shpesh për shkak të mosnjohjes së gjendjes reale apo qëllimisht, organet e drejtësisë, pra…
Author: almakos
Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti ka bërë të ditur se në vitin 2024 do të ketë masa më të rrepta për pirjen e duhanit. Ai këtë e tha në spitalin e Tetovës ku mori pjesë në promovimin e dhomës së gjidhënies, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se a do të ndërmerren masa shtesë për shkak të intensifikimit të ndotjes së ajrit dhe problemeve të personave me sëmundje respiratore. “Sot folëm në kolegjiumin e rregullt të së hënës me shërbimet në Ministri. Në vitin e ardhshëm 2024 do të ketë masa rigoroze për pirjen e duhanit dhe është nënshkruar një…
Kryetari i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Micksoki e ka cilësuar si folklor parazgjedhor faktin që Lëvizja Vetëvendosje i është bashkuar opozitës shqiptare.Megjithatë ai tha se, kjo nuk ndryshon pozicionin e tij se në rast se fitojnë zgjedhjet, të bëjnë koalicion me opozitën shqiptare.“Ai është vendim i atyre që i kanë zgjedhur. Supozoj se ata njerëz për të qenë pjesë e listave, duhet të jenë me nënshtetësi maqedonase, të jenë qytetarë të Maqedonisë, t’i respektojnë normat ligjore dhe kushtetuese. Kështu që, ndoshta mund t’i pyesni ata njerëz që i kanë përfshirë ata njerëz se, cili dhe çfarë ka qenë qëllimi i…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka dhënë një intervistë ka theksuar se sukseset e Qeverisë në mbrojtjen e standardit të qytetarëve dhe menaxhimin e krizës. Kovaçevski vlerësoi se masat e miratuara kundër krizës kanë përmirësuar likuiditetin e kompanive dhe kanë siguruar transferta prej 2.6 miliardë euro për qytetarët dhe bizneset në tre vitet e fundit. “Ne jemi një vend që kemi përjetuar shumë periudha krize gjatë historisë, por si tre, katër vitet e fundit kemi pasur kriza të njëpasnjëshme, fillimisht kriza shëndetësore, pastaj kriza energjitike, kriza ekonomike, kriza të tilla rrallë ka pasur. Nuk ka pasur kurrë pas…
Policia Financiare pritet që sot të futet në Qytetin e Shkupit për të kontrolluar se si është realizuar dekorimi i kryeqytetit për Vitin e Ri. Pas komenteve në opinion për dekorimin e Qytetit të Shkupit për Vitin e Ri dhe reagimeve se nuk është shpallur tender, Qyteti i Shkupit ka dalë me informacion se dekorimi i sheshit të qytetit, rrugëve kryesore dhe bazarit të Vitit të Ri është financuar përmes një thirrje publike e cila është publikuar në përputhje me aktet dhe rregulloret, si të gjitha thirrjet e tjera publike.“Kjo është thënë disa herë deri tani, është elaboruar në hollësi…
Tërmet me magnitudë lokale Rihter ML2. 3 u regjistrua herët në mëngjes në orën 03:26. Epiqendra e tërmetit ishte 20 kilometra në veriperëndim të Shkupit, në Kosovë, njoftoi Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Shkencë-Matematikor në Shkup.Tërmeti është ndjerë nga popullata në rrethinën e qytetit të Shkupit, me intensitet III gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane. MARKETING
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të lagështa. Nga atje theksojnë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. “Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM. Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut. MARKETING
Lëvizja Demokratike, Lëvizja Besa dhe Alternativa, të bashkuar në Lidhjen Evropiane për Ndryshim, sot kanë bërë hapjen e zyrave të përbashkëta në Shkup. Kryetari i LD-së, Izet Mexhiti, sqaroi se edhe kampanja do të jetë e përbashkët dhe poashtu do të dalin në zgjedhje me lista të përbashkëta. Mexhiti informoi se këtij fronti nga sot iu është shtuar edhe një parti tjetër shqiptare, Lëvizja Vetëvendosje. Ndërkaq, Mexhiti përsëri ka drejtuar një sërë akuzash për Qeverinë, për mos sigurimin e anëtarit të tyre në KSHZ. IZET MEXHITI,KRYETAR I LËVIZJES DEMOKRATIKE “Këto e kanë njëllosë procesin zgjedhor prej tash, sepse 7 anëtarë…
Vendosja e kryqeve gjigande në venbanimet e përziera etnikisht po vazhdon të shkaktojë reagime. Një kryq i tillë është vendosur në hyrje të tregut të gjërave të vjetra në lagjen Kojnare të Kumanovës. Pas, këtij akti ka pasur disa reagime në rrjetet sociale. Ish-këshilltari komunal, Osama Muadini ka ngritur pyetjen retorike për nevojën e vendosjes së këtij simboli fetar për njërit prej komuniteteve. OSAMA MUADINI, QYTETAR “E çka pat nevojë që ky kryq të vendoset në hyrje të tregut të gjërave të vjetra në Kumanovë?! Kush e vendosi, në çfarë prone dhe me leje të kujt u vendos ky kryq?…
Në Bit Pazar të Shkupit është arrestuar një 35-vjeçar pasi i njëjti është kapur duke shitur mjete piroteknike në mënyrë të paligjshme.Policia njofton se nga i njëjti janë sekuestruar 2619 mjete të ndryshme piroteknike.“Sot (24.12.2023) në territorin e Bit Pazarit në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB-Shkupi kanë privuar nga liria V.V. (35) nga Shkupi, i cili u gjet duke shitur lëndë të ndryshme piroteknike në një tezgë të improvizuar. Në total janë sekuestruar 2619 mjete të ndryshme piroteknike. Pas dokumentimit të rastit, kundër V.V. do të bëhet kallëzim penal përkatës”, thonë nga MPB. MARKETING
Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit dje (23.12.2023) ka vazhduar me kontrollet në zonën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 143 masa. “Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 143 masa, nga të cilat 62 masa për tejkalim të shpejtësisë, 10 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, pesë masa për kalim në semaforë të kuq, 8 masa për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit…”, thonë nga MPB. MARKETING
Në listën “Iqair”, sot në mëngjes Shkupi është qyteti i 9-të më i ndotur në botë. Sipas të dhënave nga stacionet matëse të Ministrisë së Mjedisit, Shkupi dhe Strumicë kanë ajër shumë të ndotur, ndërsa ajri në Veles dhe Kavadar është mesatarisht i ndotur. Të gjitha qytetet e tjera janë më të ulëta, pra kanë ndotje të ulët ose shumë të ulët. Në botë qytetet e Indisë dhe Pakistanit janë në krye, pra janë më të ndoturit. MARKETING

