Me 97 vota “për”, deputetët në seancën e sotme kuvendore e votuan vendimin për zgjedhje të kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (KSHPK). Në përbërjen e re të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit janë Cveta Ristovska, Tatjana Dimitrovska, Sofija Spasova Medarska, Servet Demiri, Besnik Xhemaili, Biljana Karakashova Shulev dhe Zoran Bogoevski. Komisioni i ri duhet të fillojë të funksionojë më 8 shkurt. Për kryetar dhe anëtar të KSHPK-së janë paraqitur 41 kandidatë, të cilët më 23, 24, dhe 25 nëntor janë pyetur nga Komisioni për zgjedhje. MARKETING
Author: almakos
Prokuroria Themelore Publike informoi se I kanë pranuar rezultatet e autopsisë për Vanja Gjorçevskën dhe Pançe Zhezovskin, të cilët më 3 dhjetor u gjetën të vdekur në rrethinën e Shkupit dhe Velesit. Fjala është për gjetje që janë pjesë e hetimit që Prokuroria Themelore Publike Shkup e zhvillon kundër Ljupço Palevski-Palço, i dyshuari kryesor për vrasjen e Gjorçevskës dhe Pançes dhe pesë të dyshuarve të tjerë. Hetimi për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezovski nga Velesi filloi në fillim të këtij muaji dhe në të, përveç Palevskit, i cili dyshohet për veprat penale “rrëmbim” dhe “vrasje në…
Paga mesatare neto në tetor të vitit 2023 është rritur për 17,3% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar dhe ka qenë 38.843 denarë, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës. “Rritja e këtillë ka të bëjë, para se gjithash, për shkak të rritjes së pagës mesatare neto për të punësuarit në sektorët: Administratës publike dhe mbrojtjes; sigurimi i obliguar social (25,2%), furnizimi i ujit; pastrimi i ujërave të zeza, menaxhim me ujëra dhe veprimtari për sanim të mjedisit (20,2%), furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim (20%)”, informojnë nga Enti Shtetëror i Statistikës. Rritje të pagës…
Erë e përforcuar veriperëndimore do të fryjë nesër, ndërsa nga e diela moti do të jetë i qetë dhe relativisht ngrohtë, parashikon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Për shkak të paraqitjes së mjegullës temperaturat do të jenë më të ulëta nëpër lugina. Të dielën temperatura e ditës do të jetë në interval prej 7 deri në 15 gradë, të hënën nga 7 deri në 17 gradë, të martën nga 6 deri në 16 gradë. Siç njofton DPHM, gjatë ditës do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme lokale shiu, ndërsa në zonat malore me borë. Temperatura maksimale…
Policia financiare të hënën do të hyjë në Qytetin e Shkupit në lidhje me furnizimin për dekorimin e qytetit për fundvit. Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska ka informuar se dekorimi i kryeqytetit do të kushtojë 30 mijë euro, shumë më pak se vitet paraprake. Pas vërejtjeve të opinionit për dekorimin e Shkupit dhe reagimit se nuk është publikuar tender, nga Qyteti i Shkupit ka dalë me informacion se dekorimi i sheshit, rrugëve kryesore dhe bazarit të fundvitit janë financuar nëpërmjet thirrjes publike i cili ka qenë në përputhje me aktet dhe rregullore sikurse edhe thirrjet tjera publike. “Kjo…
Ministri i Shëndetësisë, Dr. Fatmir Mexhiti, në intervistën e mëngjesit për “Sloboden Peçat” ka bërë të ditur se për një kohë shumë të shkurtër do të kemi afërsisht më shumë se 10 ilaçe të vendosura në listën pozitive.“Më besoni, është vërtet punë e vështirë në Ministrinë e Shëndetësisë, në kabinet dhe në të gjithë ministrinë. Kjo është një pikë shumë e ndjeshme, lista pozitive e ilaçeve nuk është rishikuar apo përditësuar prej 15 vitesh. Kemi vepruar shumë seriozisht dhe një nga prioritetet e mia kryesore kur erdha ministër thashë se do të ishte lista pozitive. Ne atëherë nuk kishim protokolle…
Presidenti i RMV-së Stevo Pendarovski mbrëmë në “Kanal 5″, duke folur për problemin dhe zgjidhjen me Bullgarinë, lidhur me integrimet evropiane, theksoi se Bullgaria e ka shpenzuar potencialin e saj politik në Evropë për të qenë në gjendje të vendos veto të reja. “Unë pretendoj se Bullgaria ka shpenzuar kapitalin e saj politik në Evropë për të bllokuar një kandidat për anëtarësim në Union me këto marrëzi që ka bërë në 3 vitet e fundit. Dhe së fundi, unë pohoj se Europa u tha – ja të paktën diçka për ju, që të mos mbeteni pa asgjë nga të gjitha…
Dimri në vend dhe në hemisferën veriore të Tokës filloi sot në orën 4 e 27 minuta. Në të njëjtën kohë në hemisferën jugore të Tokës fillon vera. Dita e ardhjes së dimrit njihet edhe si solstici dimëror, gjegjësisht dita është më e shkurtër, ndërsa nata më e gjatë. Nga sot netët gradualisht do të bëhen më të shkurta dhe ditët më të gjata. Dielli në Shkup, në ditën e parë të dimrit lindi në orën 6 e 59 minuta, ndërsa do të perëndojë në orën 16 e 6 minuta. Dita do të zgjatë 9 orë e 7 minuta. E…
Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski sonte në emisionin “Samo intervju” në televizionin Kanal 5 tha se nuk pret që autoritetet turke ta zvarrisin procedurën për ekstradimin e Lupço Palevskit, i akuzuar i parë për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski nga Velesi. Ai nuk tregoi nëse ka kontaktuar me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan në lidhje me përshpejtimin e ekstradimit të Palevskit, por tha se Ministria e Drejtësisë ka marrë sinjale pozitive nga Turqia. “Në Ministrinë e Drejtësisë kanë marrë sinjale pozitive nga kolegët e tyre se do të veprohet maksimalisht shpejtë në kuadër të…
Anulohet greva e kontrollorëve të fluturimit, të paralajmëruar për më 25 dhjetor dhe 31 dhjetor, që të mos anulohet zgjedhja e kuadros operative që është e domosdoshme, informoi sot kryetari i Sindikatës së pavarur të kontrollorëve për fluturim (SPKF), Aleksandar Tasevski. Në takimin e sotëm dyorësh në Kontrollin për fluturime M-NAV, Sindikata ka vendosur megjithatë ta pranojë shpalljen për punësime që e ka kontestuar për shkak të pozitave që i konsideron jothelbësore dhe që ishte shkaku për riaktivizimin e vendimit për grevë nga tetori i këtij viti. “Morën vendim ta anulojmë grevën për disa shkaqe operative. Pamë se me aktivitetin…
Ish-drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Nikolla Vasev, sot është liruar nga aktakuza për “punë të pandërgjegjshme në shërbim”. Nga kjo aktakuzë janë liruar dhe dy mjekët, Igor Stojkovski dhe Maria Simonovski, pas padisë së paraqitur nga familja e pacientit të vdekur në vitin 2018. Sipas Gjykatjes Sllavica Naumovska, ky vendim vjen pasi duke pasur parasysh se nga dëshmitë e paraqitura gjatë procedurës nuk është dëshmuar vepra për të cilën ngarkohen. SLLAVICA NAUMOVSKA, GJYKATËSE “Prokurori publik gjatë gjykimit nuk arritën ta dëshmojnë kohën e saktë dhe mënyrën e kryerjes së veprës” Prokurorja publike, Lidia Raiçeviq, në deklaratë për media pas shpalljes…
Liderët e Lidhjes Europiane për Ndryshim, Afrim Gashi, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, sot, në Tiranë, realizuan takim me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. Në këtë takim miqësor e konstruktiv u riafirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera dhe nevoja për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, por edhe marrëdhëniet mes forcave intelektuale dhe politike në vendet tona, gjithë kjo me synim për përmbushjene aspiratave të kombit shqiptar për integrim në BE. Gjatë këtij takimi u diskutuan edhe rrethanat dhe zhvillimet aktuale politike, sfidat nëpër të cilat po kalojmë si shtet e rajon në raport me zhvillimet gjeopolitike dhe në raport me integrimin.…

