Author: almakos

Ministri i Jashtëm i RMV-së, Bujar Osmani thotë se korniza e negociatave është muri dhe se nuk i interesojnë nëse do të ketë kërkesa të reja nga pala bullgare. “Korniza e negociatave është tashmë muri, dhe absolutisht nuk më intereson nëse nesër do të ketë kërkesa të reja nga ndonjë qeveri bullgare, e cila mund të jetë më nacionaliste, ne kemi ndërtuar tashmë një mur në të cilin kemi përcaktuar saktësisht linjat që mund të kalojnë dhe çfarë nuk mundet”, tha minsiri i Jashtëm, Bujar Osmani në emisionin “Stadiumi” në Radio “Kanal 77”. Osmani më parë theksoi se vendi përfundoi…

Lexo më Shumë

Temperatura më të ulëta -3 gradë celsius janë matur mëngjesin e sotëm në Shkup-Petrovec dhe Berovë, ndërsa mbulesa e borës në Mavrovë është 30 centimetra, njoftojnë nga DPHM. -2 gradë janë matur në Strumicë dhe Demir Kapi, -1 Shkup-Zajçev Rid dhe Gjevgjeli, zero në Shtip, Kumanovë, Veles, Kavadar, 1 gradë në Kriva Pallankë, 3 Prilep, Dibër, Mavrovë, Lazaropole dhe Kodrën e Diellit, 4 Manastir, Dojran, Vinicë, 5 Tetovë, Krushevë, 6 Pretor dhe 7 gradë në Ohër.Trashësia e borës në orën 7 është 12 centimetra në Krushevë dhe 10 centimetra në Kodrën e Diellit. MARKETING

Lexo më Shumë

Një djalë 16-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Koçanit pasi më parë ishte sjellë në gjendje të pavetëdijshme. MPB njofton se personi është sjellë në spital dje rreth orës 20:30. “Pavarësisht ndihmës mjekësore dhe reanimacionit të dhënë, ai ka ndërruar jetë, ndërsa vdekja është konstatuar nga mjeku”, thonë autoritetet. Informacionet fillestare janë se në trup nuk ka shenja dhune, por fjalën e fundit për këtë duhet ta japë raporti i autopsisë./Telegrafi/ MARKETING

Lexo më Shumë

VMRO DPMNE ka kërkuar nga ministri i brendshëm Oliver Spasovski  që të përgjigjet para opinionit se si i ka shpëtuar nga sytë djali i komandant Bacit, Naim Samiu, nga Shemshova e Tetovës, i dënuar për 3 vepra penale dhe një akt arrest shtëpiak. Zëdhënësi i Partisë, Naum Stoillkovski pyet se si ka mundësi që policia të sjellë në shtëpi një të arrestuar nga gjykata ndërkohë që po përgatitet një urdhër ndalimi aktiv, për ta kërkuar të nesërmen për t’u marrë në paraburgim dhe i arrestuari tashmë është arratisur? Naum Stoillkovski “Oliver Spasovski nuk është përgjigjur se ku është personi Naim…

Lexo më Shumë

Alex Batty, djali britanik i zhdukur që u gjet javën e kaluar duke ecur i vetëm pranë qytetit francez të Toulouse, ka treguar zyrtarisht historinë e tij – dhe ka bërë korrigjime në deklaratat e tij të mëparshme. Alex, i cili tani është 17 vjeç, u zhduk pas një udhëtimi të planifikuar në Spanjë me nënën dhe gjyshin e tij në vitin 2017, kur ai ishte 11 vjeç. Asnjë nga ta nuk ishte kujdestari i tij ligjor në atë kohë. Këtë javë, Alex u kthye për të jetuar me gjyshen e tij në Angli, pasi ajo ishte kujdestarja e tij…

Lexo më Shumë

Pritjen e gjata në kufirin me Kosovën do të reduktohen. Kuvendi ka ratifikuar propozimin e Qeverisë për heqjen e kufirit me Kosovën nëpërmjet vendosjes së një pike të përbashkët kontrolli me aplikacion dhe data-bazë të përbashkët. Zëvendëskryeministri  i parë, Artan Grubi, në rrjetin social Facebook,  ka shkruar se një rajon i hapur i kontribuon zhvillimit të përgjithshëm, njohjes së ndërsjellë, rrënimit të paragjykimeve, fqinjësisë së mirë dhe hapërimit më të shpejtë drejt horizontit të përbashkët të Evropës. ARTAN GRUBI, ZV /KRYEMINISTËR “Ky fundvit po sjell një tjetër lajm të bukur sa i përket heqjes së barrierave vështirësuese të lëvizjes sonë…

Lexo më Shumë

Në Berovë, Manastir dhe Kodrën e Diellit mëngjesin e sotëm në ora 7 janë matur – 4 gradë, -3 Shkup-Petrovec, Strumicë dhe Prilep, -2 Kavadar, Shtip, Gjevgjeli, Hanet e Mavrovës, Krushevë dhe Lazaropole, -1 Kriva Pallankë, Tetovë, Kumanovë, Demir Kapi, Veles, 0 në Shkup-Zajçev Rid, Vinicë, Ohër dhe Dojran dhe 1 gradë në Pretor dhe Dibër. Një shtresë dëbore prej 38 centimetrash ka në Hanet e Mavrovës në Krushevë 20, në Kodrën e Diellit 12, ndërsa në Gjurishtë një centimetër. Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Paradite do të ketë mjegull në…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës i publikoi rezultatet e konkursit për bursa për nxënësit që janë reagjistruar në paralele duale në shkollate mesme publike në vitin shkollor 2023/2024, transmeton Portalb.mk. Konkursi i MASH-it është për ndarjen e 1500 bursave për nxënës që janë regjistruar në paralele duale (paralele në arsim profesionist në të cilat do të realizohet arsim praktik me numër të rritur të orëve në pajtueshmëri me programet për arsim profresionist), përpos për nxënësit e drejtimeve të shëndetësisë. Nga MASH njoftuan se, çdo fitues i bursës duhet të shkarkojë një marrëveshje adekuate për bursë (i qasshëm në formë elektronike) dhe…

Lexo më Shumë

Me datë 23.12.2023, zyrtarë policorë nga SPB Manastir kanë ndaluar Z.T.(60) nga Manastiri. “Përkatësisht, me datë 23.12.2023 nga ora 00:20 deri në ora 01:05, me urdhër të Gjykatës Themelore të Manastirit, është kryer bastisje në një banesë dhe dhomë komunale në Manastir, në pronësi të Z.T.(60) nga Manastiri, gjatë së cilës janë gjetur 4.080 copë mjete të ndryshme piroteknike. Paraprakisht, më 22.12.2023 në ora 20:30 në rrugën “Filipi i Dytë i Maqedonisë” në Manastir, gjatë kontrollit të automjetit “Polo” me targa të Manastirit, në pronësi të Z.T, u gjetën 2.713 copë lëndë të ndryshme piroteknike. Pas dokumentimit të ngjarjes ndaj…

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI Ali Ahmeti në fjalimin e tij sot para aktiviti partiak ka përmendur të arriturat e partisë, duke shtuar se punët do të vazhdojnë edhe më tej deri në arritjen e finalizimit të projektit të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian. Fjalimi i plotë: Po bëhen 22 vite që nuk shënuam asnjë humbje, gjithmonë në krye të tabelës dhe këtë e ka bërë baza e fortë e BDI që nga këshilli vendor e deri tek organet drejtuese të BDO-së. Na ka bërë të fortë poorosia e madhe ndërbreza e rilindasve se duke qenë bashkë bashkë jemi më të…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se nesër sportelet për dhënien e dokumenteve të gatshme do të jenë të hapura në objektet e RTVM-së dhe Bekos. Ministria njofton qytetarët se nesër sportelet për dhënien e dokumenteve të gatshme do të punojnë në objektet e RTVM-së (nga ora 08:00-20:00) dhe Beko (nga ora 08:00-16:00). MARKETING

Lexo më Shumë

“Vetëvendosje do të pjesë pjesë e zgjedhjeve të majit të 2024 në Maqedoninë e Veriut”, paralajmëroi sot kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në takimin me mediat bashkë krerët e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami dhe të Alternativës, Afrim Gashi, përcjell INA. “Kësaj here nuk e kemi vetem mbështetjen, por ata janë partnerë dhe pjesë e zgjedhjeve”, theksoi Mexhiti. Sipas krerëve të Lidhjes Evropiane për Ndryshim(LEN), edhe kandidati për president mund të jetë nga Vetëvendosje.(INA) MARKETING

Lexo më Shumë