Author: almakos

Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, mbajti sot konferencë për shtyp në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me rastin e mbërritjes së ilaçit Trikafta për pacientët me fibrozë cistike. Ai tha se për shkak të procedurave burokratike që krijuan panik tek pacientët me fibrozë cistike, revolta e familjarëve dhe të afërmve të tyre ishte e justifikuar. “Edhe revolta e publikut ishte e justifikuar dhe ne si Qeveri duhej të ndryshonim diçka. Si ministër i Shëndetësisë dhe mbi të gjitha si mjek tashmë prej kohësh, pacientët e mi dhe shëndeti i tyre kanë qënë gjithmonë në vend të parë. Gjithmonë…

Lexo më Shumë

Sipas Lidhjes Auto Moto të Maqedonisë, komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerë në kushte të dimrit, në disa vende nëpër rrugë të lagështa. Paraqitje të mjegullës me dukshmëri deri në 50 metra ka në Manastir, Prilep, Kërçovë dhe Makedonski Brod, ndërsa mjegull me dukshmëri deri në 100 metra ka në akset rrugore Hipodrom-Petrovec dhe në rajonin e Vardarit. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura…

Lexo më Shumë

Nga Lidhja Evropiane për Ndryshim kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq dhe të ministrit të Jashtëm Bujar Osmani. Ata thonë se prej ditësh po presin për llogaridhënie nga mosrezultati i integrimeve në BE dhe përgjegjësi për frenimin e procesit të integrimeve. “Pritëm disa ditë që të shokuarit nga rezultatet e Brukselit të vijnë në vete dhe të ndërgjegjësohen për frenimin dhe mpirjen e procesit të integrimit të vendit, por e shohim që kjo kohë nuk i shërbeu atyre për tu ndërgjegjësuar e për të reflektuar mbi (mos)rezultatin. Kjo na lë të kuptojmë që dëshpërimi i…

Lexo më Shumë

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për masë të përkohshme ndaj grafës etnike në certifikatat e librave amë, Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga i ka reaguar “Levicës”, parti e cila e kishte dorëzuar në GJK iniciativën në fjalë. “Sot neofashisti Apasiev feston fitoren ndaj Titos së tij. Në vend që të jetë krenar që është maqedonas, ai kënaqet që në letërnjoftimin e tij shkruhet maqedonase/qytetar i RMV-së”, thuhet në reagimin e shkurtër të Llogës. Nga partia e Apasievit, sot u mburrën me këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar si fitore partiake. Përndryshe me vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese,…

Lexo më Shumë

Ekonomisti Abil Baush në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se Maqedonia e Veriut do ta mbarojë vitin me 9.4 për qind inflacion. “Dhe nëse ju ende lëshoni para në treg, a këto do të lëshojnë ende para në treg se vihet para zgjedhjeve këta do të bëjnë presion, kërkesa do t’i bën presion ofertës dhe është e patjetërsueshme të kemi përsëri rritje të çmimeve. Ne jemi në këtë cikël të inflacionit. Banka Federale e SHBA-së dhe Banka Qendrore e BE-së, ata dolën me një prognozë status quo. Nuk pash ndonjë parashikim të tipit kriza ka përfunduar”, tha ekonomisti Abil Baush.…

Lexo më Shumë

Ish-kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov bëri thirrje për zgjedhje për kryetar të ri të Shkupit në maj dhe kërkon dorëheqjen e Danella Arsovkës. Shilegov përmes profilit të tij në Facebook thotë se Shkupi është në proces të shkatërrimit të plotë.“E dashur Arsovska, ik. Paraqisni dorëheqjen tuaj. Është e virtytshme të pranosh me vete se je krejtësisht i paaftë dhe i papërshtatshëm për të udhëhequr qytetin. Dhe thjesht ju ka ndodhur. E paplanifikuar. (Pa një vizion dhe një plan që do të funksiononte. Me të gjitha gabimet e mia dhe tona (partiake, politike dhe civile) që kontribuan në të).…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës rikujton se dy thirrjet publike për mbështetje financiare për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, si dhe për studentët janë të publikuara në ueb faqen,.ëëë.mon.gov.mk,ndërsa afati përfundimtar për aplikim është 24.12. 2023Gjatë krijimit të masave është kujdesur që procesi i aplikimit të jetë i thjeshtë.Megjithatë, për të përmbushur kërkesat e disa prej aplikantëve potencial,procesi është thjeshtuar më tej.Ju njoftojmë se me rastin e aplikimet të nxënësve nga shkollat fillore dhe të mesme,prindërit/kujdestarët që nuk janë të punësuar ,nuk janë të detyruar të dorëzojnë vërtetim nga Agjencia e Punësimit, por duhet të dorëzojnë certifikatën e…

Lexo më Shumë

Prindërit thonë se ndjehen të maltretuar nga pritjet 4-orëshe e më gjatë për të marrë një dokument të nevojshëm. Të zhgënjyr, ata fajësojnë institucionet për punë joefikase si dhe sistemin për të cilin thonë se qëllimisht është shkaktuar kjo rrëmujë pasi që siç shprehen ata, ky sistem është i tillë që në fund ata që kan arritur t’i  marrin dokumetet në këtë rrëmujë do t’i fitojnë ndihmat ndërkaq të tjerët do të ngelen duarbosh. QYTETARE “Jam këtu për të marrë vërtetimin, futuni brenda shifeni se çka po ndodh, nuk mirret frymë brenda, nuk ka rend, hyjnë nga 100 njerëz dhe…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi se takimi me kreun e VMRO-së Hristijan Mickoski për Qeverinë teknike do të realizohet pasi që fillimisht do të ketë takim me organet e partisë. Ai potencoi se Qeveria teknike është dispozitë ligjore duke hedhur poshtë mundësinë që partitë të mos kenë komunikim në Kuvend për këto çështje. DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT “Pasi të mblidhen normalisht organet e partisë, do të ketë një takim, që nuk do të shpallet përmes mediave, sepse takime të tilla nuk duhet të njoftohen përmes mediave, por do të jetë një bisedë normale për realizimin e…

Lexo më Shumë

“Idiotizmi i një vendimi”, kështu e quan Ardian Demiri i Lëvizjes Demokratike, vendimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, për të ndarë 1200 denarë në muaj nxënësve filloristë dhe 1800 atyre të shkollave të mesme, për një periudhë për gjashtë muaj, apo deri në zgjedhjet parlamentare të 8 majit. Demiri, i cili është koordinator i LD-së në Strugë, thotë se pushteti përgaditet që me këtë lëmoshë ta blejnë dhe shantazhojnë qytetarin e rëndomtë!!! “Pasi që përgjatë gjithë kësaj kohe sa janë në pushtet, 22 vite, qytetarin e zakonshëm e sollën buzë greminës së ekzistencës, tash me një masë…

Lexo më Shumë

Gjykata Supreme e hodhi poshtë si të pabazuar kërkesën për rishikim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore Penale Shkup për rastin “Parcelat në Vodno”, të parashtruar nga ish-kryeministri i dënuar Nikolla Gruevski. Këshilli për vepra penale pranë Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në seancën e mbajtur më 20.12.2023 vendosi për kërkesën e parashtruar për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit të plotfuqishëm në lëndën KVP-KOK2-nr.16/ 23, e njohur në opinion si “Parcelat në Vodno”. Këshilli për vepra penale në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi aktgjykim me të cilin kërkesa e…

Lexo më Shumë

Nëpunësit policorë nga departamenti policor Gallate dje në tre objekte tregtare në fshatrat Negotinë dhe Dobridoll të Gostivarit kanë gjetur rreth 6.964 mjete piroteknike, informojnë nga SPB Tetovë. Pas aksionit janë privuar nga liria tre persona. “Në periudhën nga ora 16 e 50 minuta deri në orën 19 e 10 minuta janë privuar nga liria I.D (61) me 3826 copë të konfiskuara dhe H.J.(49) me 2895 copë të konfiskuar, të dy nga Negotina dhe është marrë në paraburgim G.R.(60) nga Dobridoli me 243 copë”, thotë Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë. Mjetet e gjetura piroteknike janë fotodokumentuar dhe pas dokumentimit…

Lexo më Shumë