Author: almakos

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri ka njoftuar se deri më 24 dhjetor, respektivisht edhe 6 ditë, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme mund të aplikojnë që të marrin nga 1200-1800 denarë në muaj, në 6 muajt e ardhshëm. Kusht për shfrytëzimin e kësaj mase është që prindërit e fëmijëve të kenë të ardhura mujore nën 50.000 denarë. “Nxënës të dashur të shkollave fillore dhe të mesme, a jeni gati për lajm të bukur? Nëse të hyrat e prindërve nuk kalojnë shumën 50 000 denarë atëherë do të mundet të aplikoni dhe 6 muaj do të fitoni nga…

Lexo më Shumë

Hristijan Mickoski, lideri i VMRO-së, ka deklaruar në një intervistë për emisionin “360 gradë” se Ljupço Palevski, nuk ka lidhje me të dhe me VMRO-DPMNE-në dhe se nuk ka pasur asnjë lidhje me Palevskin. “Në rastin nuk ishin mesazhe politike, por fyerje ndaj meje dhe familjes sime, konkretisht ndaj djalit tim të madh. Në atë takim pyetja ime ishte pse dhe cilat janë argumentet, për t’i dëgjuar. Nuk kam dëgjuar asnjë argument, por përkundrazi ka ardhur një kërkesë që VMRO të ndihmojë në mbledhjen e nënshkrimeve të qytetarëve për regjistrimin e personit si parti politike. Natyrisht, ne nuk e ndihmuam,…

Lexo më Shumë

Rezultatet nga hulumtimi i studimit ndërkombëtar PISA për vitin 2022 janë për shkak të reformës së vjetër, e cila duhet të ndryshojë, vlerëson ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri. Ai sonte në televizionin Sitel tha se nuk është i kënaqur nga rezultatet dhe se për përmirësimin e tyre nevojiten reforma të reja, si dhe kuadro i motivuar arsimor. “Reforma e re që po fillon, është për shkak të rezultateve të tilla. Si ministër nuk e jap arsyetimin që e japin vende të ndryshme evropiane se jemi në periudhë pas kovidit, se fëmijët nuk janë të përgatitur për shkak të…

Lexo më Shumë

Autoritetet shëndetësore në Rripin e Gazës kanë njoftuar se numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në enklavën e rrethuar është arritur në të paktën 19.453, transmeton Anadolu. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Qudra, në një konferencë për media tha se 52.286 persona të tjerë janë plagosur gjithashtu në ofensivën izraelite. Izraeli ka bombarduar Rripin e Gazës nga ajri dhe toka, ka vendosur një rrethim dhe ka ndërmarrë një ofensivë tokësore në hakmarrje të sulmit ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor. MARKETING

Lexo më Shumë

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, pas përfundimit të takimit me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, tha se të gjitha opsionet për një bashkëpunim të mundshëm në zgjedhje janë të hapura, por vendimi do të merret nga organet partiake. “Kemi biseduar, por opsionet janë të hapura. Bisedë tepër miqësore. Do të vazhdojmë. Do të takohemi përsëri. I shofim dhe i bisedojmë opsionet. Do t’i bisedojmë vizionet, zhvillimet dhe në sajë të zhvillimeve që do të jepen në organet drejtuese në partitë tona, ne do të marrim edhe vendimet se si dhe për cilin opsion do të…

Lexo më Shumë

Qytetarët thonë se vijnë që nga orët e hershme të mëngjesit dhe ju duhet të presin nga 4 apo më shumë orë deri sa të ju vijë radha për t’u futur brenda. Ata thonë se brenda nuk punojnë të gjitha kabinat, siç është njoftuar nga Ministria e Punëve të Brendshme por punojnë vetëm disa prej tyre. QYTETAR “Unë kam ardhë këtu në ora 05:30 në mëngjes deri në ora 8 kam pritur, në ora 8 unë i dyti kam hy brenda”. QYTETAR “Ka 3 orë që po pres këtu dhe rendi deri tani nuk ka lëvizur dhe është dita e…

Lexo më Shumë

Raporti i autopsisë, i cili duhet të përcaktojë shkaqet e vdekjes së 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski ende nuk është dorëzuar zyrtarisht në Prokurorinë Publike. Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe Kriminologjisë është në fazën e përgatitjes së raportit. Ndërsa, Prokuroria e Shkupit ka njoftuar se vazhdon faza e mbledhjes së të gjitha provave lidhur me hetimin e vrasjes së Vanjës dhe Pançes. Në institutin e Mjekësisë Ligjore e gjithë procedura për raportin e autopsisë ka filluar që më datë 5 dhjеtor. I dyshuari kryesor për vrasjen e të miturës dhe të moshuarit është Ljupço Palevski, i cili është…

Lexo më Shumë

Policia ka arrestuar dy persona pas një bastisjeje që bëri në Çair të Shkupit. Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së diel rreth orës 16:10 në një aksion të koordinuar ka sekuestruar një sani të konsiderueshme të marihuanës dhe lëndëve të tjera narkotike dhe ka vënë në pranga dy persona. MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME “Më datë 17.12.2023 në ora 16.10 në rajonin  e Çairit, në një aksion të përbashkët dhe të koordinuar, nëpunës policorë  nga Departamenti i Policisë Kriminalistike – Sektori për Trafikim të Paligjshëm të Drogave dhe Armëve dhe Njësitë të policisë intervente dhe për…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetik në mbledhjen e sotme ka vendosur që pas mesnate të lirohet çmimi i dizelit për 1 denarë, ndërsa çmimi i vajit për amvisëri për 0.50 denarë për litër. Çmimi i benzinave mbetet e njejtë.Pra edhe pas mesnate një litër “Eurosuper BS-95” dhe “Eurosuper BS-98” do të shiten me çmim 76,50 denarë gjegjësisht 78,50 denarë.Një litër “Eurodizel” do të kushtojë 73 denarë, ndërsa “Vaji Ekstra i Lehtë” për amvisëri do të kushtojë 72,50 denarë për litër. /SHENJA/ MARKETING

Lexo më Shumë

Abdush Demiri është kandidati i bllokut opozitar shqiptar -Lidhjes Europiane për Ndryshim, për anëtar të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. “Sot jam këtu për t’ju njoftuar me ecurinë e procedurës për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Pas mbledhjes së mbajtur të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, më 13.12.2023, kur u verifikuan kandidaturat e konkursit publik për anëtar të KSHZ-zë, më 14.12.2023kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në vend që të na dërgojë letër vetëm neve, pra partive opozitare shqiptare, kjo sipas nenit 2, paragrafi 9 dhe 10 të KoditZgjedhor, ai letrën për të…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (17.12.2023) ka kryer kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë sanksionuar 210 drejtues automjetesh. Prej tyre, 22 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe gjashtë automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. 72 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 138 jashtë vendbanimit. “Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski thotë se shpesh ka folur për mosndëshkimin e kriminelëve dhe se sistemi gjyqësor duhet të konsolidohet.  Deklarata e Spasovskit vjen pasi ambasadorja amerikane Angela Ageler, duke komentuar vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, tha se ishte sistemi që nuk e ndihmoi atë vajzë të re. OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME “Këtë e them shpesh para mediave. Kur fola edhe për pandëshkueshmërinë e të gjithë atyre që grabitën shtetin, që shkatërruan popullin në periudhën e kaluar dhe ishin kryesorët në shoqëri pa mbajtur përgjegjësi si dhe kur fola për konsolidimin e sistemit gjyqësor.…

Lexo më Shumë