Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami sot nga Tetova njoftoi se do të protestojnë nëse nuk lejohet në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) të ketë një anëtar nga blloku politik opozitar në mesin e partive të shqiptarëve. Këtë ai e theksoi, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari se çfarë do të ndodhë nëse nuk e kanë anëtarin e tyre në KSHZ, duke theksuar në të njëjtën kohë se kjo është e paraparë me ligjin përkatës zgjedhor. “Ligji është i qartë dhe parasheh që çdo ndryshim të strukturave të partive në pozitë dhe opozitë, në afat prej 30 ditëve kryetari…
Author: almakos
Sanksionohen 202 shoferë për tejkalim të shpejtësisë në territorin e shtetit gjatë ditës së djeshme, informojnë nga MPB-ja. “Prej tyre pesë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 130 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 72 shoferë jashtë vendeve të banimit” njoftojnë nga policia. Nga atje, përkujtojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe u bëjnë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.…
Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut është radhitur në vendin e 108-të në listën e ushtrive më të fuqishme në botë, që e publikoi portali i specializuar që merret me analiza ushtarake “Global Firepower”. Sipas listës së ushtrive më të fuqishme në vitin 2023, Shtetet e Bashkuara janë në vendin e parë, e ndjekur nga Rusia, Kina, India, Britania e Madhe, Koreja e Jugut, Pakistani, Japonia, Franca, Italia, Turqia, Brazili, Indonezia, Egjipti, Ukraina, Australia, Irani, Izraeli, Vietnami, Polonia, Spanja, Arabia Saudite, Tajvani, Tajlanda dhe Gjermania. Në rajonin e Evropës Juglindore ushtrinë më të fuqishme e ka Greqia, e cila…
Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të thata. Dukuri e mjegullës me dukshmëri deri 100 metra ka në Veles deri në Demir Kapi dhe në Manastir-Kërçovë dhe Makedonski Brod. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugpre jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare nga ana e vendit tonë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, posaçërisht në rrugët nëpër fushëgropa, lugina lumenjsh dhe gryka malore, ku ka mundësi…
Në Kuvend sot do të mbahet debati publik “Ndryshimet e nevojshme ligjore për dgjhitalizim të shpejtë dhe efikas në arsimin e lartë”, në organizim të Klubit për çështje dhe politika rinore në Kuvend në bashkëpunim me platformën për digjitalizimin e universiteteve shtetërore #DigiU. Siç informojnë nga Forumi për ndryshime arsimore (FESN), debati publik ka për qëllim adresimin e ndryshimeve konkrete ligjore të cilat do të ofrojnë zgjidhje për sfidat dhe problemet aktuale të lidhura me zbatimin jo të plotë të digjitalizimit në arsimin e lartë. Në debat pritet të marrin pjesë rektorët e universiteteve në vend, udhëheqësitë e parlamenteve studentore,…
Qeveria në mbledhjen e sotme shqyrtoi dhe miratoi disa vendime, në mesin e të cilave tekstin e përcaktuar të Propozim-ligjit për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare , në zinxhirin e furnizimit të produkteve bujqësore dhe ushqimore, tekstet e përcaktuara të propozimeve të ligjeve për ndryshime dhe plotësime të ligjeve për shërbimin në prokurorinë publike dhe për shërbimin gjyqësor me qëllim harmonizimin e pagave në bazë të Ligjit për pagën minimale, si dhe vendim që të kërkohet mendim me shkrim nga Këshilli i Prokurorëve Publikë, për konkursin për emërimin e prokurorit shtetëror publik. Siç informojnë nga shërbimi për informim i…
Gjykata Kushtetuese nesër do ta mbajë seancën e 45-të, në të cilën, ndër të tjera, është paraparë të votohet edhe lënda që përfshin dispozita kontestuese të Ligjit për gjendjen civile. Kjo lëndë, siç bëjnë të ditur nga Kushtetuesja, është vënë në diskutim më 19 korrik të vitit 2023, gjatë së cilës diskutimi është ezauruar, por në fazën e votimit propozimi nuk ka marrë shumicën e nevojshme. Gjyqtari raportues Darko Kostadinovski më pas propozoi që të ngritet procedurë, gjegjësisht në fazën tjetër, Gjykata Kushtetuese ta vlerësojë kushtetutshmërinë e tre neneve që përfshijnë të dhënat për kombësinë në regjistrat e lindjeve, martesave…
Sipas vendimit të miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale sot nënshkroi pesë marrëveshje për rregullimin e ndërsjellë të të drejtave dhe detyrimeve në lidhje me realizimin e mjeteve nga të dhënat kapitale. Ministria ka nënshkruar marrëveshje me Komunën e Butelit, Komunën e Kisella Vodës, Komunën e Gjorçe Petrovit, Komunën e Aerodromit dhe Komunën e Karposhit. Me nënshkrimin e marrëveshjeve për projekte, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes buxhetit të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale u ndan komunave mbi katër milionë euro. Bashkëpunimi i autoriteteve qendrore dhe lokale vazhdon.…
Deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli, pas fjalimit vjetor të presidentit Stevo Pendarovski në Kuvend, tha se janë të zhgënjyer që kreu i shtetit nuk u prononcua për nevojën për kompletimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) duke vlerësuar se me këtë ai dërgoi mesazh se zgjedhjet mund të jenë shumë kontestuese dhe jolegjitime. – Nga presidenti i shtetit sot kemi pritur që të prononcohet sot për propozimin tonë për anëtar të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Duke marrë parasysh se ai mund të jetë njëri prej kandidatëve për zgjedhjet ardhshme presidenciale, ndërsa do të kemi edhe zgjedhje parlamentare dhe duke…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, në një intervistë për “Sloboden Pecat”, ka thënë se nëse partia e tij do të jetë pjesë e ndonjë qeverie në të ardhmen, ajo duhet të garantojë rrugën evropiane të vendit. I pyetur nëse partia e tij do të bëjë koalicion me VMRO-DPMNE-në, Taravari tha se “edhe nëse iu japin 15 ministri, nuk kanë çfarë të kërkojnë në një qeveri jo evropiane”. “Edhe nëse na ofrojnë pesëmbëdhjetë ministra, nëse nuk ndjekim rrugën evropiane, nuk ka çfarë të kërkojmë atje. Në atë rast, kryetari i Aleancës mund të japë dorëheqjen, partia mund të vazhdojë,…
Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga nga Aleanca për Shqiptarët tha se si parti ata nuk heqin dorë nga anëtari në Komisionin Shtetëror Zgjedhor. “Qëndrimi i partisë sonë është thënë edhe nga kryetari edhe nga organet tjera, që ne pretendojmë që ta kemi anëtarin tonë në Komision dhe kemi dhënë propozimin për anëtarin në fjalë”, deklaroi ministri Lloga. Kujtojmë se për vendin e zbrazur në KSHZ, me propozimin e tyre ka dalë edhe Lidhja Europiane për Ndryshim të cilët thonë se ky vend ju takon atyre. MARKETING
Presidenti Stevo Pendarovski gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut tha se me vite jemi duke u përballur me rezistencë nga më shumë anët në çdo përpjekje për reforma thelbësore në sistemin e drejtësisë dhe si arsye për këtë ai theksoi lidhja mes pjesëve të komunitetit politik dhe atij të biznesit me disa nga gjyqtarët dhe prokurorët që në dekadat e kaluara krijuan një atmosferë në të cilën kemi zhvilluar korrupsion endemik që kërcënon vitalitetin e shtetit.“Fatkeqësisht, të krijohet përshtypja se SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian janë luftëtarë më të zellshëm kundër korrupsionit në vendin tonë…

