Author: almakos

Ministri i shëndetësisë Fatmir Mexhiti deklaroi se duhet të zgjidhet çështja e punonjësve  shëndetësorë që punojnë disa vite me kontratë në vepër. Ai tha se në seancën e kaluar të qeverisë është diskutuar ashpër për këtë temë. FATMIR MEXHITI, MINISTËR I SHËNDETËSISË “Punojnë pesë gjashtë vjet me kontratë, disa prej tyre edhe më shumë. Prandaj e ngrita këtë çështje në një seancë të Qeverisë të martën e kaluar dhe patëm një diskutim të ashpër me Ministrin e Financave. Ne duhet të përpiqemi t’i zgjidhim këto çështje dhe t’i vendosim në rrugën e duhur. Mezi po pres seancën e re të…

Lexo më Shumë

Dr. Fatmir Mexhiti dhe Zëvendës Ministrja e Shëndetësisë, Dr. Maja Manoleva, morën pjesë sot në prezantimin e helikopterit me pajisjet e reja të ndihmës emergjente mjekësore. Në prononcimin e tij për media, Mexhiti theksoi se po bëhet një hap i rëndësishëm për qytetarët tanë, për mbrojtjen e pacientëve dhe për modernizimin dhe përmirësimin e sistemit shëndetësor. “Me këtë bashkëpunim mes dy ministrive të Shëndetësisë dhe Punëve të Brendshme, mundësojmë veprimin e përbashkët të pjesëtarëve të njësisë së helikopterëve pranë MPB-së dhe institucioneve shëndetësore, pra përdorimin e helikopterit për transportin e pacientëve. Helikopteri ka pajisje mjekësore për transportin ajror dhe SPQ…

Lexo më Shumë

Në zgjedhjet parlamentare fitues do të jetë koalicioni pro-evropian, dhe unë do të jem përfaqësues i asaj qeverie, dhe me atë qeveri pro-evropiane, në mandatin e ardhshëm Maqedonia e Veriut do të jetë shtet anëtar i Bashkimit Evropian. tha kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në një intervistë për Fokus. “Ky është premtimi im, dëshira e shumicës së qytetarëve tanë, të cilin unë e marr përsipër ta përmbush për të mirën e gjithë popullit tonë. Ne shtrënguam duart me të gjitha forcat pro-evropiane, demokratike, dera është e hapur, për të arritur qëllimin e përbashkët – Maqedoninë e Veriut, shtet anëtar i…

Lexo më Shumë

Koalicioni kundër BE-së dhe NATO-s i VMRO-DPMNE-së dhe i së Majtës është pengesa e vetme për të ardhmen evropiane të vendit, thuhet në komunikatën e LSDM-së. “Me gjithë skriningun e suksesshëm dhe përkrahjen e fuqishme në sindikatë, procesi i hapjes së kapitujve nuk filloi për shkak të bllokadës aktive të VMRO-së dhe të Majtës në Kuvendin e Maqedonisë. Me VMRO-DPMNE-në dhe të majtën nuk ka as Bashkimi Evropian, as të ardhme” thuhet në deklartaën e LSDM-së. LSDM lajmëroi se do të formojë Qeverinë e re pro-evropiane që do ta çojë vendin në Bashkimin Evropian dhe do të sigurojë të ardhme…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (16.12.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 127 masa, nga të cilat 37 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, tetë masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, tri masa për përdorim të celularit, tri sanksione për kalim sinjal i mbyllur – drita e kuqe.MPB apelon qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta. MARKETING

Lexo më Shumë

Ministrisë së Shëndetësisë informon se mbi 3,600 fëmijë janë vaksinuar në shtëpitë e tyre ose u është caktuar termin për vaksinim dhe janë shpërndarë mbi 7,500 materiale informative, në kuadër të fushatës së përbashkët të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, me mbështetjen e Bashkimit Evropian, të titulluar “Derë më derë”. Ato theksojnë se, në kuadër të kësaj fushate janë vaksinuar në shtëpitë e tyre me vaksinën e gripit sezonal edhe 2630 qytetarë mbi 65 vjeç, të cilët nuk kanë mundur të kenë qasje dekri te pikat e imunizimit. Për ta është siguruar edhe një rivaksinim bivalent për…

Lexo më Shumë

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova ka fituar medaljen e artë në Kampionatin e Hapur Evropian në kategorinë deri ne 73 kilogramë. Për të arritur në finale, ai mposhti paraprakisht në gjysmëfinale rumunin Petru Pelivan. Ai e mposhti me ‘waz-ari’ kundërshtarin italian Manuel Lombardo për t’i siguruar Kosovës medaljen e artë. Kosova në këtë Kampionat u përfaqësua nga 4 garues ku tre prej tyre (Dardan Cena, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi) morën medaljen e bronztë, ndërsa Akili fitoi medaljen e artë./Telegrafi/ MARKETING

Lexo më Shumë

Sot do të mundeshim të festojmë të gjithë, Maqedonia e Veriut kishte mundësi ti gëzohej hapjes së kapitujve dhe vazhdimit të rrugës evropiane. Fajtori se pse kjo nuk ndodhi ka emër dhe mbiemër – Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE, kështu deklaroi zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska në konferencën e sotme për media. BOGDANKA KUZESKA, ZËDHËNËSE E LSDM-SË “Bllokadat e koalicionit antievropian të DPMNE-së dhe të Majtës janë arsyeja e vetme, pavarësisht se kemi një proces skrining të përfunduar me sukses, pavarësisht se kemi mbështetje të fortë dhe të qartë dhe dyer të hapura për në BE. Konkluzionet e Këshillit Evropian janë…

Lexo më Shumë

Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorëve i bën thirrje qytetarëve  që të jenë të kujdesshëm gjatë blerjeve, sidomos  gjatë festave të fundvitit. Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorëve ka ndarë sot tre broshura për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve gjatë blerjes. Qëllimi i këtij aktiviteti është që ti njoftojë sa më mirë qytetarët për të drejtat e tyre ligjore por edhe përfitimet nga ligji i ri për mbrojtjen e konsumatorëve. “ Të gjithë e dimë se afrohen festat e fundvitit dhe të gjithë nga ne blejm gjëra për veten apo të afërmit tonë. Andaj kjo që bëjmë sot këtu është të tregojm…

Lexo më Shumë

Prodhimtaria dhe furnizimi me energji elektrike dhe energji të ngrohjes është e sigurt dhe e vazhdueshme edhe në këtë sezonë të ngrohjes, që më 15 tetor kur filloi sezoni i ngrohjes, SHA EMV e priti e përgatitur, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski. Në një intervistë për “Fokus”, Kovaçevski bëri të ditur se Maqedonia e Veriut ka siguruar prodhim të besueshëm të energjisë, duke arritur të zvogëlojë ndërprerjet dhe të kthejë tarifën e lirë ditore për familjet. Gjatë intervistës, Kovaçevski theksoi se kompania energjetike, SHA ESM, ka kryer aktivitete të rregullta të mirëmbajtjes dhe remontit të objekteve prodhuese, duke siguruar furnizim të…

Lexo më Shumë

Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) ka lëshuar një informatë të jashtëzakonshme për të gjithë personat që për momentin ndodhen në afërsi të Liqenit të Berovës – të mos udhëtojnë dhe nëse kanë nevojë për ushqim dhe ilaçe të lajmërohen në numrin 112 në QMK ku nga Komuna e Berovës do të dërgohet gjithçka që u nevojitet. Qendrat rajonale të menaxhimit të krizave Berovë dhe Shtip në një komunikim operativ koordinues përmes Departamentit për Operacione dhe Koordinim kanë raportuar se rruga Berovë-Strumicë është plotësisht e mbyllur për shkak të reshjeve të borës dhe rënjes së pemëve në rrugë. Në veçanti,…

Lexo më Shumë

Në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK) ka pasur gjithsej 1.814 thirrje në Numrin e vetëm për raste urgjente 112 në QMK. Prej tyre, siç informojnë nga QMK, thirrje “reale” për raste urgjente në numrin 112 kanë qenë 42,06 për qind dhe 57,94 për qind për nevoja të tjera të qytetarëve. Ndaj policisë janë dërguar 58,15 për qind e thirrjeve në QMK, kundrejt Ndihmës së shpejtë 30,14 për qind dhe 1,78 për qind ndaj zjarrfikësve. “Thirrje për raste urgjente që janë për zgjidhje të kombinuar në Qendrën për Menaxhim me Kriza ka pasur 9.93 për qind thirrje nga ato ‘reale’,…

Lexo më Shumë