Author: almakos

Nga LSDM thonë se masat e Qeverisë së udhëhequr nga kjo parti po japin rezultat në rritjen e pagave dhe pensioneve. Nga kjo parti sigurojnë se do të vazhdojë rritja e pagave dhe pensioneve. “Në Buxhetin e vitit 2024 tashmë janë parashikuar 160 milionë euro shtesë për paga më të larta dhe 170 milionë euro shtesë për pensione më të larta. Me LSDM-në, pagat dhe pensionet janë vazhdimisht në rritje, në të gjithë sektorët. LSDM-ja e ngriti pagën mesatare në 39.000 denarë ose 630 euro. Në kohën e VMRO-së, paga mesatare ishte rreth 22.000 denarë. Paga mesatare është 300 euro…

Lexo më Shumë

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut prej 3 marsit deri më 10 mars do të mund të aplikojnë për viza në Gjermani. Më 10 mars në ora 15:00 do të mbaron mundësia për aplikim. “Aplikimet për termine për muajin shkurt 2024 të bëhen duke u regjistruar në listën e pritjes për termine nga data 03.01.2024 në orën 10:00 deri më 10.01.2024 në orën 15:00”, njoftoi Ambasada Gjermane në Maqedoninë e Veriut.Ambasada në Konkursin e shpallur theksoi që për caktimin e terminëve për viza zbatohet një lotari mujore, ashtu që as Ambasada dhe as VisaMetriv nuk kane ndikim, pasi një gjë e…

Lexo më Shumë

Një incident ka ndodhur disa orë më par ku një i punësuar në spitali është therur nga një person.“Sot (07.01.2024) në orën 19:47 në spitalin ‘8-shtatori’ është denoncuar se D.T (36) nga Shkupi, i punësuar në spital është lënduar me mjet të mprehtë e cila është shkaktuar nga M.N (77) nga Shkupi, pacient në spitalin. Sipas denoncimit, sulmuesi më parë është silluar në mënyrë agresive edhe ndaj të punësuarës në spital. Zyrtar policor kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim e policisë, raporton SHENJA. MARKETING

Lexo më Shumë

Gjatë javës së 52-të të vitit 2023 (25.12-31.12.2023), në vend janë raportuar 403 raste të influencës apo sëmundjeve të ngjashme me gripin, që është 96,6% më shumë krahasuar me javën e kaluar, sipas Institutit të Shëndetit Publik. Numri i të regjistruarve krahasuar me javën e 52-të të sezonit të kaluar është rritur me 16,1%, dhe krahasuar me 13 sezonet e mëparshme është më i lartë për 79,0%. Incidenca raportuar është nën kufirin javor të aktivitetit sezonal të virusit të gripit, pra ende nuk është arritur pragu i hyrjes në sezonin e gripit. Për sa i përket shpërndarjes së moshës, 151…

Lexo më Shumë

Nga 09 deri më 13 janar, nga e marta deri të shtunën, në Shkup do të ketë regjim të veçantë trafiku për shkak të vizitës së delegacionit që udhëhiqet nga Abdullah Bin Muhamed Al Sheikh, Kryetar i Kuvendit të Mbretërisë së Arabisë Saudite – Mexhlisi Al Shura. Siç njoftojnë nga MPB-ja, me regjimin e posaçëm të trafikut që do të zbatohet nga Njësia për Siguri në Trafikun Rrugor, do të përfshihen rrugët e rajonit më të gjerë qendror të Shkupit. MPB-ja bën thirrje që të zbatohen urdhëat e zyrtarëve të uniformuar policor. MARKETING

Lexo më Shumë

Pas ankesës së Prokurorisë, e cila këmbëngul në paraburgim për të dyshuarit për sulmin në M-NAV, Gjykata Penale përmes një komunikate ka shpjeguar se pse e ka refuzuar propozimin e prokurorisë për paraburgimin e Bekim Nezirit dhe tre të dyshuarve të tjerë për sumin në  M-NAV. Nga Penalja theksojnë se prokuroria nuk ka paraqitur prova të mjaftueshme me të cilat të dyshuarit do të shkonin në paraburgim. GJYKATA PENALE SHKUP “Prokuroria nuk ka dorëzuar prova, dokumentacion mjekësor për gjoja lëndimet e shkaktuara, nuk ka proces verbal për kallëzim penal nga pala e dëmtuar. Dëshmia e tij nuk është marrë në…

Lexo më Shumë

Izet Mexhiti theksoi se viti i zgjedhjeve do të jetë i rëndësishëm dhe do të vendosë për ardhmërinë e shoqërisë dhe individëve. Ai shprehu shqetësimin për situatën emergjente në lidhje me korrupsionin, duke e quajtur atë si një “epidemi.” Mexhiti bëri thirrje për ndërhyrje urgjente për të parandaluar përhapjen e korrupsionit dhe theksoi nevojën për një nivel më të lartë të vetëdijes shoqërore dhe individuale. “Këto ndryshime nuk prekin dhe as që duhet lejuar të prekin interesat kapitale të vendit, të qytetarëve, të shqiptarëve dhe të partnerëve tanë ndërkombëtarë. Në fakt, ndryshimet duhet vetëm të përforcojnë orientimin tani euro-atlantik përmes…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka reaguar për zhvillimet në M-NAV. Sipas tij, nëse ky incident do të kishte ndodhur në Uashington. Paris apo Berlin, personat menjëherë do të ishin arrestuar ose likuiduar.“Çdo ditë e keni nga një skandal i cili ka arritur kulmin me tërbimin e atij grupi banditesk që është futur në hapësirat e navigacionit të Maqedonisë. Dhe, ajo prokurori e partizuar dhe gjyqësor që e kaluan si të ishte fjala për dikë që ka marrë hua një duzinë qebapësh nga një qebaptore”, tha Mickoski.Ai shtoi se bëhet fjalë për skandale të cilët tregojnë se ndryshimet janë urgjentisht…

Lexo më Shumë

Ndërmarrja për Qarkullim Publik “Shkupi” ka njoftuar se të hënën transporti publik në qytetin e Shkupit do të realizohet me orarin e të dielës. Teleferiku do të jetë funksional çdo ditë prej orës 10:00 deri në ora 17:00. “Nga e marta (09.01.2024), autobusët do të vazhdojnë të lëvizin si zakonisht, pas një orari dimëror të reduktuar”, raportoi NQP “Shkup”, duke theksuar që edhe të gjitha pikat e shitjes do të jenë funksionale. Vendet ku do të mund të blihen biletat do të punojnë prej orës 07:00 deri në ora 14:00 në Qendrën e Transportit dhe në Gjorçe Petrov. MARKETING

Lexo më Shumë

Në një përpjekje për të forcuar zbatimin e Ligjit Kundër Duhanit në Maqedoni, autoritetet kanë shqiptuar gjoba deri në 4,500 euro për personat juridikë dhe 1,000 euro për personat përgjegjës që viojnë rregullat për pirjen e duhanit në ambiente të mbyllura, duke përfshirë objektet hoteliere. Personat fizikë që kapen duke pirë duhan në ambiente të mbyllura mund të ndëshkohen me gjoba nga 100 deri në 300 euro. Kjo masë vjen pas një periudhe të shumta ankesash nga qytetarët rreth mosrespektimit të Ligjit për Mbrojtjen nga Duhani në lokalitetet e ndryshme, ku sërish konstatohet pirja e duhanit në mënyrë të paligjshme.…

Lexo më Shumë

Në një vendim të fundit, Gjykata penale ka shpallur se nuk ka prova të mjaftueshme për të caktuar masën e paraburgimit për katër të dyshuarit në lidhje me depërtimin në kullën e kontrollit M-NAV. Gjykata thekson mungesën e provave për lëndime serioze, vdekje, apo shkatërrim të pajisjeve në aeroportin për trafik ajror ndërkombëtar. Arsyetimi i Gjykatës përfshin mospresentimin e provave për veprën penale, dokumentacion mjekësor për lëndimet e dyshuara, dhe mungesën e të dhënave për kallëzimin penal nga i dëmtuari. Gjithashtu, në vendim theksohet se nuk është specifikuar mënyra se si veprimet e dyshuarve kanë shkaktuar dëme në pajisje, objekte,…

Lexo më Shumë

Një përleshje fizike mes disa qytetarëve dhe pjesëtarëve të njësitit special “Tigrat”, raportohet të ketë ndodhur para pak çastesh në Çair të Shkupit, në afërsi të xhamisë “Jahja Pashë”. Nga MPB-ja akoma nuk i kanë bërë të ditura arsyet e incidentit, ndërsa jozyrtarisht është raportuar se disa persona të përfshirë në këtë ngjarje janë arrestuar nga policia. MARKETING

Lexo më Shumë