Sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së, Mile Zevçeviq së bashkë me zv/kryeministrin për çështje europiane Bojan Mariçiq kanë qëndruar në zyrat e Vetëvendosjes në Kosovë, ku janë takuar me përfaqësues të Vetëvendosjes.
“Sot, në zyret e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Sekretari Organizativ, Alim Rama, së bashku me Sekretarin Për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Hajrulla Çeku, dhe anëtaren e këtij sekretariati Anila Vrajolli, mirëpritën një delegacion të partisë LSDM nga Maqedonia e Veriut, të përbërë nga Sekretari i Përgjithshëm, z. Mile Zechevikj, Sekretari Ndërkombëtar, z. Bojan Marichikj dhe Kryetari i Forumit Rinor, z. Marko Mihailoski.
Në këtë takim miqësor u diskutua për zhvillimet politike në dy vendet tona dhe në rajon përgjithësisht. U theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet dy subjekteve tona që njëherazi janë edhe anëtare të përbashkëta në platformat e ndryshme socialdemokrate nëpër botë.Bashkë konstatuam nevojën për vazhdimin e rrugës së bashkëpunimit mes dy organizatave sikurse e kemi mes dy forumeve tona rinore.
Takimin e përmbyllëm duke diskutuar ngjarjet e ardhshme në të cilat do të jemi së bashku dhe hapat e tjerë për thellimin e bashkëpunimit gjithnjë nën dritën e socialdemokracisë”, qëndron në njoftimin e Vetëvendosjes. /SHENJA/
Data 11.05.2026
Aktuale
- Mucunski: Zgjerimi është i domosdoshëm, si për BE-në, ashtu edhe për vendet kandidate
- Turisti gjerman fiton gjyqin: Dëmshpërblim se nuk gjeti shezlongë të lirë në Greqi
- Sot seanca për ndryshimin e masës së sigurisë dhe gjyqi në themel, avokati i Metës shkon në GJKKO: Shpresoj të kemi lajm të mirë!
- Skandal në Shqipëri: Kirurgu 72-vjeçar arrestohet për ngacmim seksual të pacientes 21-vjeçare
- Mbi 1400 gjoba në trafik për dy ditë, janë ndaluar 21 persona për vozitje të pakujdesshme
- “Po humbasim miliona lekë mall”- Tregtarët e Vlorës protestë në Bashki, shtyjnë dhe derën kryesore: S’po na lënë të hapim dyqanet e të punojmë, kemi dëme ekonomike!
- Danilovski: Hantavirusi ngre çështjen për higjienën urbane në qytetet e Maqedonisë
- Gjyqtari Erjon Bani: Pasuria e paligjshme e konfiskuar nuk humbet, por përdoret për qëllime publike! Dy mesazhet që marrin qytetarët


