Liderët e Lidhjes Europiane për Ndryshim, Afrim Gashi, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, bashkë me këshilltarin e kryministrit Kurti për Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku, gjatë vizitës zyrtare në Uashington realizuan takim me senatoren Joni Ernst – bashkëkryetare e Grupit për Çështjet Shqiptare të Senatit Amerikan dhe Kryetare e Komitetit të Republikanëve për Politikë në Senat.
“Duke e riafirmuar partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në këtë takim u shpreh qëndrimi i qartë se shqiptarët mbeten të vendosur për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në dhe BE-në, si opsioni i vetëm që siguron paqe dhe stabilitet në rajon.
Temë kryesore e diskutimit ishte përshpejtimi dhe finalizimi i integrimit të vendit në BE dhe ndikimet gjeopolitike në rajon. Në këtë periudhë, kur vazhdon tentativa e Serbisë për destabilizimin e Kosovës, nuk duhet lënë hapësirë që kjo të krijojë zona krize në Ballkan, sepse ajo u shërben interesave ruso-serbe, që nuk ua duan të mirën shqiptarëve.
Liderët e Lidhjes siguruan senatoren Ernst se ky koalicion do të jetë faktori më serioz dhe i vetëm i cili do ta mundësojë integrimin e vendit në BE, me çka do të ndryshohet status quoja e instaluar në njëzet vitet e fundit.
Ditëve në vijim vazhdojnë edhe takimet e tjera të liderëve të Lidhjes me zyrtarë të lartë në Uashington”, qëndron në reagimin e LEN-it.
Data 01.09.2026
Aktuale
- Deri më tani në RMV janë rregjistruar 55 raste të etheve të Nilit Perëndimor, dy pacientë në gjendje të rëndë
- Nga Punishtja “Luban” Shikojmë “Shpirtin e Shangait”
- 13-vjeçari lufton për jetën pas plagosjes me thikë në Çair
- 5 persona arrestohen për sulmin me thikë në Çair, një fëmijë po lufton për jetën
- “Nisim demonstratat e fuqishme”/ Sot protesta e 94-t kundër qeverisë! Qytetarët: Rama të japë dorëheqje!
- Aksident trafiku në magjistralen Mavrovë-Rostushë, lëndohen dy persona
- Logos-A solli në dritën e botimit librin “Filozofia e shekullit XXI” nga Metin Izeti
- Lidhja Demokratike Boshnjake paraqiti kallëzim penal kundër Kitanoviçit për glorifikimin e Mlladiçit



