Prokuroria e Venezuelës pretendon se një sulm kibernetik i kryer nga Maqedonia e Veriut ka ndikuar në transmetimin e rezultateve zgjedhore të zgjedhjeve presidenciale. Sipas kryeprokurorit të Venezuelës, Tarek Ëilliam Saab, u bë një përpjekje për të manipuluar rezultatet, por dështoi. “Qëllimi ishte të përziheshin raportet reale. Ne gjetëm dhe identifikuam udhëheqësin kryesor – Lester Toledo,” tha Saab. Prokurori i Përgjithshëm i Venezuelës, Tarek Ëilliam Saab, ka shpallur hetim penal kundër lideres së opozitës Maria Corina Machado, duke e akuzuar atë për koordinimin e një sulmi kompjuterik ndaj Këshillit Kombëtar Zgjedhor nga Maqedonia e Veriut gjatë zgjedhjeve presidenciale në vend.…
Author: almakos
Ministria e Mbrojtjes ka reaguar për situatën kaotike në Shëngjin, e cila është kthyer tashmë në një “hapësirë portokalli” për shkak të zjarreve masive. Përmes një postimi në Facebook, ministria e Mbrojtjes tregon se ditën e sotme po punojnë 40 mjete zjarrfikëse, 50 forca operacionale dhe 1 helikopter Cougar. Po kështu njoftohet se zona është në pritje të dy avionëve tip Canadair për të ndihmua forcat për shuarjen e flakëve. Ministria e Mbrojtjes shprehet se situata është tepër problematike, teksa banorët, pushuesit e bizneset përreth janë evakuuar për të shmangur rrezikshmërinë e jetës së tyre. Postimi i Ministrisë së Mbrojtjes…
Përkundër faktit se fëmijët viktima të trafikimit të qenieve njerëzore shpesh mbesin të pazbuluar dhe të paraportuar në mbarë botën, të dhënat e disponueshme nga Komisioni Kombëtar për Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore dhe Migracionit Ilegal, që përfshijnë dy dekada (2001-2021), tregojnë se fëmijët përbëjnë 70 për qind të viktimave në Maqedoninë e Veriut, citohet në njoftimin e Zyrës së UNICEF-it në Shkup, me rastin e Ditës Botërore kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, e cila këtë vit u kushtohet fëmijëve viktima të qenieve njerëzore. UNICEF- SHKUP “Kjo shifër tejkalon ndjeshëm mesataren globale, sipas së cilës pothuajse një e treta…
Situata në Shëngjin është duke u përkeqësuar, teksa çadrat pranë bregdetit janë përfshirë nga flakët dhe janë në rrezik të lartë hotelet e resortet aty pranë, të cilat janë rrethuar nga zjarri. në ndihmë të forcave zjarrfikësve, u kanë ardhur dhe banorët e pushuesit aty pranë, të cilët po bëjnë çmos për të shuar flakët që po vërshojnë me shpejtësi. Nga pamjet e siguruara, shihen banorët të cilët po ndihmojnë forcat zjarrfikëse, si dhe përfshirjen e mjeteve rrethanore për shuarjen e flakëve. Po kështu, pamjet tregojnë kanosjen e objekteve të pushuesve në Shëngjin si resorte e hotele, të cilat janë…
Një ngjarje e rëndë shënon në kryeqytet mesditën e sotme, ku një 58 vjeçar, ka rënë nga lartësia e pallatit në të cilën po punonte, duke humbur jetën kështu tragjikisht. Viktima është identifikuar si Arben Shameti. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20, në afërsi të Liqenit të Thatë, në një pallat i cili ishte në ndërtim e sipër. Shameti ka ndërruar jetë në spital për shkak të dëmtimeve të marra pas rënies nga lartësia. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje e po punon për sqarimin e rrethanave të rastit tragjik. Njoftimi: Tiranë/Informacion paraprak Më datë 30.07.2024, rreth orës 13:20, në…
Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme (30 korrik) në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, ku janë përplasur një fugon dhe një automjet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në afërsi të fshatit Kodër, kur fugoni me drejtues G.F., dhe automjet që drejtohej nga S.O., janë përplasur. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 5 persona, të cilët ndodhen në spital për të marrë trajtim mjekësor. Uniformat blu raportojnë se të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të bërë sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Njoftimi i policisë: Këlcyrë/Informacion paraprak Rreth…
Koalicioni VLEN i ka reaguar sërish deklaratave të ministrit të Administratës Goran Minçev sa i përket balancuesit.Nga VLEN, përcjell SHENJA, thonë se Minçev dhe Dimitrievski ende jetojnë në iluzionet e tyre.“Nuk jetojmë në vitin 1997, e as që janë faktor kyç në Qeveri. Përkundrazi! Përfaqësimi i shqiptarëve nuk do të jetë kurrë një çështje e mbyllur dhe më së paku do të varet nga një parti si ZNAM. Politikë ditore nga “balansuesi” bëjnë pikërisht Minçev dhe Dimitrievski, të cilët mendojnë se doktrina e tyre anti-shqiptare do t’i bëjë një parti të madhe. Në vend që të gjuajnë me qorrfishekë, ata…
Drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike, Elena Petrova thotë se qytetarët nuk do të mund t’i marrin paratë nga masa “TVSH-ja ime”, pa kaluar rishikimi i buxhetit në Kuvend.Ajo ka dekalruar se gabimisht është transmetuar informacioni se ka nisur pagesa e “TVSH-ja ime”.“Mjetet që ishin planifikuar në Buxhetin e vitit 2024 nga udhëheqësia e mëparshme për pagesën e “TVSH-ja ime”, kryesisht janë shpenzuar ose thënë ndryshe nuk janë planifikuar mjete të mjaftueshme për këto pagesa për tërë vitin 2024, prandaj mjetet duhet të sigurohen me rishikimin e Buxhetit”, thotë Petrova për “Republika”. MARKETING
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e verifikimeve të kryera kryesisht, ka rregjistruar procedimin penal nr.26, datë 07.02.2024, për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, të parashikuara nga nenet 245/1, 319, 319/ç, 295/a paragrafi (3) dhe 283/a të Kodit Penal. Lidhur me këtë procedim penal për një periudhë disa mujore janë kryer…
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, shpalli sot më 30 korrik vendimin për lënien në fuqi të konfirmimit në detyrë të gjyqtares së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Iliba Bezati. Rivlerësimi i Iliba Bezatit u krye nga trupi gjykues i KPA, i përbërë nga gjyqtarët Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Ina Rama, Natasha Mulaj, Albana Shtylla anëtarë. Bezati u konfirmua në detyrë më 1 mars 2021, pasi u rrëzuan dy raporte negative të institucioneve ndihmëse ndaj saj për pasurinë dhe figurën. Komisioni vlerësoi se Bezati nuk mbante përgjegjësi mbi ligjshmërinë e burimit të të ardhurave të vjehrrës që kishin shërbyer…
Prof.Dr. Astrit Iseni zyrtarisht ka marë detyrën e zëvendësministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Që në marrjen e detyrës zv/ministri shprehu përkushtimin e tij të thellë për të punuar maksimalisht dhe për të kontribuar në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike duke siguruar që qytetarët tanë të ndihen të mbrojtur dhe të sigurt “Jam i nderuar të marr këtë përgjegjësi të rëndësishme dhe premtoj se do të punoj për të mirën e qytetarëve tanë”, theksoi z. Astrit Iseni. “Kontributi im si zëvendësministër do të jetë i rëndësishëm në përmirësimin dhe avansimin e shërbimeve që i ofron MPB-ja, ruajtjene rendit…
Euro ka shënuar një rënie të lehtë në kursin e këmbimit në ditët e para të kësaj jave, aq sa për të regjistruar një minimum të ri historik në kursin e këmbimit me lekun. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye të martën me 100.23 lekë, nga 100.24 lekë që ishte rekordi i mëparshëm, i shënuar më datë 25 qershor. Luhatjet e kursit të këmbimit këtë verë janë minimale dhe kanë kryesisht vlerë statistikore, duke qenë se qysh prej muajit maj e në vazhdim, kursi është mbajtur praktikisht i fiksuar nga Banka e Shqipërisë,…

