Author: almakos

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka bërë të ditur se Lulëzim Agai është emëruar drejtor në Klinikën e Neurologjisë në Shkup. “Jam i lumtur që d-r Lulëzim Agai, neurokirurgu i parë shqiptar nga Maqedonia, sapo është emëruar drejtor i Klinikës Universitare për Neurokirurgji në kampusin “Nënë Tereza” të Shkupit. Një burrë i mençur që e bën edhe më të pasur e më të mirë këtë kampus klinik”, ka shkruar Taravari në facebook. MARKETING

Lexo më Shumë

GJKKO ka dënuar me 25 vite qëndrim pas hekurave Gjergj Cukalin, i akuzuar për shpërthimin me eksploziv ndaj biznesmenit Gjon Mena në Kamëz, ngjarje e ndodhur më 9 shkurt 2021. Gjergj Cukali u tradhtua nga bashkëpunëtori i drejtësisë, Enver Jamaku, i cili vendosi të hedhë dritë mbi atentatin me eksploziv ndaj biznesmenit, i cili arriti që t’i mbijetojë plagëve të marra. Në lidhje me këtë ngjarje u arrestuan Enver Jamaku, me statusin e të penduarit, kushëriri i tij Ermond Jamaku dhe Gjergj Cukali, që akuzohet se ka porositur atentatin. Nga të dhënat hetimore ka rezultuar se mina nuk është vendosur poshtë automjetit, por në…

Lexo më Shumë

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me megaoperacionin e SPAK, ku janë lëshuar disa urdhër arreste, ndërsa masë sigurie është dhënë edhe për Hajdar Bakon, i njohur si “Dari i Elbasanit”, i cili u arrestua dy muaj më parë në Dubai për plagosje të rëndë. Por emri i Bakos del në dosjen “Plumbi i Artë”, ku i penduar i drejtësisë, Nuredin Dumani ka treguar disa vrasje. Për Hajdar Bakon, Dumani thotë se ai kishte porositur vrasjen e rivalëve të tij. Nga dosja hetimore rezultonte se Dumani, ka dëshmuar se grupi i Erjon Alibej alias Agim Shurbi me pseudonimin “Krymi”…

Lexo më Shumë

Paraburgim prej 30-të ditësh për një shkupjane 54 vjeçare R.Xh. pasi gjatë bastisjes në shtëpinë e saj nëpunësit policor kanë gjetur mbi 140 paketime me drogë. R.Xh. është privuar nga liria së bashku me M.A. (37) nga Shkupi. “Paraprakisht pas sigurimit të njohurive operative dhe marrjes të urdhërit gjyqësor për bastisje, nëpunës policorë të Njësitit për Tregti të Palejuar pranë SPB Shkup kanë kryer bastisje në shtëpinë e R.XH. (54) nga Shkupi. Gjatë bastisjes janë gjetur: 73 paketime me materie të bardhë në gjendje pluhuri, 14 tableta, një qese e madhe me materie në gjendje pluhuri ngjyrë kafe dhe të…

Lexo më Shumë

Në kuadër të megaoperacioni që po zhvillohet nga SPAK në disa qytetet,  GJKKO ka lëshuar masë sigurie edhe për Hajdar Bakon alias Hajdar Çopja, njohur ndryshe si “Dari i Elbasanit”. Hajdar Bako alias Hajdar Copja alias Hajdar Hysa, 40 vjeç, u arrestua në Dubai në maj të këtij vitit, pasi është i dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Po ashtu raportohet se masë sigurie është lëshuar edhe për dy oficerë policie, ndërsa bëhet e ditur se nga ky megaoperacion janë zbardhur disa vrasje në Elbasan. Më herët u raportua se po në kuadër…

Lexo më Shumë

Një 26-vjeçar me rekorde të shumta kriminale dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore është arrestuar ditën e djeshme në Unazë te Re. I riu akuzohet se në vitin 2023, në aksin rrugor Bulqizë- Shupenzë, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin me iniciale E. L.. Ai ishte në kërkim pasi Gjykata e Dibrës i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Plagosja e lehtë me dashje”. Njoftimi i policisë: Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Lokalizimi”. Falë inteligjencës policore, shërbimet e Seksionit të…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kryer një operacion për arrestimin e disa personave në qyetitin e Elbasanit. Në kuadër të këtij operacioni, mësohet se janë lëshuar rreth 25 urdhërarreste. Operacioni është zhvilluar pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin Sky Ecc ku ka edhe shumë zyrtarë të përfshirë. Vetëm dy ditë më parë pas çkodimit të këtij aplikacioni u vu në pranga kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka. Akoma nuk dihen detaje të tjera rreth këtij operacioni, ndërsa informacione të tjera priten në vijim.

Lexo më Shumë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka reaguar lidhur me 10-vjetorin e klasifikimit 30 vjeçar të arkivës së Brigadës së 37-të të motorizuar të Ushtrisë Jugosllave nga Serbia. Kurti në një postim në Facebook shkruan se në bazë të marrëveshjes së arritur më 2 maj të vitit të kaluar në Bruksel, përsërisin kërkesën për hapjen e arkivave në Serbi. “Tashmë kemi dërguar disa kërkesa lidhur me hapjen e arkivës së Brigadës 37-të të Motorizuar të UJ, përgjegjëse për shumë masakra në rajonin e Drenicës”, shkruan ai. Lexoni të plotë postimin e Kurtit: 10 vjetori i klasifikimit 30 vjeçar të arkivës së…

Lexo më Shumë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot pret përfaqësuesit e subjekteve politike, takim ky që pritet të nisë në ora 14:00, e ku temë diskutimi do të jetë data e zgjedhjeve parlamentare. Presidentja e vendit në letrën që i ka shkruar kryeministrit Albin Kurti thuhet se zgjedhjet e rregullta duhet të mbahen në periudhën nga 26 janar – 16 shkurt të vitit 2025. Partitë politike tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Nga Lëvizja Vetëvendosje i pranishëm në takimin me Osmanin pritet të jetë nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca. Pjesëmarrjen në takimin e kanë konfirmuar edhe nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike…

Lexo më Shumë

Ish-presidenti i klubit të futbollit të Kamzës, Naim Qarri është në mesin e personave të arrestuar, që akuzohen se rrëmbyen dhe kërcënuan një 35-vjeçar për dhënie pasurie. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Naim Qarri dyshohet se në bashkëpunim me 6 personat e tjerë i kanë hequr lirinë një 35-vjeçari dhe e kanë kanosur atë për dhënie pasurie. Ndaj tyre janë ngritur akuzat për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”. “Arrest në burg” për shtetasit: Tori Xhecuka alias Hektor Xheçuka, Aleksander Osmani, Artan Pirraci dhe Fredi Keta “Arrest…

Lexo më Shumë

Policia ka arrestuar 7 persona pasi akuzohet se kanë marrë peng një 35-vjeçar dhe e kanë kërcënuar për dhënie pasurie. Bëhet me dije se në pranga kanë rënk shtetasit Tori Xhecuka alias Hektor Xheçuka, Aleksander Osmani, Artan Pirraci, Fredi Keta, Naim Qarri, Sajmir Kolaveri dhe Adem Metkola. Sipas bluve, Tori Xhecuka alias Hektor Xheçuka, Aleksander Osmanit, Artan Pirracit dhe Fredi Ketës, u është caltuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa për tre të tjerët,  Naim Qarrin, Sajmir Kolaverin dhe Adem Metkolan,  u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë hequr…

Lexo më Shumë

SPB Shkup edhe dje (30.07.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 145 masa. “Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 145 masa, nga të cilat 21 masa për tejkalim të shpejtësisë, 13 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 12 masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave. Gjashtë masa janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, 10 për mospërdorimin e rripit të sigurisë…”, thonë nga MPB. MARKETING

Lexo më Shumë