Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar pas shqetësimeve lidhur me importin e disa mallrave me datë skandecë të deklaruara gabim dhe Salmonella. Me anë të një njoftimi Autoriteti Kombëtar i Ushqimit thotë se shpreh shqetësimin për përhapjen e informacioneve të pa vërteta mbi njoftimet e ardhura nga sistemi RASFF duke shkaktuar panik tek konsumatorët. I bëjmë me dije opinionit publik lidhur me menaxhimin e rasteve nga ana e AKU-së për 2 njoftimet e etiketuara nga sistemi RASFF si më poshtë: Më datë 31.5.2024, nga sistemi RASFF jemi njoftuar për produktin Mozzarella (Treccia di mozzarella pugliese (mozzarella) 200 g) me datë…
Author: almakos
Detaje të reja dalin nga operacioni i SPAK që u zhvillua ditën e sotme pas lëshimit të 6 urdhër arresteve. Mësohet se bëhet fjalë për një grup të trafikut ndërkombëtar të armëve. Kontollet po kryhen në disa qytete të vendit, ndërsa hetimi ka nisur prej disa kohësh nga ana e Prokurorisë së Posaçme. Burimet bëjnë të ditur se është zbuluar edhe një arsenal armësh. Ndërkohë aksioni është në zhvillim dhe në orët në vijim priten të tjera detaje. Kujtojmë që ditën e djeshme SPAK zhvilloi një megaoperacion me fokus kapjen e personave me rekorde kriminale, por edhe zyrtarëve të përfshirë…
Ish-godina e repartit ushtarak në kodrat e Mbyetit në Fier është përfshirë nga flakët. Ndërkohë u raportua se janë dëgjuar shpërthime të fishekëve, si pasojë e zjarrit që ka përfshirë zonën. Tre zjarrfikëse ndodhen në vengjarje, ndërsa aksonit për shuarjen e flakëve u janë bashkuar edhe banorët. Nga zjarri është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me ullishte e bimësi.
Sot, Hungaria do të sigurojë tre automjete zjarrfikëse në terren për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve. Ministri hungarez i Punëve të Jashtme Peter Szijarto e ka ndarë këtë informacion në profilin e tij në Facebook.Vendimi vjen pas bisedës së djeshme telefonike me kolegun e tij, Timço Mucunski. Përveç kësaj, Hungaria do të dërgojë edhe dy helikopterë të Forcave Ajrore Hungareze që do të përfshihen drejtpërdrejt në shuarjen e zjarreve të mëdha pyjore që përfshiu Maqedoninë e Veriut. Ministri i MPJ-së, Timço Mucunski, dje njoftoi se në bisedën me Szijarto ka shprehur mirënjohje të madhe për solidaritetin dhe ka theksuar,…
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme kodrat në fshatin Mbyet në Fier, pranë ish-repartit ushtarak. Flakët janë përhapur me shpejtësi duke alarmuar banorët e zonës, shtëpitë e të cilëve ndodhen pranë vatrës së zjarrit. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve. Ndërkohë nga flakët pranë ish-repartit dëgjohen edhe shpërthime fishekësh.
Në vendkalimet kufitare Tabanovc dhe Bogorodicë sërish ka radhë veturash. Fundjava e zgjatur e pushimeve, e cila fillon nesër, ka shtuar frekuencën e hyrjeve në Maqedoni nga Serbia dhe daljet nga Maqedonia drejt pikave turistike në Greqi. Në mëngjes në Bogorodicë, pritja për hyrje në Greqi mund të jetë deri në dy orë, transmeton Portalb.mk. Në pikat e tjera kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka pritje të gjata. LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për…
Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia pasi kërcënoi bashkëshorten me armë zjarri në prani të fëmijës së tyre të mitur. Në pranga është vendosur shtetasi me iniciale B. H., banues në Lushnjë. Arma e zjarrit tip pistoletë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Njoftimi i policisë: Lushnjë/Falë ndërhyrjes në kohë të Policisë parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në familje. Kanosi bashkëshorten e tij, me armë zjarri, Policia kap dhe vë në pranga 44-vjeçarin. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas njoftimit të marrë se një shtetas kanoste bashkëshorten, me armë zjarri, menjëherë kanë ndërhyrë për…
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani të mërkurën ka mbajtur një takim me liderët e partive politike për të diskutuar datën e zgjedhjeve parlamentare. Të pranishëm në takim nuk ishte kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Listës serbe. Pas takimit me presidenten Osmani janë deklaruar krerët e opozitës, të cilët kanë propozuar datën e njëjtë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka treguar se në takimin me presidenten Osmani ka propozuar 26 janarin e vitit 2025 si datë optimale për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta nacionale në Kosovë. Krasniqi përmes një…
Mbështetje nga Hungaria për t’u përballur me zjarret: arrijnë automjete terreni dhe aeroplanë, bëri të ditur ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski në profilin e tij në Facebook. “Në bisedën e sotme telefonike, kolegu im hungarez, Peter Sijarto më informoi se Hungaria do të dërgojë tre automjete kundër zjarreve dhe aeroplanë të cilat do të ndihmojnë në ballafaqimin me zjarret. Ndihma nga Hungaria është e një rëndësie të madhe”, ka shkruar Mucunski.Ai shprehu mirënjohje të madhe për solidaritetin dhe siç theksoi, “rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona në momente të tilla kritike”. “Falënderova për reagimin dhe mbështetjen e shpejtë…
Ditën e sotme opozita do të zhvillojë protestë e radhës para bashkisë së Tiranës, ndërkohë policia ka njoftuar se do të ketë bllokim të disa segmenteve rrugore. Policia sqaron se deri në përfundim të protestës, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Po ashtu policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative. “Për shkak të zhvillimit të një tubimi, ditën e sotme, në orën 11:00, përpara Bashkisë Tiranë, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime…
Një shpërthim ka ndodhur në një kantier ndërtimi në Tiranë pak pas mesnatës, në rrugën “Reshit Çollaku” në Tiranë. Sipas policisë, shpërthimi ka qenë i ngjashëm me lëndë plasëse ose lëndë piroteknike. Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 01.08.2024, rreth orës 01:15, në rrugën “Reshit Çollaku”, në një kantier në ndërtim, është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike. Si pasojë nuk ka dëme materiale dhe as të lënduar. Grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.
Marklen Haka, anëtar i bandës së Niklës, është arrestuar ditën e sotme (31 korrik) në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit “Revanshi”. Sipas raportimeve, Policisë së Shtetit i ka ardhur një informacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe për ndalimin e një personi, të dyshuar si Marklen Haka. Autoritetet vendase blu kanë dërguar homologëve të tyre në Dubai të dhëna mbi Hakën, në mënyrë që të bëhet krahasimi, e për të identifikuar nëse është personi i njëjtë. Deri më tani nuk kemi asnjë komunikim nga uniformat blu mbi këtë ngjarje, e nëse…

