Nga Prokuroria Themelore Publike njoftojë se kanë urdhëruar nisjen e procedurës hetimore ndaj dy personave që dyshohen për vrasjen në Batincë të Shkupit, që ndodhi më 1 korrik të këtij viti. Sipas njoftimit të Prokurorisë, S.N. 32-vjeçar dhe M.Xh. 24-vjeçar, janë të pakapshëm për organet e rendit.“Dy të dyshuarit janë në arrati dhe nuk janë në dispozicion të organeve të rendit që nga momenti i kryerjes së veprave. Për këtë, prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit, që do të fillojë të zbatohet…
Author: almakos
Me një varg festash dhe manifestimesh nën sloganin “Lufta vazhdon”, sot do shëmohet 121 vjetori i Kryengritjes së Ilindenit dhe Republikës së Krushevës dhe 80 vjetori i seancës së parë të KAÇKM-së. Manifestimi qendror për shënimin e Ilindenit – Ditës së Republikës do të mbahet në Krushevë të Gumenjës dhe në zonën e Meçkin Kamen (Guri i Ariut), ku fjalim do të mbajë kryeministri Hristijan Mickoski, i cili paraprakisht do të vendosë lule në varrin e Nikolla Karevi. Kryetarja Gordana Siljanovska-Davkova, nga ana tjetër, fillimisht ka shkuar në Pelincë, ku në ora 10:00 vendosi lule të freskëta para qendrës përkujtimore…
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, e lehtë deri mesatare.
Natasha Rombula dhe Armando Kumaraku, gjyshja e babai i 10-vjeçarit që u detyrua të dilte në TikTok duke përdorur fjalor banal, janë dërguar në gjyq. Prokuroria e Beratit ka përfunduar hetimet për nënë e bir fdhe i akuzon për veprën penale “Keqtrajtim i të miturit”. I mituri ka dëshmuar se babai i tij, Armando Kumaraku, e ka detyruar nën kërcënimin e thikës të dilte në TikTok. Ai është shprehur një pjesë të fjalorit që ai përdorte në këtë rrjet nuk ja dinte kuptimin dhe deklaron se e mësonte i ati në prezencë të gjyshes. Gjithashtu dy të pandehurit i kanë dhënë 10-vjeçarit…
Një 22-vjeçar është marrë peng nga babai i ish të dashurës dhe dy persona të tjerë. Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet, ku i riu mësohet se është nxjerrë nga një lokal, më pas është futur me forcë në makinë dhe është dërguar në Shëngjergj, ku edhe e kanë dhunuar. Pas ngjarjes në pranga kanë rënë Arjan e Agim Çullhaj dhe Erind Kullolli, të tre banues në Tiranë, të cilët akuzohen për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”. Ndërkohë mesohet se pengmarrja e të riut ka ndodhur për motive të dobta. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit…
Policia gjermane ka prangosur 62-vjeçarin nga Kosova, Fadil Ibishi, i cili akuzohet se shantazhoi një grua duke i kërkuar 5000 euro në këmbim që të mos i publikonte një video të saj intime. Gjithashtu, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht mbesën e kësaj shtetaseje. Në datën 3 shkurt 2022, Gjykata e Durrësit ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Ngacmimi seksual”. Interpol Tirana dhe Interpol Wiesbaden po kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri. Njoftimi i policisë: Policia e Shtetit/Vijojnë operacionet…
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 92.3 lekë dhe do shitet me 93.2 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 99.8 lekë dhe do shitet me 100.5 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.9 lekë dhe do shitet me 106.5 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.4 lekë dhe do shitet me 118.6 lekë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë sulmuar fizikisht një person dhe nënën e tij. Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 12:00 në Malishevë. “Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak se kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar dhe nënën e tij, duke u shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raport. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Siç merr vesh Telegrafi nga burimet e saj tre persona rrahën doktorin i cili dyshohet për vdekjen e…
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka sqaruar arsyet pse partia e tij e ka propozuar 26 janarin si datë për zgjedhjet e reja. Gjatë një takimi me presidenten Osmani dhe përfaqësues të tjerë të partive politike, Haradinaj theksoi se vendi ka nevojë të shkojë sa më shpejt në zgjedhje për shkak të dështimeve të njëpasnjëshme të Qeverisë. Ai ndau këto dështime në tri grupime: marrëdhëniet ndërkombëtare, kapjen e institucioneve dhe problemet ekonomike. “Ju kam ftuar këtu për tri grupime të dështimeve të Qeverisë së vendit, të cilat janë edhe arsyeja pse AAK e ka propozuar 26…
Mbrëmjen e sotme një aksident i rëndë me vdekje shënoi në autostradën Levan-Tepelenë, pranë fshatit Kafaraj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, kur i riu, Aurel Yzeiraj, 34 vjeç, humbi kontrollin e automjetit të tij, duke bërë që të dalë nga rruga, e si pasojë të ndërrojë jetë. Siç shihet dhe nga fotot, mjeti u gjend i përmbysur dhe tërësisht i dëmtuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Klikoni këtu për të parë pamje nga vendngjarja LEXO EDHE: Aksident i rëndë në autostradën Levan-Tepelenë, humb jetën drejtuesi i automjetit Njoftimi…
Në vendim thuhet se indeksi i përcaktuar aplikohet për rivlerësimin e bazës së vlerësuar të arritur nëpërmjet kontributeve të derdhura dhe rivlerësimeve të tyre, të kryera deri në vitin 2022, dhe zbatohet për efekt të llogaritjes së shumës fillestare mujore të pensioneve, që do të caktohet me datë fillimi nga data 1 korrik 2024 e në vazhdim. Vendimi i plotë PËRCAKTIMIN E KOEFICIENTIT TË INDEKSIMIT TË BAZËS SË VLERËSUAR TË VITIT 2022, PËR LLOGARITJEN E PENSIONEVE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 59, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën…

