Author: almakos

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditën e djeshme, teksa një efektiv policie ka ushtruar dhunë ndaj një qytetari. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme (2 gusht), në aksin rrugor Thumanë-Kashar, ku u zhvilluar dhe protesta nga banorët për këtë autostradë, por rasti në fjalë nuk ka asnjë lidhje me tubimin. Shtetasit E.Q., 36 vjeç dhe Gj.K., 36 vjeç, po udhëtonin me automjetin e tyre por po kryenin manovra të rrezikshme. sipas njoftimit të policisë, ata po ofendonin efektivet e Rrugores. Pikërisht këto veprime të tyre kanë bërë që pasi të ndalojnë, për shkak të irritimit të krijuar, njëri prej…

Lexo më Shumë

Ndarja e pushtetit mund të dobësojë ndikimin e presidentit federalist në Bruksel, shkruan The Economist Në vitin 1965, një president francez, shumë krenar dhe komandues, pothuajse i bëri gropën projektit europian, thjesht duke lënë një “karrige bosh”. Ai vuri veton ndaj çdo skeme të përgatitur në Bruksel, thjesht duke mos pranuar që të dërgonte zyrtarë francezë në asnjë nga takimet e mbajtura atje. Në vitin 2024, një tjetër president francez, jo më pak krenar dhe komandues, mund të shkojë edhe një hap më larg: të mbushë karriget e Francës në takimet e Bashkimit Europian, me ministra të cilët, ose do…

Lexo më Shumë

Pasi Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës ka anuluar vendimin e dënimit të Salih Mustafës me burgim prej 22 viteve, ky rast do të shqyrtohet sërish në Gjykatën e Apelit. Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, ka caktuar më 31 korrik panelin e gjyqtarëve të apelit që do ta trajtojnë këtë çështje. Lajmi është bërë i ditur sot përmes një komunikate për media nga vetë Gjykata Speciale. Më 31 korrik 2024, Presidentja Trendafilova caktoi gjyqtarin Michèle Picard, gjyqtarin Kai Ambos dhe gjyqtaren Nina Jorgensen në Kolegjin e Gjykatës së Apelit për caktimin e ri të dënimit të…

Lexo më Shumë

Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur indinjatën pas vrasjes tragjike të M.Zh., e cila u godit për vdekje nga bashkëshorti i saj në komunën e Graçanicës. Ajo theksoi se “një grua më pak, një vrasës më shumë” dhe shprehu shqetësimin e saj për aktet e dhunës ndaj grave, të cilat nuk duhet të tolerohen. Osmani e cilësoi këtë ngjarje si një akt të tmerrshëm dhe e konsideroi si një shenjë të një fenomeni më të gjerë të dhunës ndaj femrave. Ajo kërkoi veprime të menjëhershme dhe vendimtare nga institucionet e drejtësisë për të luftuar femicidin dhe për të siguruar se dhunuesit…

Lexo më Shumë

Republika e Maqedonisë së Veriut ka reaguar pas incidentit të ndodhur në Aeroportin e Shkupit, ku një pjesëtar i sigurimit tentoi t’i merrte telefonin personal presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut theksoi se marrëdhëniet mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës janë pozitive dhe konstruktive, pa çështje të hapura dhe me dialog të ndershëm në të gjitha nivelet dhe fushat. Në njoftimin e MPJ-së shprehet keqardhje për keqkuptimet që ndodhën gjatë udhëtimit të djeshëm të presidentes Osmani në aeroportin ndërkombëtar. “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Republikës…

Lexo më Shumë

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka njoftuar se ka dërguar një notë proteste autoriteteve të Maqedonisë së Veriut pas incidentit të mbrëmshëm në aeroportin e Shkupit. Në këtë incident, sigurimi i aeroportit tentoi t’i marrë telefonin privat presidentes Vjosa Osmani dhe e shtyu atë. Në njoftimin e ministrisë, kërkohet që autoritetet maqedonase të ndërmarrin masa të menjëhershme për të hetuar këtë rast dhe për të siguruar që ngjarje të tilla të mos përsëriten në të ardhmen. “Ministrja Gërvalla ka paraqitur një notë proteste pranë autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar sqarim të menjëhershëm dhe të plotë për…

Lexo më Shumë

Kjo fundjavë që na pret do të jetë e ndikuar nga kushte atmosferike të qëndrueshme, me mbizotërim të motit të kthjellët. Sipas parashikimit të motit, përtej diellit dhe rrezeve të saj të nxehta, nuk do të mungojnë as alternimet e herëpashershme të vranësirave. Vranësirat do të pasohen me reshe shiu me intensitet të ulët në veri dhe lindje të territorit, përgjatë ditës së shtunë. Sakaq, temperatura më e lartë do të shënojë 38 gradë Celsius. Durrësi, Berati dhe Elbasani do të jenë ato që do të përballen me të nxehtin ekstrem këtë fundjavë. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-verilindje…

Lexo më Shumë

Kreu i Lëvizjes Besa dhe i komunës së Tetovës Bilall Kasami me anë të një statusi në facebook, ka shkruar se janë gënjyer besimtarët dhe nxënësit gjatë fushatës zgjedhore për gjoja akreditimin e Shkollës së Mesme Islame “Isa Beu” në Shkup. “Sapo kuptova nga mediat se i paskan gënjyer besimtarët dhe nxënësit gjatë fushatës zgjedhore për gjoja akreditimin e Shkollës së Mesme Islame “Isa Beu” në Shkup. Që kanë gënjyer 22 vite popullin politikisht e dimë, por edhe në baza fetare që do e bënin këtë, është e papranueshme. Zotohemi si VLEN që do të angazhohemi që ky problem dhe…

Lexo më Shumë

Banorët e Krujës dhe Fushë Krujës po zhvillojnë protestën e tyre të tretë në autostradën Thumanë-Kashar, pasi kërkojnë hyrje e dalje në këtë rrugor, me pretendimin se u janë izoluar bizneset e tyre. [embedded content] Teksa raportuam se policët hodhën gaz lotsjellës kundrejt protestuesve, këta të fundit duket se nuk dorëhiqen kollaj, pasi tashmë janë ulur në mes të rrugës, duke bllokuar kështu qarkullimin e automjeteve në të dyja anët e drejtimit. Në pamjet e siguruara, një prej banorëve dëgjohet teksa bërtet “Duam rrugë. Ali Baba me 15 hajdutë, as rrugë nuk jep!”. LEXO EDHE: Autostrada Thumanë-Kashar sërish në protestë!…

Lexo më Shumë

Banorët e zonës së Krujës dhe Fushë Krujës kanë dalë sërish në protestë pasditen e sotme, teksa kërkojnë të aksesohen me hyrje dalje në autostradën Thumanë-Kashar. Kjo është protesta e tretë e tyre, teksa shtrojnë ankesën se ky aks rrugor ka izoluar bizneset e tyre në këto zona. Siç shihet e nga pamjet, prezenca e qytetarëve është e lartë, ashtu sikurse dhe ajo e uniformave blu. Nuk ka vonuar shumë që të ketë përplasje mes protestuesve dhe policëve, të cilët këta të fundit kanë hedhur gaz lotsjellës për t’i larguar. Kujtojmë se banorët e kësaj zone e kanë kundërshtuar me…

Lexo më Shumë