Pas disa orëve kërkimi policia e gjiti 14 vjeçaren Klara T, e cila kishte ikur nga shtëpia të premten në mbrëmje. Vajza është gjetur në Qendrën Transportuese në Shkup. Qendra ishte një nga dy lokacionet (pranë parkut të qytetit) ku u bë një kontroll i intensifikuar i policisë për shkak se nëna kishte marrë një njoftim përmes një numri të fshehur telefoni se vajza ishte larguar nga Ilindeni në qendër të Shkupit me autobusin 63 pas sherrit në familje. Nënës i thanë se vajza do ta kalonte natën jashtë ose në stacionin hekurudhor në Shkup ose në parkun e qytetit.…
Author: almakos
Një 21-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë tragjikisht në Itali, pas një aksidenti me makinë. Sipas mediave italiane, i riu i identifikuar si Ani Gjergji, është përplasur me makinë në zonën Chions in via Cesena, orët e para të mëngjesit të sotëm. Dyshohet se 21-vjeçarin e ka zënë gjumi në makinë dhe për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën po lëvizte, ai ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një urë të vogël betoni dhe menjëherë mjeti ka shpërthyer në flakë dhe ka shkrumbuar plotësisht makinën. Ani Gjergji I riu ka mbetur i bllokuar në mjet duke mos arritur të…
Ministria e Punëve të Brendshme, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kombëtar ka bërë të ditur për deri në tri orë pritje për të dalë nga Kosova, në vendkalimin kufitar Merdar. QKMK njofton se kolona ka edhe në pikëkalimin kufitare Dheu i Bardhë. Pritjet në këtë pikë kufitare në dalje janë deri afro 2 orë. Pritje në dalje ka edhe në Muçibabë, ndonëse këtu pritjet janë deri në 20 minuta në dalje dhe në deri 30 minuta në hyrje.
Sot (03.08.2024) rreth orës 12:50 në stacionin hekurudhor në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë gjetur K.R. (14), për të cilën raportoi nëna e saj I.T. (33) nga Ilinden, Shkup, më 02.08.2024 rreth orës 23:45 se pas një debati të mëparshëm është larguar nga shtëpia vajza e saj. Menjëherë pas marrjes së kallëzimit janë ndërmarrë masat dhe veprimet përkatëse nga ana e zyrtarëve policorë nga SPB Shkup dhe vajza është gjetur dhe do t’i dorëzohet prindit. MARKETING
Një aksident i rëndë është shënuar në Shkodër ditën e sotme, ku një automjet ka përplasur një 11 vjeçare, e cila po lëvizte në rrugë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:15, në aksin rrugor “Shkodër-Mjedë”, kur drejtuesi i automjetit, D.U., 43 vjeç, ka përplasur këmbësoren e mitur. 11 vjeçarja është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore. Sakaq, grupi hetimor po vijon punimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit NJOFTIM Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 13:15, në aksin rrugor “Shkodër-Mjedë”, automjeti me drejtues shtetasin D. U., 43 vjeç, ka përplasur një të mitur 11-vjeçare që lëvizte…
Ambasadori evropian Dejvid Gir, sot mori pjesë në konferencën e rregullt të mëngjesit të ekipeve të aviacionit kombëtar dhe të huaj dhe direkt në pistën e pjesës ushtarake të aeroportit u njoh me aktivitetet e shuarjes së zjarrit, informojnë nga Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK). “Ambasadori evropian Gir dhe drejtori i QMK-së Stojançe Angellov nga ekuipazhet e helikopterëve dhe aeroplanëve të mbërritur përmes Mekanizmit të BE-së për mbrojtje civile u njohën me performancën dhe patën mundësinë të shohin aeroplanët para se të nisnin me qëllimet e tyre të planifikuara për sot”, kumtoi QMK-ja. Të gjitha forcat vendase dhe të…
Një 47 vjeçar me origjinë nga Shqipëria, së bashku me një shtetas rumun janë arrestuar nga autoritetet italiane, pasi akuzohen të kenë përdhunuar dy vajza të moshës 18 vjeç, në mënyrë të përsëritur. FOTO ILUSTRUESE Ishin të rejat ato që denoncuan abuzimin seksual, teksa janë shprehur para autoriteteve se aktet janë kryer në një apartament në Romë nga dy burra. Raportohet se vajzat kishin mbërritur në Romë për të takuar një mik të tyre, i cili në moment të fundit i ka komunikuar atyre se nuk mund t’i priste. Më pas, teksa të rejat po ecnin në rrugë, 26 vjeçari…
Një rast i rëndë shënon në Lushnjë, teksa një person është arrestuar pasi dyshohet se ka tentuar vrasjen e një shtetasi në market. Në pranga ka rënë G.H., 49 vjeç, banues në Lushnje. Sipas njoftimit të policisë, 49 vjeçari u konfliktua me një shtetas 40 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe trup. Rasti ka ndodhur në një market të qytetit, teksa konflikti i ndodhur për motive të dobëta, do të përshkallëzohej më tej, pasi 49 vjeçari ka tentuar të vrasë personin tjetër me thikë. Ndërkohë, 40 vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas njoftimit të kësaj ngjarje, uniformat…
Nga 1 korriku ka hyrë në fuqi rritja e pagës për mjekët e sistemit shëndetësor parësor dhe arsimtarët e sistemit parauniversitar. Shtesa e pagës për të dyja kategoritë varion nga 12 mijë lekë deri në 14 mijë lekë në varësi të vjetërsisë së punës. Konkretisht pas rritjes e reflektuar me pagat e muajit qershor, rroga neto e një mjeku të familjes pranë Qendrave Shëndetësore në Tiranë nga 88,000 lekë që ishte me rritjen prej 12,000 lekë arriti në 100.000 lekë. Ndërsa paga neto për një mësues të shkollës së mesme në Tiranë nga 63 mijë lekë në muaj pas shtesës…
Në tregun shqiptar të këmbimit valutor, një euro do të blihet me 99.7 lekë dhe do të shitet me 100.4 lekë. Një dollar, do të blihet me 91.2 lekë, teksa do të shitet me 92.3 lekë. Franga zviceriane, në blerje do të këmbehet 105.2 lekë ndërsa në shitje me 106.6 lekë. Ndërkohë, paundi ka pësuar rritje, teksa do të blihet me 116.8 lekë dhe do të shitet me 118 lekë.
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar përgjatë natës që lamë pas në afërsi të bustit të Prekë Calit, Shkodër. Sipas raportimeve, dyshohet se një person të ketë qëlluar me breshëri plumbash kundrejt disa personave. Dyshohet se autori i kësaj ngjarje të jetë shtetasi Viktor Marku. Sakaq, në polici janë shoqëruar autori i dyshuar, vëllai i tij dhe djali i xhaxhait të tij. Uniformat blu kanë sekuestruar një automjet tip BMË, në të cilën u gjet dhe një gëzhojë arme. Kjo është makina me të cilën ka kryer sulmin Viktor Marku. Fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar, pasi shënjestrat janë…
Personazhi i TikTok, Medi Iseni, ka akuzuar reperin e njohur, Noizy se i ka kanë dhënë mbi 30 mijë euro për të nxjerrë Clevion në pritë. Deklaratat e Medi Iseni kanë ardhur pasi u dhunua brenda një lokali nate në Pejë nga reperi dhe grupi i tij, ndërsa pretendon se e preu në besë shoku i Noizy-t, Stresi. Ai ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur pasi refuzoi që t’i nxirrte personazhin e tjetër të TikTok, Clevio Ahmetaj në pritë. “Këtu ka qenë puna e një repisti tjetër që quhet Clevio Ahmetaj. Kur ka qenë në Zvicër ai, më kanë shkruar pjesëtarë të…

