“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Author: almakos
Komisioni Zonal i Administrimit të Zgjedhjeve nr.88 në Bashkinë e Himarës ka nisur numërimin e katër kutive ta para të votave për garën elektorale, mes Vangjel Tavos së PS-së dhe Petro Gjikurisë, së koalicionit të opozitës. KZAZ-ja ka angazhuar katër tryeza numërimi votash, ndërsa po numerohen 4 kutitë e para të Himarës, ndërkohë që në total pritet të numërohen rreth 8 mijë vota, nga 23 mijë qytetarë me të drejtë votë në Himarë. [embedded content] Më herët KQZ ka trajnuar grupet e numërimit të votave. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve trajnoi anëtarët e grupeve të numërimit, të cilët do të angazhohen…
Policia e Shtetit në një komunikatë për mediat ka bërë të ditur se është përmbyllur procesi i dorëzimit të kutive të votimit për garën e Bashkisë së Himarës. Policia thekson se “dorëzimi i materialeve zgjedhore dhe kutive të votimit në VNV ka përfunduar pa probleme. Shërbimet e Policisë vijojnë përmbushjen e detyrës për ruajtjen dhe sigurimin e Vendit të Numërimit të Votave”. Më tej sqarohet se “mbrëmjen e sotme, pas përfundimit të proçesit të votimit, Punonjësit e Policisë, të anagzhuar në këtë proces, janë paraqitur pranë çdo qëndre votimi dhe kanë bërë shoqërimin e materialeve zgjedhore dhe kutive të votimit…
Kryetari I KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka njoftuar se janë dorëzuar pranë Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve nr.88 të gjitha kutitë e votimit për garën elektorale të Bashkisë së Himarës. Celibashi bën me dije se kutitë e votimet dhe pajisjet e PEI, kamerat monitoruese që qendrat e votimit janë dorëzuar brenda rregullave. Sipas kreut të KQZ nuk janë konstatuar parregullsi në asnjë kuti që është dorëzuar në KZAZ. “Ka përfunduar dorëzimi i materialeve zgjedhore nga Komisionet e Qendrave të Votimit në KZAZ nr. 88. Kutitë e votimit, materialeve zgjedhore, pajisjet PEI, kamerat monitoruese të QV për 36 QV u morën…
Një aksion i madh është zhvilluar sot në Prishtinë, konkretisht në lagjen Emshir, ku është arrestuar një person i shumë kërkuar. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. Hoxha tha se aksioni është zhvilluar nga njësitë e specializuara të policisë. “Ju konfirmoj se sot në orët e pasdites në Prishtinë, Policia e Kosovës, konkretisht FAST-ILECU ka realizuar një operacion në mbështetje edhe të njësive speciale”, tha Hoxha. Ndryshe, Klan Kosova raporton se personi i arrestuar është Arben Lamçja. Lamçe, pjesë e grupit Çopja në Elbasan, është i akuzuar për vrasje me pagesë. Mediat në Shqipëri raportojnë…
Shtetasi Hekuran Myrtaj, i cili ishte i paraburgosur dhe po vuante dënimin në IEVP “Jordan Misja” ka ndërruar jetë në QSUT për shkak të një arresti kardiak. Myrtaj nuk është ndjerë mirë gjatë kohës që ka dalë për ajrosje, duke humbur më pas ndjenjat. Punonjësit e sigurisë dhe nd/ mjekë në IEVP e kanë shoqëruar me urgjencë drejt QSUT. Pas ndërhyrjes së mjekëve në QSUT, i paraburgosuri ka ndërruar jetë. Myrtaj është arrestuar në datë 17.07. 2024 për kultivim të bimëve narkotike.
Si rezultat i një operacioni nga policia e Kosovës, është vënë në pranga Arben Lamçja, i kërkuar nga SPAK, në kuadër të hetimeve për dosjen kriminale “Plumbi i Artë 2”. Lamçja pjesë e grupit Çopja në Elbasan i akuzuar për vrasje me pagesë, është arrestuar në Prishtinë në lagjen ‘Emshir”. Kujtojmë se më 31 korrik të këtij viti me kërkesë të të SPAK, GJKKO lëshoi 30 urdhër arreste. Ky urdhër lidhet me 6 vrasje të kryera në Elbasan, Rrogozhinë dhe Berat, të cilat pretendohet se janë zbuluar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar në kuadër të…
Pas shumë akuzash, reagimeve dhe arsyetimesh dhe se a janë prishur marrëdhëniet diplomatike mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, kjo pritet të del në pah të hënën, pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të bëjë vizite zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku do të takojë homologun e tij, Hristijan Mickoskin. Kjo vizitë e Kurtit ngjall interesim më të lartë pasi më 1 gusht, në aeroportin e Shkupit, ndodhi një incident mes Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit dhe sigurimit të aeroportit, ku këta të fundit i kanë kërkuar të dorëzonte sendet personale për skanim, duke çuar në një përplasje mes…
“Higjiena Komunale” Shkup do të realizojë aksion për deponim falas të mbeturinave të ngurta që nga 5 deri më 11 gushti. Kompania informon se gjithësej në 37 lokacione në të gjitha komunat e Shkupit do të vendosen kontenjerët për mbeturina të përmasave të mëdha. Motivi i këtij aksioni, siç thonë ata është me qëllim që të shmanget imazhi i shëmtuar në lagjet që janë të mbushura me mobilje të vjetra dhe mbeturina të tjera të mëdha. Në ndërkohë shpresojnë që qytetarët të respektojnë rekomandimet e kompanisë. HIGJIENA KOMUNALE “Shpresojmë që në të ardhmen banorët e të gjitha komunave të qytetit…
Një 38-vjeçar është gjetur i pajetë ditën e sotme tek “Gjiri i Barxhos”, në Ksamil, në një masiv shkëmbor në det. Policia bën me dije se bëhet djalë për shtetasin me iniciale F.K., banues në Tiranë, i cili dyshohet se është mbytur. Sipas informacioneve të para, i riu dyshohet se kishte dalë për lundrim me një mjet kanoe dhe ka qenë duke bërë zhytje në këtë zonë. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i policisë Sot, më datë 04.08.2024, tek shkëmbinjtë tek “Gjiri i…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën do të bëjë një vizitë pune në Maqedoni të Veriut, ndërsa do të jetë i shoqëruar nga ministrat e kabinetit qeveritar. Kjo është bërë e ditur nga Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.Vizita është dakorduar më 20 korrik. “Kryeministri Kurti, i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar, të hënën do të zhvillojë një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut. Atje do të ketë një takim bilateral me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut me të cilin do të diskutojnë rreth raporteve bilaterale, bashkëpunimit rajonal dhe projektet infrastrukturore me interes për dy shtetet. Realizimi i kësaj…
Këtë javë, Policia ka bllokuar 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman; 25 jet ski, 4 skafë, 4 gomone dhe 6 varka metalike që kishin të instaluar motor uji. 16 prej mjeteve lundruese të bllokuara janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare, duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili me masë administrative 100,000 lekë. Drejtuesit e 17 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 10,000 lekë për mungesë dokumentacioni. Drejtuesit e 6…

