Zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti në një postim në rrjetin social ka shkruar se sot janë takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me delegacionin e kryeministrit.Mexhiti shkruan se me kryeministrin Kurti kanë patur një takim pune të frytshëm, konstruktiv dhe vëllazëror.“Diskutuam çështje të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona, me fokus të veçantë tek lidhjet tona të forta, të cilat synojmë t’i forcojmë edhe më tej.Ky takim shënon edhe një hap të rëndësishëm për të ardhmen e përbashkët të regjionit, duke demonstruar bashkëpunimin e ngushtë dhe të suksesshëm mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së…
Author: almakos
VOLTIZA DURAJ/ Ka hyrë në fuqi vendimi për autorizimin e skemës së ndihmës shtetërore në formën e grantit “Fondi për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme për vitin 2024. Ka qenë Komisioni i Ndihmës Shtetërore, që ka marrë vendimin të miratuar me VKM-në nr. 408, datë 19.6.2024, “Për përcaktimin e masës së përfitimit, kritereve dhe kushteve të veçanta të përfitimit për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme për vitin 2024”. Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) ka publikuar skemën e ndihmës shtetërore “Fondi për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme për vitin 2024”. “Skema e mbështetjes financiare…
Në Shkup ka nisur takimi mes kryeministri, Albin Kurti dhe homologut të tij nga Maqedonia e Veriut, Hristijan Mickoski. Pas takimit bilateral, Kurti dhe Mickoski ka filluar mbledhja e përbashkët ku të pranishëm janë edhe ministrat. Kryeministri Kurti ë këtë vizitë po shoqërohet nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ajo e Drejtësisë Albulena Haxhiu si dhe i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu. MARKETING
Pas kryqit gjigant që u ndërtua në Draçevë të Shkupit, komuna e Kisella Vodës, tani është ndërtuar edhe një shadërvan në formë të kryqit.Nga komuna thonë se është rregulluar edhe hortikultura dhe hapësira e gjelbër në afërsi.“Vazhdojmë me punë dhe projekte të përkushtuara që përditë e përmirësojnë cilësinë e jetës së të gjithë banorëve tanë”, tha kryetari i komunës, Orce Gjorgjievski. MARKETING
Anëtarët e një grupi kriminal në Itali, që drejtohej nga dy shqiptarë, janë dënuar nga drejtësia fqinje. Ky grup kriminal drejtohej nga dy vëllezër shqiptarë, Etmond dhe Klenis Qavani, 47 dhe 39 vjeç, të cilët ishin banues në Porto Sant’Elpidio. Po kështu, ata janë pronarë të një pikë shitjeje makinash. Të dy ata, së bashku gjashtë anëtarë të organizatës, morën gjykim të shkurtuar, pra me ulje 1/3 e dënimit. Nga ana tjetër, katër prej anëtarëve kërkuan një marrëveshje. Në përfundim të gjykimit, u vendos që Klenis Qevani të dënohet me 10 vite e 8 muaj, ndërsa Etmond “Renato”Qevani me 7…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arritur në Shkup dhe ka filluar takimin me kryeministrin e vendit tonë Hristijan Mickoski.Delegacioni kosovar është i përbërë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.Nga qeveria kanë njoftuar se fillimisht do të ketë takim tete-a-tete Kurti-Mickoski, më pas pritet takim i delegacioneve qeveritare. Është njoftuar po ashtu për konferencë të përbashkët për shtyp mes Kurtit dhe Mickoskit. MARKETING
Qeveria paralajmëroi para tri ditësh se do të ketë një reformë në politikat e pagave në të gjitha bashkitë e vendit. Kjo reformë sipas qeverisë nuk ka të bëjë vetëm me rritjen e pagave, por edhe ristrukturimin e bashkive dhe stafeve të tyre. Një element i kësaj reforme përveç rritjes së pagave në të gjitha bashkitë, është edhe unifikimi i mënyrës së llogaritjes së tyre. Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, bëri të ditur se “bashkitë e vogla janë ato që do të përfitojnë më shumë prej rritjes së pagave”. Mazniku theksoi se unifikimi i nivelit të pagave…
Lëvizte i armatosur me armë zjarri pistoletë, me fishekë në fole gati për qitje, falë inteligjencës policore kapet dhe vihet në pranga 60 vjeçari. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Lushnjë operacioni “Guns”. Sekuestrohet një arsenal armësh (4 armë gjahu pa leje, 1 armë zjarri pistoletë), gjerdanë arme gjahu me fishekë, municion luftarak, radio të ngjashme me ato të Policisë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë pas informacioneve se 1 shtetas lëviz i armatosur në qytet, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij. Në kuadër të operacionit “Guns”, për këtë rast u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi: -A.…
Një djalë i mitur ka rënë në pranga pasi ka plagosur me thikë një 32 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, pas një konflikti me motive të dobëta mes tyre. I mituri i identifikuar me inicialet P.K., 17 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin A.Gj., 32 vjeç. Ky i fundit është transportuar në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Por 17 vjeçari nuk ishte i ‘panjohur’ për uniformat blu pasi ai ka kryer më parë vepren penale “Vjedhje me dhunë”, për të cilën atij iu…
Një ngjarje e rëndë ka shënuar në Vlorë mëngjesin e sotëm (5 gusht), teksa një grua 64 vjeçare ka humbur jetën për shkak të dhunës së ushtruar ndaj saj nga bashkëshorti. I moshuari, i identifikuar me inicialet E.D., 70 vjeç, ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, shtetasen H.D. Kjo e fundit është transportuar drejt Spitalit të Traumës, ku dhe fatkeqësisht ndërroi jetë. 70 vjeçari është arrestuar menjëherë nga policia e Vlorës. Çështja i ka kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. “…arrestoi shtetasin E. D., 70 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, shtetasen H.…
Në Komisionin parlamentar për financim dhe buxhet sot do të vazhdojë debati për amendamentet për Propozim ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit për vitin 2024 ku të hyrat e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 318,2 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në nivel prej 362,8 miliardë denarë. Rritja e PBV-së është projektuar në 2.1 për qind, inflacioni në nivelin 3.5 për qind dhe deficiti buxhetor 4.9 për qind. Konform Rregullores, debati për amendamentet që tashmë ka hyrë në ditën e pestë, duhet të përfundojë për gjashtë ditë. Për ribalancin e Buxhetit janë dorëzuar 58 amendamente, ndërsa gjatë debatit disa prej tyre janë…
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë. Rezultate paraprake për 36 qendrat e votimit: Kandidati i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, z. Vangjel Tavo ka marrë 5022 vota (58.62%). Kandidati i propozuar nga subjekti zgjedhor, koalicioni “Bashkë Fitojmë”, z. Petraq Gjikuria ka marrë 3545 vota (41.38%). Ecuria e procesit të numërimit të votave ishte e qetë, u monitorua nga stafi teknik i KQZ-së dhe rezultatet paraprake u transmetuan në kohë reale në faqën zyrtare të internetit të KQZ-së dhe Aplikacionin KQZ.

