Një aksident i rëndë shënohet në Vlorë ditën e sotme, teksa një automjet është përplasur me një motor, duke pasur një viktimë. Drejtuesi i motomjetit është personi që nuk i ka mbijetuar dot lëndimet e marra për shkak të aksidentit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Sakaq priten informacione të mëtejshme nga uniformat blu.
Author: almakos
Një krim i dyfishtë tronditi Konispolin mëngjesin e sotëm, ku 69 vjeçari Huso Ismaili vrau bashkëshorten e tij me sëpatë, ndërsa djali i tyre, Kelment Islami ka hedhur babain e tij nga shkallët pas një konflikti që ndodhi kur mori vesh vrasjen e të ëmës. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Shalës të Konispolit, por familja Islami e ka origjinën nga fshati Markat, i së njëjtës bashki. I moshuari i cili vrau gruan e tij, njihet si person problematik nga bashkëfshatarët e tij. Por mesa duket vrasja në familje Islami “ndodhet në venat e gjakut”, pasi babai I 69 vjeçarit,…
Para tetë vjetësh, më 6 gusht 2016, ndodhi një katastrofë natyrore ku vërshimet përmbytën lagjet Hasanbeg dhe Stajkovc në Shkup Si pasojë e vërshimeve humbën jetën 23 persona. Pas këtyre vërshimeve banorëve të këtyre lagjeve iu deshën muaj të tërë që t’i kthehen jetës normale. Gjatë 24 orëve më 6 gusht 2016 në Shkup kanë rënë 92.9 litra shi në një metër katror, ndërsa gjatë dy orëve të para nga fillimi i motit të lig ka pasur mbi 800 vetëtima. Rreth një mijë qytetarë janë evakuuar gjatë natës së 6 gushtit. MARKETING
Një 78 vjeçar është vënë nën hetim nga autoritetet pasi ka ndezur zjarr në tokën e tij, por flakët u përhapen më tej duke djegur një siperfaqe të madhe toke me pemë frutore dhe ullinj. Rasti ka ndodhur në fshatin Valas të Elbasanit, ku i moshuari ndezi zjarr në pronën e tij për të shkrirë dy tuba që do i përdorte për vaditje, por nuk ka mundur të mbajë flakët nën kontroll. 78 vjeçari i identifikuar me inicialet M.K., është në procedim të lirë nga policia për shkak të moshës së tij. Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Elbasanit për…
Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza, ka reaguar ditën e sotme mbi akuzat e hedhura nga PD-ja se tek sektori i Pediatrisë po përdoren ilaçe të skaduara. Përmes një njoftimi zyrtar nga QSUT-ja, shprehet se këto pretendime të opozitës, të cilat i cilëson të pabaza, kanë për qëllim dëmtimin e punës së ekipit mjekësor në dhënien e shërbimit tek pacienti. Po kështu, QSUT sqaron se lëvizja e medikamenteve në sistemin SISP, bëhet vetëm brenda skadencës së medikamentit, e ndërsa pas këtij afati, sistemi blokon çdo lëvizje në mënyrë automatike. Përsa i përket terapisë ditore të pacientit, QSUT shprehet se është proces…
La Repubblica ka publikuar rregulloren me udhëzimet që iu janë dhënë italianëve që do të punësohen në kampin në Gjadër dhe që pritet të hapet më 1 Shtator për të pritur emigrantët e parë. Manuali me rregullat iu është dorëzuar gjatë kursit të trajnimit për personat që do të dërgohen për të menaxhuar kampin e pritjes së refugjatëve në Gjadër përcaktohet nga mënyra se si të vishen deri tek pirja e kafes. Disa prej rregullat etike që duhet të ndjekin: Popullsia shqiptare është shumë mikpritëse, por duhet të merren parasysh disa masa paraprake të dobishme: -Shqiptarëve nuk u pëlqen të nënvlerësohen në kuptimin që…
Uniformat blu greke kanë arrestuar një 31 vjeçar shqiptar, pasi akuzohet për dhunë të ushtruar ndaj bashkëshortes së tij. Rasti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (5 gusht), në zonën e Heraklonit. Siç dëshmon gruaja e tij 38 vjeçe, po me origjinë shqiptare, i riu i ka shkaktuar lëndime fizike, gërvishtje dhe mavijosje. Rasti po hetohet nga Zyra kundër Dhunës në Familje pranë Departamentit të Parë të Policisë Heraklion.
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, dhe në rrugë të thata. Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të shtuar.“Karakteristikë për periudhën e verës, në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje dhe në vendkalimin kufitar Bogorodicë për dalje nga vendi, ka frekuencë të shtuar të automjeteve, por sikurse edhe në pikat tjera kufitare, edhe në anën maqedonase, nuk ka më vonesa”, thonë nga LAMM.Nga atje u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut. MARKETING
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Konsipol ku bashkëshorti ka vrarë gruan e tij. VIJON… NJOFTIMI Rreth orës 07:00, në fshatin Shalës, Konispol, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi H. I., 69 vjeç, ka vrarë me mjet prerës (dyshohet sëpatë) bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. I., 66 vjeçe.Më pas, shtetasi H. I. dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, shtetasin K. I., rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë shtetasin H. I. nga shkallët e banesës. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi H. I. ka humbur jetën në vendngjarje.Shërbimet e Stacionit të…
Përderisa partia në pushtet lavdërohet se për gjatë qeverisjes së tyre janë shënuar disa suksese, deputetët opozitarë po bëjnë kritika ndaj tyre, duke numëruar kështu disa nga premtimet që ata kanë bërë dhe nuk kanë realizuar. Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Rrezarta Krasniqi, sot gjatë ditës ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje bëri të ditur se është mbyllur sesioni pranveror i Kuvendit të Kosovës me 36 ligje të miratuara, prej të cilave 20 marrëveshje ndërkombëtare, transmeton Telegrafi. Krasniqi thotë se shumica parlamentare ka qenë e dobët, mashtruese dhe sipas saj qeverisje dështuese. “Kjo legjislaturë është një nga legjislaturat më të…
Policia e Kosovës ka konfirmuar se i ka mbyllur nëntë objekte të Postës së Serbisë në veri, përmes një aksioni të nisur më herët gjatë ditës. Në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq janë mbyllur nga tri objekte, në Zveçan dy, dhe një në Zubin Potok. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani, i ka thënë Telegrafit se aksioni ka nisur pas informatës së pranuar nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) se në territorin e Kosovës po operojnë operatorë ekonomikë pa licencë dhe që nuk janë të regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve…

