Një krim i dyfishtë tronditi Konispolin mëngjesin e sotëm, ku 69 vjeçari Huso Ismaili vrau bashkëshorten e tij me sëpatë, ndërsa djali i tyre, Kelment Islami ka hedhur babain e tij nga shkallët pas një konflikti që ndodhi kur mori vesh vrasjen e të ëmës.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Shalës të Konispolit, por familja Islami e ka origjinën nga fshati Markat, i së njëjtës bashki.
I moshuari i cili vrau gruan e tij, njihet si person problematik nga bashkëfshatarët e tij.
Por mesa duket vrasja në familje Islami “ndodhet në venat e gjakut”, pasi babai I 69 vjeçarit, ka vrarë tre gratë e tij.
Ai njihej në fshat si Xhevit Cene.
Njërës prej bashkëshortëve ia ka marrë jetën duke e hedhur në gropë të gëlqerës.
Një tjetër mësohet se e ka mbytur duke e hedhur në pus, ndërsa të tretën duke e hedhur në lumë.
Ai njihej si njeri shumë i dhunshëm në fshat, duke kryer edhe veprime shtazarake ndaj bashkëshorteve.



