Uniformat blu greke kanë arrestuar një 31 vjeçar shqiptar, pasi akuzohet për dhunë të ushtruar ndaj bashkëshortes së tij.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (5 gusht), në zonën e Heraklonit.
Siç dëshmon gruaja e tij 38 vjeçe, po me origjinë shqiptare, i riu i ka shkaktuar lëndime fizike, gërvishtje dhe mavijosje.
Rasti po hetohet nga Zyra kundër Dhunës në Familje pranë Departamentit të Parë të Policisë Heraklion.