Qafë Thana në 6 ditët e fundit ka pasur një tendencë në rritje të fluksit të udhëtarëve si në hyrje ashtu edhe në dalje. Por kjo situatë lidhet kryesisht me shqiptarët e Maqedonisë të cilët vijne drejt vendit tonë për të kaluar pushimet në bregdet. Sipas informacioneve nga kjo doganë bëhet e ditur se po punohet me kapacitet të plotë dhe shpesh me procedurë të përshpejtuar që të mos krijohen radhë dhe pritje. Mbi 70 mijë shtetas kanë qarkulluar si në hyrje ashtu edhe në dalje nëpërmjet doganës së Qaftë Thanës në vetëm 6 ditë, ose sipas autoriteteve doganorë 20%…
Author: almakos
Një organizatë kriminale e trafikut të drogës është goditur nga autoritetet italiane, duke vënë në pranga 12 persona, mes të cilëve edhe disa shqiptarë. Mësohet se “kokat” e grupit kanë qenë dy vëllezër shqiptarë, Etmond dhe Klenis Qevani, 47 dhe 39 vjeç, të cilët njiheshin në zonën e Porto Sant’Elpidio si pronar të një biznesi makinash. Sipas raportimeve nga mediat fqinje, mësohet se pas arrestimit të 12 anëtarëve të grupit, gjykata ka marrë edhe vendimin për dënimin e 8 prej tyre, ku pas kërkesës së të pandehurve është vendosur gjykim i shkurtuar, procedurë e cila parashikon uljen e një të…
Komisioni për Financim dhe Buxhet në ditën e sotme të fundit të debatit të amendamenteve për ribalancin e buxhetit, pranoi dy amendamente, për pagesën e administratorëve të cilët janë përfshirë në zbatimin e zgjedhjeve vjetore, si dhe për reklamim të paguar politik. Amendamentet i dorëzuan deputetët Bojan Stojanoski dhe Dafina Stojanoska nga VMRO-DPMNE menjëherë para përfundimit të seancës. Stojanoski me amendamentin kërkoi 318 milionë denarë për administratën e zgjedhjeve, ndërsa Stojanoska 32.169 milionë denarë për reklamim të paguar politik. Zëvendësministri i Financave Nikollçe Jankullovski tha se të dy amendamentet janë të pranueshme, sepse, sqaroi, bëhet fjalë për pagesën e obligimeve…
Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar në fshatin Veleshtë të Strugës, në tentativë për vjedhje. Sipas raportimeve nga mediat maqedonase, mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale A.O., 21 vjeç dhe L.B., 25 vjeç, të dy nga Librazhdi. Të rijë janë vënë në pranga pak pas mesnate, dhe sipas njësisë policore në fshatin Veleshtë të Strugës, ata dyshohen se kanë kryer vjedhje të shumta dhe të rënda në zonë. “Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të bëhet kallëzimi përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së të Maqedonisë së Veriut.
Vera me ditë të nxehta po vazhdon edhe në muajin gusht ku këtë javë, territori i Maqedonisë së Veriut do të jetë nën ndikimin e një mase ajrore të ngrohtë dhe stabile që deporton nga rajonet veriore të Afrikës. Edhe pse qytetarët e vendit i kanë pritur këto ditë të nxehta për pushime nga ana tjetër ky mot i nxehtë po vazhdon të jetë problematike për zjarret në vend të cilat kanë nisur ditë më parë. Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike kanë bërë apel tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm se si e trajtojnë natyren pasi që ekziston rreziku…
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,54 % në raport me vendimin e datës 29.07.2024. Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 1,468 %, te nafta për 2,216 %, te vaji ekstra i lehtë për 1,832 % dhe te mazuti ulja është 1,471 % . Kursi i denarit në raport me…
Kërkesa për ekstradimin e ish ushtarit të UÇK-së dhe ekstradimet e dy të arratisurve të rastit “Montsra” në Kosovë, ishin poashtu pjesë e bisedës mes kryeministrave të RMV-së dhe Kosovës Hristijan Mickoskit dhe Albin Kurtit. Ministrat e tyre të Drejtësisë, thanë ata do të angazhohen mbi këtë çështje, duke mos treguar asgjë më shumë nëse kanë marrë siguri mbi të njejtën. Kurti beson në përmbylljen e tyre sa më shpejtë të jetë e mundur me qëllim që siç tha edhe ligji të zbatohet edhe raportet ndërfqinjësore të ruhen.“Për të dyja këto çështje kemi diskutuar dhe ministrat tonë të Drejtësisë do…
Çmimet e shërbimeve hotelerike në korrik të vitit 2024 në krahasim me muajin e njejtë të vitit të kaluar, janë rritur për 4,8 për qind, njoftoi Enti Shtetëror i StatistikësIndeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve hotelerike për periudhën janar-korrik të vitit 2024, në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, është rritur për 5,6 për qind, ndërsa në krahasim me dhjetorin e vitit 2023 ka rritje prej 2,4 për qind. Çmimet e shërbimeve hotelerike në korrik, sërish në krahasim me qershorin e vitit 2024, kanë mbetur në nivel të njejtë. MARKETING
Policia e Shtetit ka reaguar mbi një fenomen të fundit mashtrimi që po u bëhet pronarëve apo administratorëve të biznesit, lidhur me persona që identifikohen si zyrtarë dhe i shantazhojnë kundrejt shumave të ndryshme parash. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia e Shtetit shprehet se të gjitha bizneset duhet të jenë vigjilentë ndaj këtyre rasteve dhe të denoncojnë menjëherë pranë strukturave blu. Uniformat blu sqarojnë se fenomeni fillon me persona që identifikohen si zyrtarë dhe kërcënojnë pronarët apo administratorët e bizneseve, kundrejt parave. Për realizimin e kësaj skeme, autorët përdorin aplikacione të ndryshme telefonike për të komunikuar me operatorë ekonomikë, duke…
Kryeministri Hristijan Mickoski tha se BDI në tentim për ta mbrojtur kapitalin e fituar këto 22 vite, do të ndërmerr hapa në drejtim të destabilizimit të vendit që sipas tij është shumë e rëndësishme të potencohet.“Ne si qeveri kemi të drejtë të plotë ta mbrojmë integritetin territorial dhe paqen e qytetarëve e që është qëllim i një shteti. Në bazë të informacioneve presim që kjo të ndodhë këtë vjeshtë të presim që koha të jep përgjigje, nëse ato informacione do të konfirmohen ose nuk do të jenë të sakta”, tha Mickoski, raporton SHENJA. MARKETING
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencë për media, u deklaruar lidhje me ngjarjen me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.Ai u shpreh se ngjarja e ndodhur në Shkup ka qenë një përjetim i rëndë për presidenten Osmani.“Ka qenë një përjetim dhe përvoje e rëndë e presidentes së Republikës së Kosovës më 2 gusht ndaj Vjosa Osmanit në aeroportin e Shkupit, aq më tepër që ka qenë me familje dhe dy vajzat e vogla. Autoritete e RMV-së, krerët shtetërorë kanë shprehur keqardhjen e tyre dhe do të ketë një raport zyrtar që do ta zbardhë këtë çështje në tërësi dhe hollësi.…
Apeli i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillon një seancë përsa i përket ankimit të bërë nga ish-ministri i Shëndetësisë, llir Beqaj dhe 6 të akuzuarve të tjerë që janë përfshirë në abuzimin e fondeve evropiane të SASPAC, të cilët kanë kërkuar ndryshim të masës së sigurisë. Seanca në apel ka nisur që prej orës 09:00, e po vijon akoma. Ilir Beqaj aktualisht ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në burg” me vendim të marrë nga GJKKO-ja, teksa akuzohet nga SPAK-u për përdorimin e një skeme korruptive me fondet e Agjencisë së Koordinimit të Ndihmës së Huaj,…

