Reperi i njohur Noizy dhe DJ Crax janë arrestuar në Shëngjin lidhur me sherrin brutal të ndodhur në një klub të Pejës mbrëmjen e 2 gushtit, të cilët dhunuan personazhin e TikTok-ut Medi Iseni. Arrestimi i tyre u bë nga Euro Fast Shqipëria pas lëshimit të urdhër-arrestit nga Kosova për dyshen. Kujtojmë se autoritetet kosovare kanë apeluar për ndihmën e qytetarëve për arrestimin e reperit të njohur Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushja. Ky i fundit akuzohet për veprën penale “Ndihma” në kryerjen e “Lëndim i rëndë trupor”. Ndërkohë, Stresi është shprehur se nuk ka ndihmuar…
Author: almakos
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka përditësuar të dhënat e fundit për fluksin në pikat kufitare. Sipas njoftimit, gjendja në pikat kufitare është e qetë, përveç te Dheu i Bardhë ku pritjet për të hyrë në Kosovë janë deri në 60 minuta. Në pikat tjera, pritjet për hyrje dhe dalje nuk po zgjasin më shumë se 10 minuta./sinjali
Ish-ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Astrit Haraqija, tha se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës, u kanë mbijetuar ndryshimeve të mëdha. Sipas Haraqisë, këto do të duhej të ishin dy subjektet e vetme në vend. “Janë dy subjekte politike në Kosovë, LDK dhe PDK, që çdo ditë po vërtetohet se këto të dyja kanë me mbijetu. Sepse AAK-ja është e Haradinajt, nëse nuk është Haradinaj s’ka parti më, ajo nuk mbijeton më. Njëjtë është edhe Vetëvendosje, pa Albin Kuritn s’ka më. E mira është që PDK-ja, LVV-ja dhe partitë tjera nga ky krah i luftës është…
Qytetarët të mos shqetësohen për gjendjen e sigurisë në Maqedoni, MPB-ja dhe institucionet tjera do të përgjigjen në mënyrë të duhur në kuadër të kompetencave ligjore, tha sonte ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në lidhje me deklaratat e kryeministrit Hristijan Mickoski se kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) planifikon që në vjeshtë të ndërmarrë hapa që kanë për qëllim destabilizimin e shtetit. Në një paraqitje në “Vesti Plus” në televizionin Kanal 5, Toshkovski tha se është e vërtetë se ka informacione në këtë drejtim dhe theksoi se qytetarët duhet të jenë të informuar me të gjitha faktet…
Kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Urška Klakočar Zupančič, ka uruar Elisa Spiropali për zgjedhjen e saj si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë. Teksa ka shprehur urimet dhe i ka uruar suksese në detyrën e re, Urška Klakočar Zupančič shprehet besimplotë se bashkëpunimi ndërparlamentar në të gjitha nivelet mund t’i kontribuojë bashkekzistencës paqësore, unitetit dhe partneritetit produktiv mes kombeve. “Jam shumë e kënaqur, znj. Kryetare, që dy parlamentet tona bashkëpunojnë ngushtë dhe me efektivitet dhe jam e bindur se ne do të zbulojmë rrugë të reja për të zgjeruar bashkëpunimin tonë në të ardhmen”, ka shkruar ajo më tej. Letra e…
Muajt e fundit, Serbia është angazhuar me dy shtetet kryesore të Bashkimit Evropian për arritje të marrëveshjeve strategjike. Disa ekspertë e kanë interpretuar gatishmërinë e vendeve të Perëndimit për të bashkëpunuar me Serbinë, si shembull të përpjekjeve për ta joshur atë larg orbitës së Rusisë. Por dy profesorë amerikanë, njohës të zhvillimeve mes Kosovës dhe Serbisë, Charles Kupchan dhe David Kanin, i thanë Zërit të Amerikës se marrëveshjet e fundit të Serbisë me Perëndimin, ndonëse e përmirësojnë pozitën e Serbisë përballë Kosovës, nuk duhet të interpretohen si vendosje e saj në krah të Perëndimit. Zoti Kupchan dhe zotin Kanin u…
Keni ëndërruar ndonjëherë të keni një shtëpi në gadishullin e Istrias? Një qytezë historike në Kroaci shpreson të tërheqë banorë të rinj duke shitur objekte të vjetëruara në pronësi të qytetit, në qendrën e tij mesjetare. Blerësit mund ta shtyjnë pagesën deri në dy vite, nëse angazhohen për t’u zhvendosur në këtë qytet dhe për ta rinovuar banesën. Kostot e punimeve do t’u zbriten nga çmimi i blerjes së objektit. Qyteza historike kroate Vodnjan gjendet në gadishullin e Istrias. Dikur kishte rreth 10 mijë banorë, tashmë kanë mbetur më pak se 6 mijë. Deri në Luftën e Dytë Botërore, zona…
Juventusi vijon të kërkojë përforcime në merkato, por është e qartë për çdo drejtues të klubit se duhet bërë punë edhe për shitjen e disa elementëve. Të një skuadre të plotë për të qenë të saktë. Janë plot 12 futbollistë të tepër në organikën e Tiago Motës i cili pas ndeshjes me Brestin pranoi se kishte folur me secilin prej lojtarëve të tij. Disave u kishte prezantuar idetë e projektit të ri, ndërkohë me të tjerë u kishte thënë se nuk kishin vend. Mes tyre edhe elementë si Federiko Kieza të cilin Juvja e vlerëson 15 milionë euro, apo MeKeni…
Policia ka filluar me përdorimin e dronëve për monitorimin e brezave pyjorë në territorin e shtetit në drejtim të parandalimit të hershëm nga zjarret. Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, me vendosjen e këtyre masave operacionale pritet të rrisë jo vetëm efikasitetin në fushën e paralajmërimit të hershëm dhe vendndodhjen e zjarreve të mundshme, por edhe të zbulojë shkaqet ose arsyet e mundshme për shpërthimin e tyre. MARKETING
Qeveria ka miratuar ribalanc të plotësuar të Buxhetit për vitin 2024, me të cilin janë siguruar mjete financiare shtesë për më shumë institucione: Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, Komisioni për mbrojtjen e konkurrencës, Agjencia për mbrojtjen e të dhënave personale, MPB-ja, Këshilli inspektues, Ministria e Arsimit dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Drejtoria doganore, Pushteti ekzekutiv, Prokuroria publike, Avokati i popullit, Këshilli i prokurorove publikë, ASHAM,… Siç tha sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska në konferencën për shtyp në Qeveri, me Buxhetin e plotësuar sigurohen mjete për pagesë të pagave dhe blerje të pajisjeve. “KSHZ-ja ka marrë 350 milionë denarë shtesë,…
Fati duket se nuk ka qenë plotësisht me Thomas Strakoshën në aventurën e tij Europiane me fanellën e AEK-ut të Athinës. Gardiani shqiptar, u aktivizua për herë të tretë radhazi titullar në Ligën e Konferencës, teksa pas gafave në duelin e datës 27 gusht ndaj Inter Eskaldes, 29-vjeçari regjistroi një tjetër gafë që i kushtoi golin e barazimit skuadrës greke në duelin ndaj Armenëve të Noah, në duelin e vlefshëm për raundin e tretë të Ligës së Konferencës. Në minutën e 34, Strakosha gaboi në largimin e topit, duke ia dorëzuar atë futbollistit Pinson, i cili e shndërroi në gol,…

