Author: almakos

Partia VMRO-Partia Popullore ka reaguar në lidhje me deklaratat e fundit të autoriteteve ekzekutive në lidhje me projektin e Korridorit 8. Nga VMRO-Partia Popullore thonë se janë të gatshëm të pranojnë ndryshime në projekt, por assesi nuk pranojnë anulimin e plotë të projektit në fjalë. “Korridori 8, pra lidhja hekurudhore e Maqedonisë së Veriut dhe infrastruktura e plotë në rrugën Shqipëri-Bullgari, ka qenë një përcaktim strategjik i Maqedonisë së pavarur që në fillimet e demokratizimit dhe krijimit të saj. Bartësi kryesor politik i këtij korridori ishte pikërisht partia VMRO-DPMNE me nënshkrimin e saj në vitin 2002. Përfundimi i Korridorit 8…

Lexo më Shumë

Një person është plagosur me thikë në qytetin e Durrësit mesditën e sotme (7 gusht). Ngjarja raportohet se ka ndodhur në zonën e stadiumit. Konflikti ka ndodhur mes dy personave. Deri më tani nuk dihen detaje nga ngjarja e si është gjendja e të plagosurit. Priten informacione të mëtejshme nga uniformat blu.

Lexo më Shumë

Detaje të reja dalin nga dosja e SPAK, e cila ka përfunduar hetimet për 11 anëtarët e dyshuar të grupit të strukturuar kriminal ku ishte i përfshirë ish-zyrtari i lartë i policisë së shtetit, Erzen Breçani dhe djali i tij, Eralbi Breçani. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Erzen Breçani ka investuar në pasuri të paluajtshme dhe biznese paratë që i biri fitonte përmes trafikut të drogës nga vendet e Amerikës Latine në Evropë. Qëllimi i tyre, sipas SPAK, ishte mbulimi i vërtetë të origjinës së tyre dhe vijimit të nxjerrjes së mëtejshme të të ardhurave nga aktivitetet tregtare ku janë injektuar këto të…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut ka internetin më të shpejtë në rajon dhe është ndër vendet më të renditura edhe në Evropë, sipas anketës së Cable.co.uk, të publikuar nga portali statistikor “Landgeist”. Me një shpejtësi lidhjeje interneti prej 97,9 Mbps, Maqedonia e Veriut është përpara Sllovenisë, 97,0 Mbps, Serbisë 60,5 Mbps, Kosovës 57,3 Mbps, Greqisë 53,9 Mbps, Mali të Zi 49,5 Mbps, Bosnjës dhe Hercegovinës 44 ,0 Mbps dhe Bullgarisë 40,4 Mbps. Interneti më i shpejtë në Evropë është në ishullin Jersey (264 Mbps) i vendosur midis Britanisë së Madhe dhe Francës, në Lihtenshtajn 246.8 Mbps dhe në Islandë 229.4 Mbps. Në Francë…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen për ish-drejtuesin e lartë të policisë së Tiranës, Erzen Breçani, ish-shefin e krimeve Dedan Gjoni dhe për 9 të pandehur të tjerë që akuzohen si pjesë e grupit të strukturuar kriminal. VIJON Njoftimi i SPAK: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar hetimet paraprake të procedimit penal nr.78, të vitit 2023, dhe çuar kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq të këtij grupi të strukturuar kriminal në ngarkim të të pandehurve: 1. Ismail Zeneli, akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit…

Lexo më Shumë

Një bombol gazi ka shpërthyer në katin e dytë të një pallati në qendër të qytetit të Pogradecit, e raportohet se një grua k mbetur e plagosur si shkak i shpërthimit. Deri më tani nuk është bërë i ditur identifikimi i saj, e as gjendja e saj shëndetësore. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse. Sakaq, uniformat blu po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lexo më Shumë

Klement Islamaj, 40 vjeçari i cili ka shtyrë babain nga shkallët pasi ai i kishte vrarë nënën më herët, është shprehur përpara uniformave blu se ishte një gjë e paqëllimtë e se në fakt ndodhi padashje. Mes lotësh, ai u shpreh se i ati dy ditë më parë kishte dhunuar nënën. Në momentin kur ka ndodhur ngjarja e rëndë që i moshuari vrau bashkëshorten me sëpatë, ai ndodhej në lokalin e fshatit me shoqërinë e tij. Nga banesa dëgjoheshin zhurma dhe kanë qenë bashkëfshatarët ata që e kanë këshilluar të shihte se çfarë po ndodhte, e ky ka qenë momenti…

Lexo më Shumë

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Seksionin e Operacioneve Speciale në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Cybersnare”, ndjekur me metoda speciale të hetimit. Arrestohen 2 vëllezër të cilët shantazhonin shtetase te ndryshme, për dhënie parash, për mospublikimin e videove dhe fotove personale të tyre, në rrjete sociale. Dokumentohen me prova ligjore 2 raste të kësaj veprimtarie kriminale. Sekuestrohen shuma parash dhe 2 celularë. Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Seksionin e Operacioneve Speciale në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e krimeve kibernetike, kanë organizuar dhe finalizuar…

Lexo më Shumë

Virusi “Ethet e Nilit” tashmë ka mbërritur dhe në Fier, ku janë regjistruar disa raste që nga fundi i korrikut. Mjekja epidemiologe, Anila Moci shprehet se personat e infektuar janë paraqitur pranë Spitalit Rajonal të Fierit. Pasi ata kanë rezultuar pozitivë, janë dërguar menjëherë në QSUT, ku ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Sakaq, mjekja thotë se pritet konfirmimi i dy pacientëve të tjerë nëse janë infektuar apo jo, teksa thekson se nuk ka raste të rënda me rrezik për jetën. Përballë kësaj situate ka shtuar Moci është bërë dezinsektimi i vatrave “ hot spot” dhe i vijës bregdetare në…

Lexo më Shumë

Në VK Tabanoc për hyrje dhe VL Bogorodicë për dalje nga shteti, ka frekuencë të rritur të automjeteve, gjë që është karakteristike për periudhën verore, por njëjtë si dhe në vendkalimet tjera, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka ndalesa më të gjata, kumtoi LAMM. Komunikacioni në rrugët tjera shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Rekomandohet shpejtësi e përshtatur e lëvizjes, respektim i sinjaleve të vendosura të komunikacionit, drejtim i kujdesshëm i automjeteve, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia për rrëshqitje të…

Lexo më Shumë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit: B. L., 31 vjeç, I. M., 20 vjeç dhe R. K., 34 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 88/25 i Kodit Penal. Në rrugën “Ramazan Gaxherri”, 3 të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës shtetasin F. B., 41 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;

Lexo më Shumë

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me arrestimin e reperit Rigels Rajku ose i njohur si Noizy dhe DJ Crax. Përmes një njoftimi zyrtar, uniformat blu sqarojnë se arrestimi i tyre u bë pas shpalljes së tyre në kërkim nga autoritetet kosovare, e se do të ekstradohen drejt Kosovës. Arrestimi i tyre u bë nga njësia “FAST Albania”, në Departamentin e Policisë Kriminale në PSH, ët cilët ishin në bashkëpunim me FAST Kosova. Kujtojmë se Noizy dhe DJ Crax u arrestuan në Shëngjin. Reperi dhe grupi i tij dhunuan brutalisht personazhin e TikTok-ut, Medi Iseni. Po kështu dhe Alkimed Lushaj,…

Lexo më Shumë