Author: almakos

Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka reaguar pas informacionit nga qeveria që kompania hungareze “Grupi 4iG” është e interesuar të futet në tregun e operatorëve celular në Maqedoninë e Veriut. Bekteshi thotë se kjo kompani paraqet rrezik për infrastrukturën kritike të vendit, pasi ka lidhje me kompaninë kineze Huawei.“Kompania hungareze 4iG, të cilën qeveria jo legjitime e promovon si operator të ri mobil, ka marrëveshje bashkëpunimi me kompanine kineze Huawei për cloud të ri në mbledhjen e të dhënave. Kjo është në kundërshtim me interesat e partnerëve tanë strategjik, si dhe vendos në rrezik infrastrukturën kritike!”, ka shkruar Bekteshi. MARKETING

Lexo më Shumë

Ullishtet e fshatit Levan në Njësinë Administrative Sinjë, Berat janë përfshirë nga flakët. Fillimisht zjarri u shfaq në sipërfaqen me shkurre e ferra përreth ullishtës por u përhap me shpejtësi, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta. Pas njoftimit të marrë, drejt zonës së zjarrit janë nisur grupet e shërbimit zjarrfikës me 3 mjete zjarrfikëse. Sipas burimeve nga vendngjarja, situata është vënë nën kontroll dhe po punohet për fikjen e plotë të vatrave të zjarrit, ndërkohë që ende nuk mund të përllogariten ende dëmet dhe sipërfaqja e përfshirë nga flakët.

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale  ka thënë se është shumë i lumtur dhe krenar që është mik i  medalisteve olimpike të Kosovës, xhudistet Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu.   ‘’I lumtur dhe krenar që jam miku juaj, e që ju nderoni Kosovën botërisht dhe i shërbeni edhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë’’, ka shkruar Rama. Theksojmë se Distria Krasniqi ka fituar në “Paris 2024” medaljen e argjendtë në kategorinë deri 52 kilogramë. Ajo e kishte fituar medaljen e artë në “Tokio 2020”. Ndërsa Laura Fazliu fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri 63 kilogramë

Lexo më Shumë

Nga koalicioni VLEN kanë deklaruar se falë politikave të gabuara dhe të papërgjegjshme të BDI-së lojërat e fatit kanë hyrë në çdo shtëpi përmes internetit, duke thelluar edhe më shumë dëmet sociale dhe ekonomike nga objektet e kazinove që janë të pranishme në çdo cep.“Me justifikimin nga Komisioni legjislativ dhe juridik të kërkesës sonë për intepretim autentik të Ligjit për Lojërat e Fatit, jemi një hap më afër vërtetimit të asaj që e kemi thënë çdo herë si koalicion VLEN, se nuk do të lejojmë që për interesa personale dhe afariste të disa individëve të prishet gjithë shoqëria. A jemi…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka pritur në një takim në zyrën e saj 22-vjecaren shqiptaro-amerikae Mary Camajn, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera në “Columbia University”. E veshur në ditën e saj të diplomimit me xhubletën ikonike shqiptare ajo u prit në takim nga kryeparlamentarja  Spiropali, teksa kjo e fundit kërkoi më shumë shpërndarje dhe digjitalizim të studimeve nga shqiptarët dhe për shqiptarët, në mënyrë që të rinjtë tanë në Diasporë të mund të ushqehen intelektualisht dhe shpirtërisht me trashëgiminë tonë. Postimi i Spiropalit: [embedded content] Mary Camaj është 22 vjeçe, ka lindur dhe është rritur në…

Lexo më Shumë

Shpenzimet për të jetuar në Maqedoninë e Veriut shënojnë rritje nga viti në vit, madje edhe nga muaji në mauj. Siç njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikës, shpenzimet e jetesës në korrik të këtij viti, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, janë rritur për 3.0 për qind, ndërsa çmimet me pakicë janë rritur për 3.9 për qind. Inflacioni i matur përmes indeksit të shpenzimeve të jetesës në korrik krahasuar me qershorin 2024 është 0.7 për qind. Çmimet me pakicë, nga ana tjetër, në korrik krahasuar me muajin paraprak shënuan rritje prej 1.5 për qind. ENTI SHTETËROR I STATISTIKËS “Rritja…

Lexo më Shumë

Vazhdojnë përplasjet në mes pushtetit dhe opozitës lidhur me akuzat për krim dhe korrupsion. Zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së Marija Miteva sot në preskonferencë për media tha se LSDM dhe BDI para se të flasin për vetingun ndërkombëtar, duhet të kenë përgjegjësi të brendshme për krimin e kryer. “Në opozitë janë të shqetësuar, nga pushteti janë të paprekshëm- kështu e imagjinojnë politikën LSDM-ja dhe BDI-ja që grabitën shtetin dhe nuk menduan për popullin 7 vite duke u pasuruar”, theksoi ajo. MARIJA MITEVA, ZËDHËNËSE E VMRO-DPMNE-SË “Ali Ahmeti sot bën thirrje për veting ndërkombëtar sepse mendon se kështu do të mbrojë veten dhe…

Lexo më Shumë

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme në Kuvend, lidhur me mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka. Kërkesa, drejtuar kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali, mban firmën e 29 deputetëve demokratë, të cilët theksojnë se “është e papranueshme mbrojtja politike dhe pengimi ndaj drejtësisë që mazhoranca po bën për rastin e ish-ministres dhe deputetes Olta Xhaçka, duke injoruar Kushtetutën dhe duke penguar zbatimin e dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”. “Ne dënojmë me forcë standardin “një drejtësi për Edi Ramën dhe një drejtësi tjetër për gjithë të tjerët”.  Në çdo vend demokratik zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për protestën e sotme në Mitrovicën e Veriut kundër hapjes së urës së Ibrit, duke ftuar qytetarët serbë që të marrin pjesë në diskutimin e përbashkët ku do të njoftohem mbi përfitimet nga hapja e urës. Kurti, në një postim në Facebook, ka thënë se protesta e mbajtur sot në Mitrovicë të Veriut përfundoi pa asnjë incident. “I falënderoj institucionet e sigurisë që garantuan mbarëvajtjen e qetë të saj. Protestat janë e drejtë demokratike të cilën e gëzojnë dhe mund ta ushtrojnë të gjithë qytetarët e Republikës sonë, pa dallim”, ka shkruar Kurti.…

Lexo më Shumë

Në kuadër të “Vitit Mbarëkombëtar të 80-vjetorit të Çlirimit” dhe në 15-vjetorin e rënies në krye të detyrës të punonjësve të Policisë së Shtetit, të shpallur “Dëshmorë të Atdheut”, Altin Dizdari, Fatos Xhani, Kastriot Feska dhe Saimir Duçkollari, u zhvillua një ceremoni përkujtimore në qytetin e Durrësit. Në ceremoni morën pjesë zv/ministri i Brendshëm, Andi Mahila, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, drejtues të pushtetit vendor, familjarë të Dëshmorëve të Atdheut, si dhe kolegë të të rënëve dhe punonjës të Policisë së Shtetit. Në nderim të 4 të rënëve u përurua memoriali, vepër e skulptorit…

Lexo më Shumë

Rezervat devizore në fund të korrikut të këtij viti ishin 4.428,5 milionë euro dhe në krahasim me muajin e kaluar shënojnë rritje për 91 milionë euro, njoftoi Banka Popullore. Pjesa më e madhe e rezervave devizore janë investuar në letra me vlerë (59,6%), pas çka vijojnë valutat dhe depozitat  (29,1%) dhe ari monetar (11,2%). MARKETING

Lexo më Shumë