Një 31 vjeçar është arrestuar nga policia e Dibrës ditën e sotme, pasi akuzohet për tentativë vrasje. Në pranga ka rënë shtetasi Esmerald Sexhaferi, 31 vjeç, banues në Peshkopi. Në vitin 2022, 31 vjeçari në bahkëpunim me shtetasin B.S., kanë tentuar të vrisnin me armë zjarri shtetasin A.L., pas një konflikti të çastit. Ai akuzohet për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Dibrës për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë Dibër Tentoi të vriste një shtetas,…
Author: almakos
Në 24 orët e fundit janë shënuar gjithsej 40 zjarre, prej të cilave 25 janë shuar dhe gjashtë janë vënë nën kontroll. Nëntë zjarre janë aktive, dy prej të cilave janë në komunën e Makedonski Brodit, afër fshatit Sllatinë dhe afër fshatrave Tazevë – Breznicë dhe NP “Jasen”, në Demir Hisar, Çashkë, Petrovec, Studeniçan, Kërçovë, Dibër dhe Ohër, njofton sot Qendra për Menaxhimin e Krizave. Zjarret janë vënë nën kontroll në fshatin Negorci të Gjevgjelisë, ku digjej një pyll me kërcell të ulët, bredh dhe pisha, në komunën e Kërçovës, afër fshatit Zajas dhe Baçishtë, ku është përfshirë mali, dhe…
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata. Komunikacioni i trafikut në rrugët rrugore jashtë zonave urbane po zhvillohet me intensitet të lartë.Karakteristikë për periudhën e verës, në vendkalimin kufitar Tabanoce për hyrje dhe në vendkalimin kufitar Bogorodica për dalje nga vendi, ka frekuencë të shtuar të automjeteve. Në vendkalimin kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM. Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të…
Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, të cilët akuzohen se i kanë vjedhur aparatet celularë një turisti. Në pranga kanë rënë L.A., 22 vjec dhe Xh.M., 31 vjec, të dy banues në kryeqytet. Ata në bashkëpunim me njëri tjetrin I vodhën dy aparatë celularë turistit me iniciale D.C., 43 vjec. Rasti ka ndodhur në qendër të Tiranës, pikërisht në sheshin ‘Skënderbej’. Dy të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 139/25 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë:…
Janë zbardhur identitetet e autorit dhe viktimës së ngjarjes së rëndë në azilin e të moshuarve, ku një 78 vjeçar vrau me bastun shokun e tij të dhomës 82 vjeçar, teksa motiv i konfliktit u bë krevati. Personi që ka ndërruar jetë është Virxhil Vesho, 82 vjeç, ndërsa autori i ngjarjes së rëndë është 78 vjeçari Zyhdi Shehu. Sipas burimeve, dyshohet se të dy vuanin nga skleroza, por ende nuk është miratuar nga uniformat blu. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rrehth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, në një azil privat në kyeqytet. Raportohet se Zyhdi Shehu t’i ketë thënë…
Një ngjarje e rëndë shënon orët e para të mëngjesit, teksa në një azil, një i moshuar ka vrarë më bastun shokun e tij të dhomës. Rasti ka ndodhur në një azil privat, rreth orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme (8 gusht), kur i moshuari me inicialet Z.Sh., 78 vjeç, i ka marrë jetën shokut të tij të dhomës, V.V., 82 vjeç. Uniformat blu shprehen se i moshuari i ka gjuajtur disa herë me bastun, e se arsyeja qëndron për motive të dobëta. Sakaq, autori 78 vjeçar është arrestuar nga policia dhe akuzohet për veprën penale “Vrasja…
Ditën e sotme do të mbahet protesta e 20-të e opozitës përballë Bashkisë së Tiranës, e për të mos bllokuar qarkullimin rrugor si dhe të zhvillohet tubimi, Policia e Shtetit ka ndërmarrë disa masa. Nga ora 09:30 e deri në përfundim të protestës, do të ketë bllokim të përkohshëm në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye, uniformat blu këshillojnë të përdoren rrugë alternative, si Unaza e Mesme apo Unaza e Madhe. NJOFTIM DVP Tiranë Për shkak të zhvillimit të një tubimi, ditën e sotme, në orën 11:00, përpara Bashkisë Tiranë, do të ketë bllokime të disa segmenteve…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një euro do të blihet 99.7 lekë dhe do të shitet 100.4 lekë. Një dollar do të blihet me 91.1 lekë dhe do të shitet me 92.1 lekë. Franga zviceriane, do te blihet me 105.6 lekë dhe do të shitet me 106.6 lekë. Përsa i përket paundit, do të blihet me 115.5 lekë dhe do të shitet me 116.8 lekë.
VOLTIZA DURO/ Të gjitha ato biznese që kërkojnë të punësojnë staf të huaj mund të aplikojnë në “e-Albania”. Lajmi është bërë me dije ditën e djeshme nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili u shpreh se dy shërbime të reja ofrohen në platformën “e-Albania”, për paketën e “Lejes Unike”. “Pas mundësimit me sukses të shërbimit elektronik, mbi kërkesat e punësimit të shtetasve të huaj në vendin tonë, vjen një lajm tjetër i mirë për bizneset që kërkojnë të rekrutojnë staf nga vende jashtë Shqipërisë. Përmes ‘e-Albania’-s bizneset mund të aplikojnë në çdo kohë për kërkesat e tyre:…
Një punëtor i huaj ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia në fshatin Ruzhdi, në Patos. Sipas burimeve paraprake, punëtori, rreth 40 vjeç dhe me origjinë egjiptiane, ishte duke punuar në një shtyllë të tensionit të lartë kur ndodhi incidenti Dyshohet se punëtori mund të ketë pësuar një arrest kardiak ndërsa ishte duke punuar, çka mund të ketë çuar në humbjen e kontrollit dhe rrëzimin e tij. Në vendgjarje ka mbërritur policia për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes
VMRO-DPMNE ka reaguar edhe sot duke thënë se kryetari i tyre dhe njëherit kryeministër Hristijan Mickoski, çdoherë e flet të vërtetën dhe shpërndanë informacione me opinionin që janë të rëndësishëm.Ata thonë se paralajmërojnë që çdo që e bëjnë LSDM dhe BDI do të ndodhë, ngase, sipas tyre e dinë saktë se ajo është mënyra e vetme pëe ta ruajtur pasurinë e tubuar nga krimi që e kanë bërë me vite.“Ajo kohë ka përfunduar dhe këtë do ta shohim së shpejti. BDI planifikon sjellje agresive në periudhën që pason me qëllim mbrojtjen e krimeve të tyre, ndërsa në këtë do të…
Ministria e Mbrojtjes ka informuar për situatën e zjarreve në vend, ku bën me dije se aktualisht janë aktive vetëm 8 vatra. Gjatë 24 orëve të fundit janë shuar 7 vatra, ndërsa vatrat që janë ende aktive nuk përbëjnë rrezik për zonat e banuara. Njoftimi: 8 vatra zjarri janë aktualisht aktive në të gjithë territorin e vendit. Gjatë ditës së sotme, Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në #AKMC ka raportuar shuarjen e 7 vatrave të zjarrit. Puna po vijon deri në shuarjen përfundimtare të vatrave aktive në qarqet Vlorë, Shkodër, Korçë dhe Tiranë. Asnjë nga këto vatra nuk paraqet…

