Një ngjarje e rëndë shënon orët e para të mëngjesit, teksa në një azil, një i moshuar ka vrarë më bastun shokun e tij të dhomës.
Rasti ka ndodhur në një azil privat, rreth orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme (8 gusht), kur i moshuari me inicialet Z.Sh., 78 vjeç, i ka marrë jetën shokut të tij të dhomës, V.V., 82 vjeç.
Uniformat blu shprehen se i moshuari i ka gjuajtur disa herë me bastun, e se arsyeja qëndron për motive të dobëta.
Sakaq, autori 78 vjeçar është arrestuar nga policia dhe akuzohet për veprën penale “Vrasja em dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
NJOFTIM
Tiranë
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, arrestuan në flagrancë shtetasin Z. Sh., 78 vjeç, banues në një azil privat për të moshuarit, për veprën penale “Vrasja me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.
Ky shtetas dyshohet se, sot më datë 08.08.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, për motive të dobëta, ka goditur disa herë me anë të një bastuni (shkop hekuri), shokun e tij të dhomës, shtetasin V. V., 82 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë.



