Suhareka e Shpëtim Duros, vijon të surprizojë me afrimet në merkato, teksa ditën e sotme ka prezantuar talentin Alpi Shahini, i cili vjen nga radhët e kroatëve të Hajdukut të Splitit. Shahini ishte pjesë e 2 Korrikut nga Prishtina, ku gjatë sezonit të kaluar u transferua në Hajduk Split U19 dhe bëri bujë të madhe lëvizja e tij. Edhe pse për shqiptarin e Kosovës, pati oferta nga liga e dytë e futbollit kroat, ai zgjodhi të transferohej në formë huazimi te Suhareka, me të dy klubet që gjetën gjuhën e përbashkët për transferimin e talentit 19-vjeçar, i cili është pjesë…
Author: almakos
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, nga Parku Arkeologjik i Finiqit, ka folur në lidhje me situatën e zjarreve në këtë bashki dhe në Delvinë. Pirro Vëngu: Jemi në parkun Arkeologjik të Finiqit, që prej mesditës kemi patur një situatë problematike në bashkitë e Finiqit dhe Delvinës. Jemi përqendruar me FA dhe mjete zjarrfikëse të gjitha bashkitë e të dyja qarqeve. 8 mjete zjarrfikëse dhe 40 forca zjarrfikësve nga bashkitë dhe 65 fa të dislokuara. Forcat ajrore kanë bërë frenimin e vatrave në zonat e banuara. Është bërë e mundur mbrojtja nga flakët e të gjithë pasurisë kulturore në Parkun Arkeologjik. Kemi…
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë njofton se Prokuroria e Beogradit ka dhënë leje për tërheqjen e trupit të pajetë të Faton Hajrizit, që u vra në Lloznicë të Serbisë. Tashmë kanë nisur procedurat e tërheqjes së trupit të pajetë të Hajrizit nga morgu i Lloznicës për t’u sjellë në Kosovë. Avokati Arianit Koci, i cili është angazhuar për kthimin e trupit të Faton Hajrizit në Kosovë, ka bërë të ditur se ka parë trupin dhe e ka konfirmuar identitetin e tij. “Po e konfirmoj, e pash trupin e pajetë. Tani mbetet që edhe ekspertët tanë ta…
Nga gjithsej 40 zjarre të regjistruara dje, 25 zjarre janë shuar, ndërsa gjashtë janë vënë nën kontroll. Nëntë zjarre janë ende aktive sot, më i madhi prej të cilëve është zjarri në territorin e Komunës së Makedonski Brod, sipas një video deklarate të lëshuar nga drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Stojançe Angellov. “Numri i zjarreve që kaplojnë territorin e Maqedonisë çdo ditë është alarmant. Gjatë ditës së djeshme kemi pasur deri në 40 zjarre në hapësirë të hapur. Disa prej tyre janë më të vogla, disa janë pak më të mëdha dhe ne kemi një përbindësh zjarri. Por,…
Situata e zjarrit në lagjen Boje të Krujës vijon të jetë problematike. Për shuarjen e flakëve, ka ndërhyrë një helikopter, i cili ka hedhur disa herë ujë dhe është larguar për në Finiq ku zjarri është më masiv. Ndërkohë, burime bëjnë me dije se zjarri ka djegur një sipërfaqe prej afro 50 hektarësh deri tani dhe vijon ende. Ndërhyrja nga toka është pamundur, për shkak të terrenit të thyer.
Avokati i reperit të arrestuar Rigels Rajku (Noizy) ka reaguar publikisht për ngjarjen, duke shprehur se klienti i tij po mbahet në mënyrë të paligjshme ne paraburgim. Besnik Berisha, përmes një postimi në Facebook, shprehet se personi për të cilin akuzohet Noizy se e e ka dhunuar, nuk ka dëmtime të rënda trupore siç pretendohet, por të lehta. Për këtë arsye, sipas avokatit, urdhërarresti dhe paraburgimi janë të pajustifikueshme. Ndër të tjera shprehet se Prokuroria Themelore e Pejës nuk ka guxim që dokumentacionit mjekësor t’i sigurojë akt ekspertim. Reagimi i avokatit: Dy fjale per Noizyn meqe uren e “hapem” .…
Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për 41-vjeçarin Klement Islamaj, i cili dyshohet se ka shtyrë babanë e tij 69-vjeçar, Hyso Islamaj duke i shkaktuar vdekjen, pasi ky i fundit i kishte masakruar me sëpatë nënën, 66-vjeçaren Shano Islamaj. Në gjendje shumë të rënduar psikologjike, Islamaj ka dejklaruar para togave të seza se nuk kishte për qëllim të vriste të atin. “Jam i divorcuar dhe kam tre fëmijë nga dy martesa. Dy prej fëmijëve kishin një muaj që kishin ardhur në shtëpinë tonë. Kur dëgjova zhurmë nga shtëpia, se isha tek kafja, më thanë edhe…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë. Një shtetas italian ka ndërruar jetë pasi është hedhur nga kati i nëntë i banesës. Sipas policisë, 87-vjeçari, person paraplegjik, ka qenë në kushte të rënduara psikologjike para kryerjes së aktit të rëndë. Ka nisur puna për zbardhjen e ngjarjes. “Sot, në lagjen “Pavarsia 3”, Vlorë, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike është vetëhedhur nga kati i nëntë i banesës së tij, shtetasi italian L.B., 87 vjeç (person paraplegjik), i cili si pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.
Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, ka reaguar sërish në lidhje me urdhërarresin e lëshuar ndaj tij, për dhunën e ushtruar ndaj TikTok-erit të famshëm Medi Iseni, më 2 gusht në Pejë. Ndërsa këngëtari Noizy (Rigels Rajku) dhe Dj Crax (Bahtjar Bajraktari) janë ndaluar nga policia, Sresi është ende në kërkim dhe përmes disa reagimeve në rrjete sociale është shprehur i nervozuar në pasi po kërkohet nga Eurofast. Stresi shkruan se njësia Fast është krijuar për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqëore, ndërsa thekson se ky nuk është rasti, pasi bëhet fjalë për artist.…
Rritja e përditshme e çmimeve dhe shpenzimeve prek ndjeshëm qytetarët. Ata deklaruan për TV-Shenja se menaxhimi i muajit me pagat aktuale është mjaft i vështirë, pasiqë në këtë pike ku jemi, në asnjë mënyrë nuk përputhet paga me çmimet e tregut. Ata thonë se askush nuk I dëgjon ankesat e tyre. Qytetari “Ç’farë të komentojmë, të ardhurat janë ato ç’farë janë,ndërsa çmimet shkojnë vetëm përpjetë. Është vështirë, vështirë është. Si e menaxhojmë? Aq sa kemi aq harxhojmë,përndryshe nuk mund t’i dalim ballë. Vërejtja, ashtu siç i rritin mallrat ashtu duhet të rritet edhe paga, përndryshe nuk mund t’i dalim ballë…
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë Finiqin, duke bërë që për vënien nën kontroll të flakëve, të kërkohet ndihmë dhe nga bashkitë e tjera. Zjarri, duke u favorizuar nga era, ka vënë në rrezik banesat e fshatrave Stjar dhe Matomar dhe gjithashtu varrezave. Në ndihmë të ekipeve zjarrfikëse ka shkuar edhe një mjet nga Himara dhe një tjetër nga Konispoli. Gjithashtu janë angazhuar edhe Forcat e Armatosura.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se është duke vepruar sipas kërkesës së autoriteteve austriake për të kontrolluar një person me origjinë nga Maqedonia e Veriut dhe i cili dyshohet për një sulm të planifikuar terrorist në Vjenë.“Ju njoftojmë se autoritetet austriake kanë dërguar kërkesë në Ministrinë e Punëve të Brendshme për të kontrolluar një person me origjinë nga Maqedonia e Veriut dhe i cili dyshohet për një sulm të planifikuar terrorist në Vjenë. Po veprojmë sipas kërkesës së paraqitur”, njoftojnë nga MPB.Policia austriake ka arrestuar dy persona të dyshuar për planifikimin e sulmeve në koncertet e megayllit Taylor Swift…

