Author: almakos

Monedha e përbashkët ka shënuar ulje të vazhdueshme gjatë kësaj jave, duke zbritur të premten në nivelin e 100.8 lekëve, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Ky është niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë në këmbimin e Euros me Lekun, duke iu afruar kufirit të 100 lekëve. Që në qershor, Euro i ishte afruar ndjeshëm nivelit të 100 lekëve që njihet dhe si kufi psikologjik, por më pas nivelet e këmbimit ishin të qëndrueshme, kryesisht për shkak të ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë në blerje të valutës. Por, fillimi i gushtit gjithnjë shoqërohet me efekte sezonale, si rrjedhojë…

Lexo më Shumë

Klea Prenga, 24-vjeçarja që dyshohet se u godit me shishe qelqi në fytyrë nga ish-banorja e BBV, Antonela Berisha dhe motra e saj, Marinela Berisha, ka reaguar sërish në rrjetet sociale pasi denoncoi publikisht dhunën e ushtruar ndaj saj. Ajo iu është përgjigjur aludimeve se ka krijuar një lidhje intime me bashkëshortin e Marinela Berishës, duke u shprehur se “personi që më sulmoi nuk ka burrë dhe as nuk i ka ndërhyrë dikush në familje”. Klea Prenga iu drejtua dy motrave duke thënë që janë “femra me vetëbesim të ulët shpesh besojnë se gjithçka mund të merret me forcë”. “Nuk ka nevojë…

Lexo më Shumë

Database online ‘Numbeo’, në indeksin e saj të kostos së jetesës që publikohet çdo gjashtë muaj, ka zbuluar se qyteti zviceran Gjeneva ka rezultatet më të larta për kostot totale të jetesës për gjysmën e parë të këtij viti.”Zyrihu është në vendin e dytë, ndërsa Nju Jorku është në vendin e tretë. Në listën që përfshin 218 qytete, Shkupi ndodhet në vendin e 160-të sipas kostove të jetesës. Në krahasim me vendet e rajonit, jeta është më e lirë në Prishtinë, Kosovë (vendin e 195-të) dhe Nish, Serbi (vendin e 165-të). Kostot e jetesës janë më të larta në vendet…

Lexo më Shumë

Policia e Tiranës ka identifikuar dhe vënë në pranga 28-vjeçari, i cili preu disa pemë në fshatin Kutreq dhe më pas i vuri zjarrin një pjese të pyllit. I riu akuzohet për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”. Policisë Tiranë apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin, dhe fton ata që të denoncojnë në numrin 112 për çdo rast të zjarrvënies ose çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm. Njoftimi i policisë:…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim shtetasit me iniciale E.H. dhe A.H., të cilët akuzohen për penale të pastrimit të parave. Njoftimi i Prokurorisë: Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim shtetasit E.H. dhe A.H. për veprën penale të pastrimit të parave Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshsëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit E.H dhe A.H., për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”,  parashikuar në nenin 287 të Kodit Penal. Nga hetimet në kuadër të procedimit penal nr. 776 të vitit 2023, i regjistruar mbi bazën e…

Lexo më Shumë

Një 24 vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi nuk ka kthyer një automjet të cilën e kishte marrë me qira. Në pranga ka rënë i riu Shkëlzen Bajraktari, banues në Koplik. 24 vjeçari me datë 31 korrik kishte marrë një automjet me qira nga shtetasi S.L., e nuk ia ka kthyer më. Justifikimi i tij përsa i përket mos kthimit të automjetit ishte se kur ka udhëtuar në Greqi, autoritetet greke i kanë bllokuar makinën. Shkëzen Bajraktari akuzohet për veprën penale “Mashtrimi”. Uniformat blu po vijojnë kërkimet për gjetjen e automjetit. Çështja ka kaluar në Prokurorinë e Durrësit…

Lexo më Shumë

Një 38 vjeçar është proceduar penalisht pasi tentoi të kalonte kufirin me 19 150 euro të padeklaruar. Ngjarja ka ndodhur në Pikën Kufitare të Kakavijës, kur shtetasi I.M., 38 vjeç, tentoi kalimin me paratë e padeklaruara. 38 vjeçari ka lindur në Patos të Fierit dhe banues në Greqi. Shuma e parave është sekuestruar nga uniformat blu. Çështja ka kaluar në Prokurori të Gjirokastrës për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë: Tentoi të dilte nga Shqipëria, me 19 150 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 38-vjeçari. Sekuestrohet shuma e parave. Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me…

Lexo më Shumë

Detaje të reja zbulohen nga ngjarja e rëndë ndaj 24 vjeçares, Klea Prenga, e cila u sulmua me shishe qelqi në fytyrë, teksa dyshohet se sulmi u krye nga ish-konkurrentja e Përputhen, Antonela Berisha dhe motra e saj, Mariela Berisha. Fillimisht ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 6 gushtit në një restorant në kryeqytet, rreth orës 21:30. Dyshohet se dy motrat Berisha e kanë goditur të renë 24 vjeçare me shishe në fytyrë duke i shkaktuar ccarje të thella e më pas janë larguar nga ambientet e restorantit. Menjëherë më pas Klea Prenga është transportuar ne Spitalin e Traumës për të…

Lexo më Shumë

Dy infermieret të cilat ishin në turn në momentin që Zyhdi Shehu vrau shokun e tij të dhomës Virxhil Vesho, janë arrestuar ditën e sotme. Në pranga kanë rënë 31 vjeçarja Nazime Mulla dhe 26 vjeçarja Glesantina Saraçi. Ato akuzohen për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301/25 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Mësohet se infermieret pasi kanë zbuluar krimin e rëndë në dhomën e të moshuarve, nuk kanë njoftuar autoritetet blu, por morgun dhe një agjenci funerale për të tërhequr trupin e 82 vjeçarit, Virxhil Vesho. Teksa infermieret nuk kanë treguar…

Lexo më Shumë

Në tregun shqiptar të këmbimit valutor të ditës së sotme, një euro do të blihet me 99.7 lekë dhe do të shitet me 100.4 lekë. Një dollar do të blhet me 91.1 lekë dhe do të shitet me 92.1 lekë. Ndërkohë, franga zviceriane do të blihet me 104.9 lekë dhe do të shitet me 105.9 lekë. Të gjitha monedhat e mësipërme kanë pësuar rënië në kurs, ndërsa paundi ditën e sotme është në rritje, teksa do të blihet me 116 lekë dhe do të shitet me 117.1 lekë.

Lexo më Shumë

Tiranë Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, më datë 08.08.2024, ndodhur në një azil privat për të moshuarit, ku shtetasi Z. Sh., 78 vjeç, ka goditur me bastun shtetasin V. V., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën, ju informojmë se: Në vijim të veprimeve hetimore të thelluara të kryera u arrestuan shtetaset G. S., 26 vjeçe, dhe N. M., 31 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, me profesion infermiere në azilin ku akomodoheshin dy të moshuarit. Nga hetimi i kryer u siguruan prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se dy…

Lexo më Shumë