Një 24 vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi nuk ka kthyer një automjet të cilën e kishte marrë me qira.
Në pranga ka rënë i riu Shkëlzen Bajraktari, banues në Koplik.
24 vjeçari me datë 31 korrik kishte marrë një automjet me qira nga shtetasi S.L., e nuk ia ka kthyer më.
Justifikimi i tij përsa i përket mos kthimit të automjetit ishte se kur ka udhëtuar në Greqi, autoritetet greke i kanë bllokuar makinën.
Shkëzen Bajraktari akuzohet për veprën penale “Mashtrimi”.
Uniformat blu po vijojnë kërkimet për gjetjen e automjetit.
Çështja ka kaluar në Prokurorinë e Durrësit për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Durrës
Mashtroi për kthimin e një automjeti që e kishte marrë me qira, vihet në pranga 24-vjeçari.
Policia po punon për gjetjen e automjetit.
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, pas kallëzimit nga shtetasi S. L. se shtetasi Sh. B. nuk i kishte khyer një automjet që ia kishte dhënë me qira, arrestuan në flagrancë shtetasin:
Shkëlzen Bajraktari, 24 vjeç, banues në Koplik, për veprën penale “Mashtrimi”.
Më datë 31.07.2024, ky shtetas i ka marrë me qira një automjet shtetasit S. L. dhe nuk ia ka kthyer, me pretendimin se kur ka udhëtuar në Greqi, automjetin ia kanë bllokuar autoritetet greke.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.



