Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, nga Parku Arkeologjik i Finiqit, ka folur në lidhje me situatën e zjarreve në këtë bashki dhe në Delvinë.
Pirro Vëngu: Jemi në parkun Arkeologjik të Finiqit, që prej mesditës kemi patur një situatë problematike në bashkitë e Finiqit dhe Delvinës. Jemi përqendruar me FA dhe mjete zjarrfikëse të gjitha bashkitë e të dyja qarqeve. 8 mjete zjarrfikëse dhe 40 forca zjarrfikësve nga bashkitë dhe 65 fa të dislokuara. Forcat ajrore kanë bërë frenimin e vatrave në zonat e banuara.
Është bërë e mundur mbrojtja nga flakët e të gjithë pasurisë kulturore në Parkun Arkeologjik. Kemi patur një koordinim të mirë. Do jetë një natë vigjilence.