Avokati i reperit të arrestuar Rigels Rajku (Noizy) ka reaguar publikisht për ngjarjen, duke shprehur se klienti i tij po mbahet në mënyrë të paligjshme ne paraburgim.
Besnik Berisha, përmes një postimi në Facebook, shprehet se personi për të cilin akuzohet Noizy se e e ka dhunuar, nuk ka dëmtime të rënda trupore siç pretendohet, por të lehta.
Për këtë arsye, sipas avokatit, urdhërarresti dhe paraburgimi janë të pajustifikueshme.
Ndër të tjera shprehet se Prokuroria Themelore e Pejës nuk ka guxim që dokumentacionit mjekësor t’i sigurojë akt ekspertim.
Reagimi i avokatit:
Dy fjale per Noizyn meqe uren e “hapem” .
Noizy kunderligjshem pandehet per lendim te rende trupor dhe kjo do te provohet ne te ardhmen e afert.
I demtuari ne kete rast ka pesuar vetem demtime te lehta trupore, ndonese jo per fajin e Noizyt e as per shkak te perfshirjes se tij ne kete incident.
Lendimi i lehte trupor nuk justifikon urdherarrestin dhe as paraburgimin. Pike!
Sic duket Prokuroria Themelore ne Peje nuk ka guxim qe dokumentacionit mjekesore t’i siguroje aktekspertim.
Normalisht i kisha ftu me me demantu, por e di qe s’munden e s’kane me cka .
P.S.
Tash ju ftoj me cu pyetje edhe andej, se une si avokat i Noizyt u pergjigjem kur te doni